Kryeministri Fatos Nano i dërgoi një mesazh urimi Z.Jose Luis Rodriguez Zapatero, Kryeministër i Mbretërisë së Spanjës, me rastin e zgjedhjes në këtë detyrë. Në këtë mesazh thuhet:
Kryeministri Fatos Nano i dërgoi një mesazh urimi Z.Jose Luis Rodriguez Zapatero, Kryeministër i Mbretërisë së Spanjës, me rastin e zgjedhjes në këtë detyrë.
Në këtë mesazh thuhet:
"Më lejoni që në emrin tim personal, të Qeverisë që unë drejtoj dhe të Partisë Socialiste të Shqipërisë t'Ju uroj për fitoren historike në zgjedhjet parlamentare të datës 14 mars 2004.
Duke ju përcjellë urimet e mia më të mira, më lejoni të shpreh bindjen time të palëkundur se marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe popujve tanë do të zhvillohen e përparojnë edhe më tej në të ardhmen. Gjithashtu, shpreh besimin se Spanja do të mbetet një mbështetëse e fuqishme e Shqipërisë në rrugën e saj të pakthyeshme drejt integrimit euro-atlantik.
Më lejoni t'ju siguroj, i dashur mik, se ashtu si me 11 mars, Shqipëria do të vazhdojë të jetë në solidaritet të plotë me Ju në luftën kundër terrorizmit, si një aleate dhe bashkëpunëtore e ngushtë e Spanjës jo vetëm në rajonin e Ballkanit e në Europë, por edhe më gjerë, në sfidat e përbashkëta për triumfin e vlerave demokratike, të paqes, stabilitetit dhe progresit në botë", përfundon mesazhi që Kryeministri Fatos Nano i dërgoi Z.Jose Luis Rodriguez Zapatero, Kryeministër i Mbretërisë së Spanjës.