E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano, i shoqëruar nga disa ministra të kabinetit qeveritar, mori pjesë në festimet e organizuara në Tepelenë me rastin e 60-vjetorit të çlirimit të qytetit nga pushtuesit

Kryeministri Fatos Nano, i shoqëruar nga disa ministra të kabinetit qeveritar, mori pjesë në festimet e organizuara në Tepelenë me rastin e 60-vjetorit të çlirimit të qytetit nga pushtuesit nazifashistë.

Në qendër të qytetit, që përfshihet në zonën elektorale ku ai është zgjedhur deputet, Kryeministri Nano u prit nga veteranë të luftës antifashiste dhe banorë të qytetit.

Të shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Xhafer Ruçi, fillimisht z. Nano, vendosi një tufë me lule në bustin e "Heroit të Popullit" Mustafa Matohiti.

Kryeministri Nano, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Luan Memushi, ministrja e Punës dheÇështjeve Sociale, Valentina Leskaj, deputeti Ethem Ruka dhe drejtues të pushtetit vendor nga të gjitha njësitë administrative të Prefekturës, morën pjesë në mitingun e organizuar me këtë rast në sheshin para kalasë së Ali Pashë Tepelenës.

"Sot nuk kemi fushatë elektorale, por kemi festë ndaj jemi mbledhur pa dallim, të majtë e të djathtë, myslimanë e të krishterë, për të festuar 60-vjetorin e çlirimit tëTepelenës nga pushtuesit nazi-fashistë", tha në fillim të përshëndtetjes së tij Kryeministri Fatos Nano.

"Gjatë luftës së Dytë Botërore, - vazhdoi më tej ai, - Shqipëria dhe shqiptarët u rradhitën në anën e koalicionit të madh ndërkombëtar antifashist dhe dhanë kontribut të madh në interes të lirisë dhe të vlerësuar lart nga e gjithë bota, pasi vunë në themelet e lirisë e trë rendit të ri botëror që po lindte jetën e bijve të vet më të mirë".

Nano nënvizoi se "edhe sot, pas afro 60-vjetësh, Shqipëria është rikthyer në gjirin e koalicionit të madh perëndimor dhe kompanitë elitë të ushtrisë shqiptare po japin një kontribut të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit në Bonje-Hercegovinë, Afganistan dhe Irak dhe ky angazhim na bën të ndihemi krenar".

"Ta gëzojmë sëbashku festën e çlirimit, pa dallime e pa urrejtje!", përfundoi fjalimin e tij kryeministri.

Më pas z. Nano, ministrat Memushi, Leskaj, deputeti Ruka dhe autoritetet e qeverisjes vendore të Qarkut rë Gjirokastërs, ndoqën një koncert festiv të dhënë nga grupet artistike dhe folklorike të rajonit jugor.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›