E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka bërë një vizitë sot paradite, në selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, me rastin e festës së Sulltan Nevruzit. Kryeministri Nano i shoqëruar edhe nga

Kryeministri Fatos Nano ka bërë një vizitë sot paradite, në selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, me rastin e festës së Sulltan Nevruzit. Kryeministri Nano i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e Tij, u prit nga Kryegjyshi i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Baba Dede Reshat Bardhi dhe autoritete të tjera fetare.

Kryeministri Nano i uroi përfaqësuesit më të lartë të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, si dhe të gjithë besimtarët, për festën e Sulltan Nevruzit.

Më pas, Kryeministri Nano duke iu përgjigjur edhe interesimit të medias ka bërë këtë përshëndetje:

" Gëzuar ditën e Sulltan Nevruzit të gjithë bektashinjve. Nuk ka ditë më të bukur se kjo për të uruar tradicionalisht: mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›