E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka marrë një mesazh përshëndetës nga Kryeministri i Greqisë Kostas Karamalis. Në këtë mesazh zoti Karamanlis shprehet: "Dëshiroj t'ju siguroj Ju se qeveria

Kryeministri Fatos Nano ka marrë një mesazh përshëndetës nga Kryeministri i Greqisë Kostas Karamalis.

Në këtë mesazh zoti Karamanlis shprehet:

"Dëshiroj t'ju siguroj Ju se qeveria e re e Greqisë do të përpiqet për të zhvilluar më tej marrëdhëniet tona miqësore dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat. Ne e konsiderojmë Shqipërinë një partner të rëndësishëm strategjik në rajonin tonë dhe jemi të gatshëm për të punuar sëbashku për të shikuar përpara drejt sfidave të reja të epokës sonë dhe për t'u ofruar mundësi të reja për progres dhe prosperitet popujve tanë.

Përfitoj nga rasti për të nënvizuar angazhimin tonë politik për të forcuar dhe për të çuar përpara perspektivën europiane të vendeve të rajonit dhe për të konsoliduar vlerat dhe parimet europiane në të mirë në stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit. Greqia do t'i qëndrojë përkrah Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit euroatlantik".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›