Qeveria e Shqipërisë Mbështet Takimin e Nëntë të Grupit të Punës të Paktit të Stabilitetit të Europës Juglindore Elektronike për Zhvillimin e Shoqërisë së Informacionit Qeveri
Qeveria e Shqipërisë Mbështet Takimin e Nëntë të Grupit të Punës të Paktit të Stabilitetit të Europës Juglindore Elektronike për Zhvillimin e Shoqërisë së Informacionit
Qeveria e Shqipërisë nëpërmjet Ministrit të Shtetit pranë Kryeministrit do të organizojë në Tiranë më 25 Shtator 2003 ora 9.30-17.00 në Hotel ‘Sheraton" takimin e nëntë të grupit të punës të Paktit të Stabilitetit të Europës Juglindore Elektronike (SEE) për zhvillimin e shoqërisë së Informacionit. Ky është aktiviteti i nëntë që nga Tetori I vitit 2002 kur vendet anëtare të Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore (Shqiperia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Republika Federale e Jugosllavisë, Maqedonia, Moldova, Mali I Zi dhe Serbia) formalisht e përfshinë veten në procesin vendeve kandidatë për anëtarë të Bashkimit Europian për një Europe elektronike duke firmosur një marrëveshje ndërkombëtare "Axhenda e Europës Juglindore elektronike për zhvillimin e shoqerisë së Informacionit" (Axhenda eSEE). Kjo ështe hera e parë që një takim i tillë zhvillohet në Tiranë.
Miratimi zyrtar i axhendës së eSEE nga vendet Ballkanike pasoi nga një letër për zhvillimin e një shoqërie të informacionit të firmosur nga ministrat përkatës të çdo vendi të Paktit të Stabilitetit në Konferencën Ministrore Europiane mbi Shoqërine e Informacionit që u mbajt në Qershor 2002 në Ljubjanë. Qëllimi i kësaj marrëveshje është të harmonizojë zhvillimin dhe zbatimin e politikave kombëtare të shoqërisë së informacionit në rajonin e Europës Juglindore midis vendeve kandidate për anëtare të BE dhe vendeve të tjera të Europës elektronike, duke mbështetur kështu përpjekjet për të futur vendet e Europës Juglindore në rrugën e integrimit në BE.
Shqipëria është një nga vendet e Europës Juglindore që ka bërë një progres të shpejtë në fushën e telekomunikacionit dhe të politikave të teknologjive të informacionit. Reformat e ndërmarra në Shqipëri në dekadën e fundit dhe vecanerisht 4 vjetet e fundit kanë pasur një influencë të dukshme në infrastrukturën e telekomunikacionit. Që nga Prilli 2003, në përputhje me Axhendën e eSEE dhe në bashkëpunim me UNDP-në ,Fondacionin e Shoqërisë së Hapur në Shqipëri dhe partnerët e tjerë, Qeveria e Shqipërisë ka aprovuar gjithashtu Strategjinë Kombëtare të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit e cila parashtron prioritetet kombëtare dhe mekanizmat koordinues për implementimin e tyre. Këto tregues si edhe organizimi i aktivitetit të sotëm në Tiranë tregojnë edhe një herë angazhimin e Qeverisë së Shqipërisë në Axhendën e Europës Juglindore elektronike drejt një shoqërie informacioni.
Objektivat e këtij aktiviteti janë të :
• të ruajë ecurinë e aktiviteteve të kesaj inisiative
• Të analizohet se çfarë është bërë deri tani nga vendet anëtare në mënyrë që sigurohet
përbushja e angazhimeve të pranuara në Axhendën e eSEE (e vlefshme deri ne 31
Tetor).
• Të diskutojë mbi të ardhmen e inisiatives së Europës Juglindore elektronike