E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka marrë një mesazh falenderimi nga Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi. Në këtë mesazh zoti Rexhepi shprehet: "Si Kryeministër i Kosovës më lejoni që në emri

Kryeministri Fatos Nano ka marrë një mesazh falenderimi nga Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi. Në këtë mesazh zoti Rexhepi shprehet:

"Si Kryeministër i Kosovës më lejoni që në emrin tim, në emër të Qeverisë së Kosovës dhe të tërë popullit të Kosovës t'iu falenderoj Ju z.Kryeministër, gjithë shtetin Shqiptar dhe popullin e mrekullueshëm të Shqipërisë për ndihmën e shpejtë dhe të pakursyer me rastin e fatkeqësisë së ndodhur në Fushë Arrëz, më 14 Tetor 2004.

Shteti Shqiptar si në kohë lufte e po ashtu edhe tani në paqe, në momente krizash dhe tragjedish i ka dalur dhe po i del në ndihmë Kosovës dhe qytetarëve të saj, andaj si

Kryeministër i qytetarëve të Kosovës shpreh mirënjohjen time më të thellë për solidaritetin dhe ndihmën e dhënë",- përfundon mesazhi i zotit Rexhepi drejtuar Kryeministrit Nano.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›