E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano është takuar dje, gjatë një pritje të veçantë me rastin e pranimit të shtatë vendeve në Aleancën e Atlantikut të Veriut, me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s,

Kryeministri Fatos Nano është takuar dje, gjatë një pritje të veçantë me rastin e pranimit të shtatë vendeve në Aleancën e Atlantikut të Veriut, me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Scheffer, me Kryetarin maxhorancës së Senatit amerikan, Bill Frist, si dhe përfaqësuesin e lartë amerikan në NATO, Nicolas Burns.

Disa kohë më parë ishte e paimagjinueshme zgjerimi i shpejtë i NATO-s, u shpreh kryetari i maxhorancës në Senatin amerikan Frist, ndërsa tani, NATO do të ketë anëtarë të rinj dhe iu ka ardhur tashmë rradha Shqipërisë dhe dy vendeve të tjera që kanë nënshkruar Kartën e Adriatikut me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të bëhen së shpejti pjesë e Aleancës së Atlantikut.

Autoritetet e larta amerikane dhe ato të NATO-s, vlerësuan në veçanti rolin e rëndësishëm të Kryeministrit dhe Qeverisë Shqiptare për nxitjen e stabilitetit dhe paqes në rajon.

NATO, - u shpreh Sekretari i Përgjithshëm Schefer, - njeh dhe çmon së tepërmi qëndrimin dhe mesazhet tuaja gjatë situatës më të fundit në Kosovë dhe bashkëpunimin e ngushtë me Qeverinë e Prishtinës, për të normalizuar situatën atje.

Përsonalitetet e larta të politikës amerikane dhe të NATO-s u shprehën se e ardhmja e Shqipërisë në NATO, duket më e afërt se kurrë.

Po dje në mbrëmje, Kryeministri Nano është takuar me Kryetarët e qeverive të 7 vendeve, anëtarë të ardhshëm të NATO-s, si edhe me Kryeministrat e Kroacisë dhe Maqedonisë. Këto vende do të priten sot në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti amerikan George Bush në ceremoninë e pranimit të anëtarëve të rinj të NATO-s.

Sot në mesditë Kryeministri shqiptar do të takohet në Departamentin e Shtetit me sekretarin Colin Powell, dhe më pas rreth orës 2:25 me orën lokale të Washingtonit, Kryetari i Qeverisë Shqiptare do të jetë në Shtëpinë e Bardhë, ku do të takohet edhe me Presidentin Bush dhe do të jetë i pranishëm në ceremoninë e pranimit të anëtarëve të rinj të NATO-s.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›