Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë sot në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Kompanisë General Elektrik Transportation Systems S
Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë sot në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Kompanisë General Elektrik Transportation Systems S.P.A për modernizimin e linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe lidhjen me Aeroportin e Rinasit "Nënë Tereza" , e cila u zhvillua në Hotel Sheraton
Në këtë ceremoni merrnin pjesë edhe z. Spartak Poçi, Ministër i Transporteve dhe Komunikacionit, z. Arben Malaj, Ministri i Ekonomisë, z. James Jeffrey, Ambasadori i SHBA në Tiranë, Ambasadori i Italisë z Attilio Iannucci, përfaqësues të Kompanisë General Elektrik Transprtation Systems S.P.A. etj.
Kryeministri Fatos Nano në këtë ceremoni u shpreh:
Të nderuar miq,
Shkëlqesi ambasadorë,
Zonja dhe zotërinj pjesëmarrës,
Është një kënaqësi e veçantë për mua të asistoj në nënshkrimin e marrëveshjes midis Republikës së Shqipërisë dhe Kompanisë prestigjoze General Electric, që synon modernizimin e hekurudhës Durrës-Tiranë, krahas lidhjes së saj me Aeroportin e Rinasit.
Kjo sipërmarrje që merr udhën sot është koherente me aksionin qeverisës aktuial për modernizimin e infrastrukturave të vendit në tërësi dhe për ta sjellë jetën e qytetarëve në parametrat e lëvizjeve të qytetarëve në Evropën e Bashkuar. Fakti se kemi mbërritur tashmë në këtë nivel partneriteti dhe bashkëpunimi është provë e rritjes së vendit dhe aftësive qeverisëse. Në të njëjëtn kohë kjo flet për faktin se në Shqipëri po afrohen për të realizuar projekte të rëndësishme si Lockheed Martin dhe General Electric është dëshmi e një stabiliteti politik dhe të institucioneve demokratike krahas nivelit të ri ekonomik të vendit. Duket, pra, se po shkurtohen jo vetëm distancat e Tiranës, Durrësit dhe Rinasit, por edhe me të ardhmen Evropiane ku duam të integrohemi.
E vërteta është se sektori i transporteve hekurudhore ka pas mbetur në periferi të vëmendjes së politikave shtetërore dhe qeverisëse. Për pasojë ne trashëguam një sistem hekurudhor në pjesën më të madhe të degraduar nga mungesa e mirëmbajtjes dhe të izoluar për shkak të prishjes së lidhjeve ndërkombëtare me Malin e Zi, si dhe të subvencionuar për shkak të nivelit të ulët të kërkesës për transporte mallrash me hekurudhë. Arsyetimi që imponohet është se mungesa e aftësisë për të importuar nëpërmejt hekurudhës ka luajtur një rol negativ për ekonominë në tërësi si dhe për sektorë të veçantë si energjitikë apo ndërtimi në veçanti. Ky realitet dhe mentalitet duket se po merr fund një herë e mirë. Ne e kemi strukturuar tashmë si prioritet të Qeverisë mbështetjen e zhvillimit ekonomik të vendit me një infrastrukturë të lëvizjeve standarte. Nuk ka dyshim se pa sistem hekurudhor nuk mund të realizohet integrimi i rrjetit të transporteve, pra, dhe i tregut kombëtar. Pra nuk mund të shfrytëzohet pozicioni gjeostrategjik i vendit dhe meqë është debat sensitiv nuk mund të ndërtohet as Korridori 8-të pa sistem hekurudhor.
Më lejoni të sjell në vëmendjen tonë vetëm faktin se Bashkimi Evropian ka përfshirë pjesën më të madhe të rrjetit hekurudhor shqiptar në rrjetin bazë të infrastrukturës së rajonit. Dokumenti themelor për këtë angazhim do të nënshkruhet në muajin tetor të këtij viti. Kjo nënkupton se pjesë të rrjetit tonë hekurudhor vlerësohen nga Bashkimi Evropian si të domosdoshme për proçeset e zhvillimit ekonomik dhe të integrimit rajonal. Kjo njëkohësisht angazhon Qeverinë e Republikës së Shqipërisë t'i japë përparësi zhvillimit dhe arritjes së standarteve hekurudhore me ato evropiane.
Kam kënaqësinë të deklaroj se politika jonë e re në trasportin hekurudhor po i paraprin zhvillimeve dhe kërkesave të integrimit në BE. Ka filluar të shfaqen rezultatet e para. Ndër to si më kryesoret mund të përmendja rikthimin e lidhjes ndërkombëtare të hekurudhave shqiptare dhe sidomos rrirjen e konsiderueshme të vëllimit të mallrave të trasportuara me hekurudhë, që këtë vit është 85% më shumë se vitin 2001.
Siç dihet, në sektorin e hekurudhës është e vështirë të tërhiqen investitorë privatë, jo vetëm për shkak të normave të ulta apo të pasigurta të fitimit, por edhe për shkak të shkallës të investimeve të mëdha. Pra, logjikisht mënyra e vetme për të investuar shpejt në hekurudhë mbetet përfitimi i financimeve duke bashkëpunuar me shoqëri me reputacion global siç është dhe General Electric.
Bashkëpunimi ynë me General Electric u realizua nëpërmjet General Electric Trasportation Systems që është filiali italian i kompanisë globale. Kjo shoqëri ka marrë pjesë edhe më parë në projekte të vogla në hekurudhat shqiptare. Duke qënë nga ana tjetër një kompani edhe amerikane edhe italiane ne duket sikur sigurojmë një kombinim më të mirë i mundësive që ofrohen për financime dhe garanci nga institucione financiare gjithashtu amerikane dhe europiane.
Projekti i përgatitur që ne miratuam edhe në qeveri disa ditë më parë mbështetet në konkluzionet dhe rekomandimet e studimeve të kryera në vite për hekurudhat shqiptare. Ai është pasuruar me komponentë të tjerë të kohës si telekomunikacionet dhe lidhja me aeroportin ndërkombëtar. Ne i kemi vlerësuar këto si kërkesa të zhvillimit aktual dhe perspektiv të vendit. Projekti që përurojmë sot parashikon shtrirjen e një kablli optik gjithashtu gjatë gjithë linjës dhe lidhjen e hekurudhës me Aeroportin e Rinasit për ndërtimin e një terminali pasagjerësh atje.
Më vjen mirë që koefiçienti i kthimit të investimit është rreth 12 %. Ky tregues për një projekt hekurudhe është i kënaqshëm, po të vlerësojmë se në përgjithësi projektet hekurudhorë nuk e shfaqin menjëherë rentabilitetin. Me kryerjen e këtij investimi do të ketë efekte të tjera pozitive sociale dhe ekonomike, direkte dhe indirekte, siç është rritja e aftësive të përpunimit dhe evadimit të mallrave në Portin e Durrësit, zhvillimi i qendrave të magazinim përpunimit përreth stacioneve hekurudhore, zhvillimi i telekomunikacioneve në këtë aks me kabllin optik që instalohet pra, ulja e konsumeve dhe e nivelit të dëmtimit të rrugëve automobilistike, sigurisht dhe ulja e ndotjes së mjedisit.
Po kështu zhvillimi i një kapaciteti të tillë për transportet publike të udhëtarëve dhe mallrave në aksin më të populluar të vendit, na jep mundësi dhe ne si Qeveri të studiojmë mundësi më të gjera për të aplikuar politika nxitëse dhe mbështetëse ekonomike dhe shoqërore për të promovuar punësimin dhe zhvillimin e burimeve njerëzore në këtë zonë.
Vletra totale e investimit të propozuar që rezulton nga preventivi është rreth 57.5 milionë Euro dhe 12.2 milionë USD. Projekti parashikon përafërsisht 25 milionë euro investim për sistemet e sinjalizimit, 25 milionë euro të tjera për punime të trasesë dhe stacioneve për pasagjerët, rreth 6 milionë euro për telekomunikacionin dhe rreth 12 milionë euro për lokomotiva dhe vagonë.
GE ofron sistencën e vet si për sigurimin e kësaj shume nëpërmjet negocimit dhe nënshkrimit të marrëveshjes së kredisë me një bankë tregtare dhe për garantimin e kredisë. E rëndësishme dhe një tjetër veçori e këtij projekti është garantimi i kredisë nga SACE dhe EXIM Bank në masën deri 85%. General Electric Capital garanton pjesën e mbetur prej 15%. Pra GE merr mbi vete një pjesë të riskut të projektit dhe kjo i bën pak a shumë njëlloj të interesuar si Qeveria jonë për të realizuar projektin me sukses.
Po përfundoj duke theksuar bindjen e Qeverisë që unë drejtoj se aftësia për të tërhequr për herë të parë dhe për të garantuar investimet në Shqipëri nga SACE dhe EXIM Bank është një mesazh pozitiv komforti dhe stimulimi për investitorë të tjerë në ifrastrukturën dhe ekonominë e vendit. Nga ana tjetër, angazhimi i EXIM Bank është shprehje e nivelit të ri të marrëdhënieve partneriale që po zhvillohen në tregun financiar dhe bankar të Shqipërisë.
Mbetet veçse të shpreh urimin dhe padurimin për ta gëzuar sa më shpejt hekurudhën e re