Kryeministri Fatos Nano i ka derguar sot nje mesazh ngushellimi familjes se te ndjerit Robert Shvarc, nje nga figurat e shquara te kultures shqiptare. Ne kete mesazh Kryeministri shkruan: "Te
Kryeministri Fatos Nano i ka derguar sot nje mesazh ngushellimi familjes se te ndjerit Robert Shvarc, nje nga figurat e shquara te kultures shqiptare.
Ne kete mesazh Kryeministri shkruan:
"Te dashur familjare te te ndjerit Robert Shvarc,
Me pikellim mesova per humbjen e parakohshme te Robertit. Ai ishte nje intelektual i shquar dhe nje qytetar, i cili gjithe jeten e vet punoi per pasurimin e kultures shqiptare me vlera perendimore dhe per integrimin e saj ne bote.
Humbja e tij do te ndjehet si tek ne qe e patem njohur personalisht, edhe tek ata qe e kane njohur permes vepres se shkruar.
Ne keto caste dhimbjeje per humbjen e Tij deshiroj t'ju shpreh juve dhe pjesetareve te tjere te familjes se te ndjerit, si dhe te afermeve te tij ngushellimet e mia te sinqerta".