E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëvendëskryeministri Namik Dokle ka marrë pjesë sot në ceremoninë e prezantimit të ministrave të rinj të kabinetit qeveritar. Z.Dokle ka marrë pjesë në ceremonitë e zhvilluara në Min

Zëvendëskryeministri Namik Dokle ka marrë pjesë sot në ceremoninë e prezantimit të ministrave të rinj të kabinetit qeveritar.

Z.Dokle ka marrë pjesë në ceremonitë e zhvilluara në Ministrinë e Rendit Publik, ku ka prezantruar z.Igli Toska, në Ministrinë e Ekonomisë, ku ka prezantuar z.Anastas Angjeli, në Ministrinë e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, ku ka prezantuar z.Bashkim Fino, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku ka prezantuar z.Blendi Klosi, në Ministrinë e Mjedisit, ku ka prezantuar z.Ethem Ruka, në Ministrinë e Punës dhe Cështjeve Sociale, ku ka prezantuar z.Ëngjëll Bejtaj dhe në Ministrinë e Shëndetësisë, ku ka prezantuar z.Leonard Solis.

Zëvendëskryeministri Namik Dokle ka theksuar me këtë rast prioritetet qeverisëse sipas sektorëve përkatës dhe angazhimin e qeverisë dhe të ministrave në këtë drejtim.

Z.Dokle do të vazhdojë nesër prezantimin e ministrave të tjerë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›