E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar një mesazh urimi zotit Ramush Haradinaj me rastin e zgjedhjes si Kryeministër i ri i Kosovës. Në këtë mesazh zoti Nano shprehet: "Më lejoni që, me k

Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar një mesazh urimi zotit Ramush Haradinaj me rastin e zgjedhjes si Kryeministër i ri i Kosovës. Në këtë mesazh zoti Nano shprehet:

"Më lejoni që, me këtë rast,t'Ju shpreh vlerësimin tim dhe të Qeverisë shqiptare për rolin Tuaj të rëndësishëm për arritjen e stabilitetit dhe prosperitetit të qëndrueshëm në Kosovë, në bashkëpunim me forcat e tjera politike dhe administratën ndërkombëtare atje, në dobi të paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal.

Shpreh besimin se edhe në detyrën e Kryeministrit, Ju do të vazhdoni të jepni kontributin tuaj të çmuar për zhvillimin, demokratizimin dhe europianizimin e mëtejshëm të saj, krahas shpresës për një bashkëpunim më të frytshëm në raportet ndëretnike si dhe mes forcave politike të Kosovës me UNMIK-un.

Përfitoj nga rasti t'Ju rikonfirmoj gatishmërinë e Qeverisë Shqiptare dhe timen personale për të intensifikuar dhe thelluar më tej lidhjet e gjithanshme të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës në të gjitha nivelet".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›