E Diel, 1 Nëntor 2026

Te dashur miq! Jemi sot se bashku ne kete eskursion ne Dajt per te peruruar punimet per teleferikun qe lidh Dajtin me Tiranen dhe anasjelltas, i cili duket se do t'i jape nje dimension te ri te

Te dashur miq!

Jemi sot se bashku ne kete eskursion ne Dajt per te peruruar punimet per teleferikun qe lidh Dajtin me Tiranen dhe anasjelltas, i cili duket se do t'i jape nje dimension te ri te gjithe jetes se qytetareve, te Tiranes dhe Dajtit, por dhe jetes shqiptare ne teresi, sepse eshte infrastruktura e pare e ketij lloji qe ndertohet.

Fakti qe ne kemi mberritur ne keto lloj investimesh eshte prova me e mire se jeta e shqiptareve jo vetem qe ka arritur ne kufijte e normalitetit, por shqiptaret me mbeshtetjen e institucioneve, te projektuesve (per me teper edhe me partnere me shume pervoje dhe te mirevendosur ne tregun europian siç eshte Dobermajer) po ndertojne infrastrukturen moderne dhe po i japin dimensione levizjes se lire te kohes dhe jetes sone.

Ne vetvete ky investim eshte simbol domethenes i shkurtimit te distancave. Shkurtimi i distances kohore midis qytetit dhe parkut te Dajtit, eshte perparesia kryesore e ketij projekti. Parku i Dajtit dhe Parku i Liqenit te Tiranes, jane te vetmet zona te gjelbra te mbrojtura nga shteti, qe i kane mbetur kryeqytetit te Shqiperise. Parku i Liqenit eshte i arritshem per te gjithe qytetaret, Parku i i Dajtit per fat te keq eshte ende deri ne keto çaste "molle e ndalueme".

Me kete rast, dua t'ju pergezoj per kete investim prej 6.5 milione euro, qe do te realizohet nga ata qe liçensoi KRRTRSH: Instituti i Pyjeve, partneret Austriake dhe me mbeshtetjen e njeres prej bankave serioze ne tregun financiar te vendit, Bankes Italo-Shqiptare.

Miratimi i ketij projekti ka edhe nje veçori tjeter. Procedura qe kaluam nga paraqitja deri ne miratimin e tij ka qene shume e shkurter duke na dhene nje model se si do te pershpejtohen procedurat administrative ne teresi, per t'i hapur rruge sipermarrjeve te guximshme, te rendesishme dhe serioze. Kjo do t'i jape nje shtyse te re te gjithe investimeve. Ky model tashme eshte bere nje mekanizem funksionimi i KRRTRSH, duke shkurtuar jo vetem distancat, por edhe shtigjet e korruptimit te administrates publike. Me vjen mire qe dhe une si Kryetar i Qeverise dhe i KRRTRSH po ndertoj teleferik mbi realitetet tradicionale, ku parate levizin fshehurazi. Sebashku po ndertojme teleferiket e vendimmarrjes dhe te partneritetit midis nje Qeverie te ligjshme dhe nje biznesi te ligjshem.

Veçoria e stimulimit te kesaj kategorie investimesh eshte nje impakt tjeter i rendesishem qe ruan mjedisin. Ky eshte nje investim i kohes dhe nga pikepamja e vleresimit te mjedisit, e integrimit te ketij mjedisi ne zhvillimin urban, ne zhvillimin e infrastruktures moderne, ne zhvillimin e turizmit, ne zhvillimin e jetes per te gjithe brezat, sepse teleferiku do te sjell ketu edhe brezin e moshes se arte. Dhe kjo eshte shume e rendesishme.

Do te ishte mire qe te paret dhe, ne menyre te vazhdueshme, qe do te udhetonin ne teleferik duhet te ishin vendimmarresit dhe administratoret, per te pare nga ketu brenda 13 minutash situaten e renduar ekologjike te Tiranes, sepse po ngjitemi me lart per te nderhyre me vertikalisht mbi problemet e trasheguara, per te ndertuar edhe ne kryeqytet edhe mbi zonat tona urbane marredhenie, rregulla dhe realitete, qe jo vetem pastrojne mjedisin, por normalizojne gjithashtu jeten e qytetareve, i japin asaj dimensione te reja, si investimi qe po perurojme sot..

Mbi te gjitha, duke lehtesuar komunikimin midis njerezve, qarkullojme dhe informacionin per qeverisjen, per zhvillimin, ne menyre qe asnje perfaqesues i interesave me te pjesshme se sa ky zhvillim kombetar drejt Europes, asnje perfaqesues i nje politike te vjeter, qe kerkon te manipuloje me mungesen e informacionit apo me nevojen per te ruajtur monopole ne politike, te mos lejohet te shkaterrojne shtetin dhe sipermarrjen. Pra, askush i dale apo edhe i absorbueshem edhe nga komuniteti i Bathores te mos e konsideroje veten te izoluar, por te njohe dhe te respektoje rregullat e integrimit ne modernitet dhe ne hapesirat ekologjike dhe, nga pikepamja e klimes shpirterore, te zhvillimit tone urban dhe europian.
Nuk me mbetet tjeter veç te ndaj me Ju kenaqesine, te pranoj ftesen e gurit te pare ne projektin tuaj dhe sigurisht premtoj qysh sot te jem nje nga udhetaret e pare te tij.
Pune te mbare dhe suksese!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›