E Diel, 1 Nëntor 2026

- "Exim Bank" ul kategorinë e riskut për garanci te investimeve në Shqipëri Duke Ju falenderuar për pjesëmarrjen tuaj kërkoj t'ju bëj me dije ju dhe nëpërmjet jush publikut nj

- "Exim Bank" ul kategorinë e riskut për garanci te investimeve në Shqipëri

Duke Ju falenderuar për pjesëmarrjen tuaj kërkoj t'ju bëj me dije ju dhe nëpërmjet jush publikut një moment i cili, në konsideratën tonë por dhe më tej, është i rëndësishëm për shkak të nxitjes dhe garancisë së investimeve të huaja në Shqipëri.

Institucioni financiar i njohur ndërkombëtarisht "Exim Bank" US, e cila operon nëpërmjet një klasifikimi për vendet, në bazë të riskut që ato paraqesin për sigurinë e investimeve strategjike, ka bërë publik disa ditë më parë faktin e kalimit të Shqipërisë nga kategoria e 7 në kategorinë e 6 (statusi i riskimit). Përmirësimi i këtij statusi, pra ngritja në një nivel me të lartë, tregon që vendi ynë ndryshe nga disa vite më parë ka fituar besimin e investitorëve ndërkombëtarë dhe ky përfaqëson një hap tjetër progresiv të qeverisë në përpjekje për të zhvilluar sipërmarrjen e lirë dhe për të sjellë prosperitet në zhvillimin e shoqërisë dhe vendit, nëpërmjet kryerjes së reformave, qëndrueshmërisë në rritjen ekonomike, në fushën e sigurisë dhe rolit të rëndësishëm në stabilitetin rajonal e më tej.

Gjithashtu, ky moment rikonfirmon angazhimin e Kryeministrit dhe qeverisë në strukturimin e raporteve të reja ekonomike me grupe dhe institucione financiare të huaja, duke krijuar në këtë mënyrë mbështetje apo garanci financiare të njohura ndërkombëtare që do të nxisin rritjen ekonomike të vendit, integrimin e tregut vendas dhe atij rajonal në tregun europian dhe do të çojë në zbatimin e projekteve të mëdha në infrastrukture, telekomunikacione, energjitikë etj.

Exim Bank në vendin tonë sëbashku me organizmin tjetër të njohur ndërkombëtar Institutin Italian për Shërbimet e Sigurimeve mbi Tregëtinë Ndërkombëtare (SACE) janë të angazhuar në mbështetjen dhe garancinë e financimit të projektit të hekurudhës moderne Durrës – Tiranë - Rinas nga kompania e njohur "General Electric" dhe po ashtu, edhe në mbështetjen e projektit të Kompanisë tjetër të njohur amerikan në fushën e trafikut ajror "Lokeed Martin" për modernizimin e Aeroportit Ndërkombëtar "Nënë Tereza" investime këto që sëbashku kapin shifrën rreth 110 milion euro.

Pyetje: Cili është komenti juaj mbi letrën e publikuar sot nga Z.Ilir Meta?

Përgjigje: Ju më pyesni për një letër apo deklaratë të një ish-kryeministri, aktualisht deputet, i cili gëzon në bazë të ligjit të gjitha atributet e sigurisë dhe ruajtjes nga Garda e Republikës.

Kështu, kjo çështje duket e çuditshme dhe më keq akoma absurde, por mesa duket individë si ish-kryeminitri për të ruajtur protagonizmin në jetën politike shqiptare janë gati të paguajnë çdo çmim qoftë dhe duke u përpjekur apo tentuar të mbajnë peng stabilitetin dhe zhvillimin e vendit. Në fakt realiteti është krejt i ndryshëm dhe këto deklarata janë krejt jashtë realitetit.

faleminderit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›