Kryeministri ka pritur sot në mbrëmje në një takim të vecantë Presidentin e Fondacionit Ndërkombëtar për Sistemet e Zgjedhjeve me qendër në Washington R.Sudriete Kryeministri Fatos Nano
Kryeministri ka pritur sot në mbrëmje në një takim të vecantë Presidentin e Fondacionit Ndërkombëtar për Sistemet e Zgjedhjeve me qendër në Washington R.Sudriete
Kryeministri Fatos Nano në fillim të këtij takimi ka shprehur mirënjohjen për asistencën dhe ndihmën e vazhdueshme të IFES-it në proceset zgjedhore në Shqipëri per te arritur standartet më të përparuara në administrimin dhe demokratizimin e proceseve elektorale.
"Unë vlerësoj prezencën tuaj dhe ju stimuloj në vazhdimin e prezencës, të kontributit dhe bashkëpunimit te IFES në Shqipëri. Jeni një nga partnerët e vendit tim dhe qeveria që unë drejtoj është duke zhvilluar me përgjegjësi të gjitha detyrat dhe kontributet që Kodi Elektoral na ngarkon".
Zoti Nano ka bërë të ditur faktin se si kryeministër ka urdhëruar administratën publike për të respektuar të gjitha detyrimet e përcaktuara në kuadrin e ri zgjedhor.
Kryeministri u shpreh se ky proces zgjedhor është nje shans i mirë për të gjithë aktorët që të demonstrojnë vullnetin e duhur për të kontribuar për një proces të lirë të ndershëm dhe transparent duke ndikuar në arritjen e standtarteve europerëndimore.
Nga ana e tij Presidenti i IFES-it tha se ishte i impresionuar nga administrimi i deritanishëm i zgjedhjeve dhe nga bashkëpunimi me të gjithë faktorët politikë dhe qeveritarë si në përgatitjen e Kodit të ri Zgjedhor, ashtu edhe në masat që ka marrë qeveria për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. "Institucioni i zgjedhjeve të lira është një nga kushtet për të marrë pjesë në projektin "Sfidat e Mijevjëcarit", të shpallur nga Presidenti Bush. Shqipëria është tashmë shumë afër për t'u bërë pjesë e këtij programi botëror që kap shifrën 5 miliardë dollarë. Ne e vlerësojmë qëndrimin tuaj personal, jo vetëm si kryeministër në angazhimin për të përmbushur kushtet e pjesëmarrjes në të. Ne besojmë se edhe faktorë të tjerë do të reagojnë me të njëjtën përgjegjësi".