Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar një mesazh urimi Kryeministres së Ukrainës, Zj. Yuliya Tymoshenko, me rastin e zgjedhjes në këtë detyrë të rëndësishme. Në këtë mesazh z.Nano shpr
Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar një mesazh urimi Kryeministres së Ukrainës, Zj. Yuliya Tymoshenko, me rastin e zgjedhjes në këtë detyrë të rëndësishme.
Në këtë mesazh z.Nano shprehet:
"Përfitoj nga rasti për të shprehur besimin tim se me punën fisnike dhe përpjekjet vizionare të Qeverisë Suaj, Ukraina dhe populli ukrainas do të njohin përparim të shpejtë e zhvillimin të gjithanshëm në të gjitha fushat, si edhe në drejtim të integrimit Euro-Atlantik.
Jam i sigurt se marrëdhëniet miqësore që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve dhe qeverive tona, si dhe bashkëpunimi i mirëpritur për çështje të rëndësishme rajonale dhe përballimin e sfidave që kërcënojnë sot komunitetin ndërkombëtar, do të njohin nivele të reja edhe më të larta në të mirë të dy vendeve dhe popujve tanë, në sajë të përpjekjeve dhe vullnetit të përbashkët".