E Diel, 1 Nëntor 2026

Paneli: "Demokracitë e Ballkanit dhe sfidat e Integrimit Europian" Z. Kryetar, Shkëlqesitë tuaja, Të nderuar miq, Zonja dhe Zotërinj, Jam krenar të jem sot përpara jush, si lid

Paneli: "Demokracitë e Ballkanit dhe sfidat e Integrimit Europian"

Z. Kryetar,
Shkëlqesitë tuaja,
Të nderuar miq,
Zonja dhe Zotërinj,

Jam krenar të jem sot përpara jush, si lider i një Shqipërie të lirë, demokratike dhe në stabilitet. E sotmja e Shqipërisë po fillon të zërë vendin e vet në komunitetin e gjërë të kombeve, të cilave me të drejtë u përket. Kemi kaluar një periudhë të vështirë që kur thyem zinxhirët e tiranisë komuniste. Në atë kohë ne ishim vendi më i izoluar në Europë, ndoshta edhe në botë. Ishim një nga vendet më të varfëra të Europës, duke bashkëjetuar me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ishim një nga pikat kryesorë të tranzitit për trafikimin e grave, fëmijëve dhe drogës. Dhe pozicioni ynë gjeografik na tërhoqi drejt e në zemrën e konflikteve etnike. Megjithatë, ne kemi qenë gjithmonë një komb që ka ndarë të njëjtat vlera, mbi të cilat sot janë ndërtuar institucionet e sotme ndërkombëtare. Ne kemi treguar gjithmonë tolerancë për të gjitha besimet fetare dhe grupet etnike.

Jam shumë krenar për faktin së gjatë luftës së dytë botërorë, shqiptarët kanë mbrojtur popullin hebre në vendin tonë nga ndëshkimi i egër i brutalitetit nazist. Njerëzit tanë kanë besuar gjithmonë në liritë demokratike individuale dhe ato kolektive – edhe gjatë ditëvë më të zymta të komunizmit.

Brezat kapeshin pas shpresës se një ditë fëmijët e tyre dhë fëmijët e fëmijëve do të rriteshin dukë gëzuar të njëjtat liri politike dhe ekonomike si pjesa tjetër e Europës Veriore. Dhe si me vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, tani që zinxhirët e komunizmit janë thyer, përballen me sfidën e përpjekjeve për të përmbushur pritjet kërkuese te popujve tanë. 13 vitet e fundit kanë qenë një periudhë e trazuar – një kohë e mbajtur mend më tepër për destabilitetin financiar dhe konfliktet rajonale etnike se sa për progresin politik dhe ekonomik. Një kohë kur popujt tanë kanë qenë dëshmitarë të rritjes së krimit dhe korrupsionit si dhe rritjes dramatike të emigrimit për në vende me standarte më të larta ekononike të jetesës dhe mundësi më të mëdha për jetën.

Por, Z. Kryetar, unë bsoj se Shqipëria tashmë po kthen një faqe të re. Ne po marrim tashmë vendimet e vështira, insitucionalizimin e demokracisë, forcimin e ligjit, një ekonomi të lirë tregu në një rrugë që unë bësoj tashmë është e pakthyeshme. Ne kemi treguar aftësi lidërshipi dhe kemi marrë përgjegjesi, jo vetëm në vend por edhe në rajon dhe botë gjithashtu.

Më lejoni të nënvizoj disa nga iniciativat që kemi marrë dhe të ndaj disa nga mendimet e mia përsa i përket të ardhmes së rajonit tonë.

Së pari, më lejoni të flas për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Kjo nuk është specifike vetem për Shqiperinë, sepse krimi sigurisht nuk njeh kufinj. Kjo është një çështjë globale që kërkon bashkëpunim të ngushtë me fqinjët tanë dhe aleatët tanë. Nuk është një problem që mund të zgjidhet brenda një dite, jave, muaji apo një viti. Është një lufte që duhet ta bëjmë të gjithë çdo minutë të çdo dite, çdo ditë të çdo jave dhe çdo javë të çdo muaji, deri sa armiku të jetë mundur.

Kam kënaqësinë të them, se në Shqipëri, Qeveria ime ka bërë një progres të spikatur. Në vitin 2003, me ndihmën e Qeverisë Italiane, ne kemi arritur të eliminojmë gati tërësisht trafikun e personave me skafë në Detin Adriatik. Numri i arresteve për kalim kufiri është ngritur ndjeshëm dhe policia ka çuar në ndjekje penale me qindra çështjë. Ka patur një ngritje të ndjeshme në konfiskimin e drogës. Tashmë përdoren 40 helikopterë me ndërlidhje italiane për operacione të vazhdueshme detektimi të ajrit.

Për herë të parë Qeveria e Shqipërisë ka vënë në objektiv organizatat kryesore kriminale dhe ka ndjekur penalisht më shumë se 1 000 raste. Për herë të parë, policia shqiptare ka vendosur policë nën maskim për detektimin e korrupsionit në radhët e saj. Zyra ime, koordinon 5 ministri në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore, duke siguruar mirëinformim dhe koordinim në departamente në funksion të shkëmbimit të informacionit dhe operacioneve të përbashkëta. Marrëvëshjet e reja, të nënshkruara me fqinjët tanë në rajon, kanë mundësuar një bashkëpunim më të ngushtë në kufijtë tanë. Ne kemi caktuar atache policorë në vendet fqinje. Në bashkëpunim me policinë italiane, greke dhe atë gjermane, ne i kemi përmirësuar operacionet tona në Qendrën Ndërkombëtare të Trafikimit në qytetin e Vlorës.

Janë nënshkruar marrëveshje me Rumaninë dhe Bullgarinë për lehtësimin e çështjeve mjaft të ndjeshme, siç është ajo e riatdhesimit të viktimave të trafikut.
Tashmë ne kemi marrëdhënie më të ngushta me policinë europiane dhe, gjithashtu, jemi angazhuar në një numër domethënës nismash rajonale të anti-trafikimit.
Shërbimet tona sekrete tashmë po punojnë më ngushtë së kurrë me homologët e tyre ndërkombëtarë në SHBA, Itali, Greqi, Maqedoni, Angli, Mal të Zi dhe vende të tjera, me metoda të reja dhe novatore. Kemi miratuar ligje më të forta kundër pastrimit të parave – duke bërë që Shqipëria të arrijë standartet ndërkombëtare.
Në Korrik 2003, Shqipëria u anëtarësua në 69 Kombet e Egmond Group për Financimin e Njësive të Sherbimeve Sekrete për shkëmbimin e informacionit dhe kemi ngritur një Gjykatë të Krimeve të Rënda dhe kemi filluar të kompjuterizojmë operacionet në Doganat tona, Ministrinë e Financave dhe Departamentet e Tatim-Taksave.
Gjithashtu, ne po përballemi edhe me çështjen shqetësuese të korrupsionit të institucionalizuar brenda qeverisë. Ne po punojmë shumë për spastrimin e "shtëpisë sonë" dhe të shërojmë qeverinë nga kjo sëmundje dobësuese.
Kemi ndjekur penalisht zyrtarë të lartë dhe kemi prezantuar mekanizma më të fortë që të kërkojnë deklarimin e pasurive nga të gjithë zyrtarët publikë – pavarësisht nga pozicioni i tyre.

Z. Kryetar, ne po bëjmë progres. Dhe, siç e shikoni, ne po e kryejmë punën e qeverisë si në çdo demokraci tjetër të zhvilluar – duke institucionalizuar sistemet dhe strukturat për të siguruar drejtësi dhe transparencë.
Dhe kjo, Z. Kryetar është një rruge e cila nuk do të ketë kthim. Ne do të vazhdojmë të punojmë me fqinjët tanë për të luftuar këto beteja, për t'u sjellë popujve të Ballkanit të njëjtat përfitimë dhe mundësi që kanë patur edhe vëllezërit dhe motrat tona europiane.

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit është vetëm një prej çështjeve për të cilat ne po bashkëpunojmë si rajon dhe me organizata të ndryshme ndërkombëtareë Ky shpirt bashkëpunimi është bërë tashmë i dukshëm në rrugë të menduara si të pamundura vetëm pak vite më parë. Hidhni sytë për pak kohë dhe shihni kush është në këtë panel dhe se si dialogu dhe negociimi kanë zënë tashmë vendin e bombave dhe plumbave.

Çfarë e dallon këtë periudhë nga ajo e pak viteve më parë është se ne i diskutojmë problemet si demokratë dhe jo si fraksione në luftë. Qëllimet tona të përbashkëta për të hyrë në NATO dhe EU na kanë bërë të gjithëvë të reflektojmë mbi prioritetet tona, për arritjen e një vendi të ligjshëm në botën ë shekullit të 21të.

Ne po bashkëpunojmë si kurrë më parë. Megjithatë, ne ende përballemi me çështje sfiduese të tilla si ajo e së ardhmes së Kosovës.

Unë vizitova Kosovën në ditët e para të marsit, ku pata mundësinë të shoh një klasë politike të maturuar, e aftë për të zgjidhur përmbushjen e standarteve të Kombeve të Bashkuara dh të integrimit europian gjithashtu. Dhuna e ditës së mërkurë në Kosovë, e cila rezultoi në humbjen e shumë jetëve njerëzore dhe shumë të plagosurve, i kundërvihet progresit që është arritur deri tani, duke rigjallëruar kështu historinë e shkuar të konflikteve etnike.

Jam në kontakt të vazhdueshëm me Kryedministratorin Holkeri dhe me drejtuesit e Kosovës, duke kërkuar uljen e tensionit dhe rikthimin në normalitet të jetës në Kosovë.

Shqipëria nuk do të bashkohet kurrë me akte të tilla, që nuk kanë vend në zhvillimet progresive në rajonin tonë. Unë kam dënuar, gjithashtu, publikisht dhe me forcë, dhunën e militantëve shqiptarë në Maqedoni. Jam takuar disa herë me Z. Crvenkovski, Z. Djukanovic, Z. Holkeri dhe sëbashku jemi takuar me komunitete shqiptare etnike.

Ne ndajmë besimin se integrimi rajonal dhe ai në BE përfaqësojnë të vetmin kundërhelm për konfliktet e mundshme dhe zgjidhjen e duhur për të ardhmen e rajonit. Për herë të parë shërbimet sekrete të Shqipërisë, Bullgarisë Kroacisë, Greqisë, Maqedonisë, Rumanisë, Serbisë dhe Malit të Zi, kanë vendosur bashkëpunim rajonal dhe bilateral për të shkëmbyer informacion dhe burime.
Ne nuk e kemi përfunduar ende marrëveshjen rajonale të tregtisë së lirë me të gjithë fqinjët tanë në rajon. Ne kemi propozuar një nismë rajonale anti-krim. Po punojmë për të krijuar një treg të fuqishëm rajonal duke shfrytëzuar burimet kombëtare rajonale. Ne po punojmë me fqinjët tanë në korridorin Adriatik-Jon për rigjenerimin ekonomik. Ne po bashkëpunojmë me Maqedoninë, Kroacinë dhe Shtetet e Bashkuara, në kuadër të Kartës së Adriatikut. Fytyra e Ballkanit po ndryshon, por ne vazhdojmë të kemi nevojë për ndihmën tuaj.

Ne kemi nevojë të dimë se me punën tonë të mirë, dhe si partnerë dhe aleatë, ne do të mirëpritemi në institucionet e Europes dhe në Familjen Euro-Atlantike jo si një ëndërr e largët pas 10 apo 20 vjetësh, por shumë më shpejt.

Ne kemi besim tek vendet anetare te grupit te Vilniusit, që po hyjnë në NATO dhe BE, të sjellin në mendje angazhimet e tyre dhe betimin për solidaritet në Vilnius.
Ne shpresojmë se aleatët tanë europianë do të punojnë me ne, për krijimin e një Europe të Bashkuar, të lirë dhe të begatë.
Ne do të vazhdojmë të bëjmë pjesën tonë për sigurimin e stabilitetit, paqes dhe procesit normal të demokracisë në rajon. Ne shpresojmë shumë se edhe ju do të bëni të njëjtën gjë.

Siç e dimë të gjithë, kjo është një periudhë unikale dhe historike. Ne kemi mundësinë të ndryshojmë rajonin dhe Europën për më mirë. Në mënyra kaq pozitive në qëllimet e veta dhe kaq të thella në realitetet e veta, saqë ne mund të planifikojmë drejtimin e ardhshëm të integrimit europian gjatë këtij shekulli.
Por ky qëllim i lartë do të realizohet vetëm duke punuar sëbashku.

Z. Kryetar, jemi gati të përballemi me sfidat integruese dhe besojmë në mbështetjen tuaj të vazhdueshme.

Faleminderit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›