Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e radhës së ditës së sotme një sërë vendimesh dhe projektligjesh të rëndësishme. • U miratua vendimi "Për miratimin në parim të marrë
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e radhës së ditës së sotme një sërë vendimesh dhe projektligjesh të rëndësishme.
• U miratua vendimi "Për miratimin në parim të marrëveshjes financiare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Mediocreditocentrale S.P.A, për financimin e programit "Rehabilitimi dhe pajisja e 5 poliklinikave".
Në kuadrin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë, në protokollin e bashkëpunimit 3-vjecar të nënshkruar në vitin 2002, kooperacioni italian është angazhuar të financojë rehabilitimin dhe pajisjen e 5 poliklinikave të vendosura dy në Tiranë, nje në Gjirokastër, 1 ne Peshkopi dhe nje ne Korcë.
Për realizimin e këtij programi, Qeveria italiane, nëpërmjet Mediocreditocenrale S.P.A do t'i japë Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, i përfaqësuar nga Ministri i Financave, një kredi ndihme në shumën prej 5 080 000 (pesëmilionëetetëdhjetëmijë) euro.
Si objektiva specifikë do të jenë sigurimi i një përmirësimi në dhënien e shërbimeve shëndetësore të specializuara të kujdesit parësor, duke iu referuar sasisë dhe shtrirjes për të mbuluar një sipërfaqe sa më të madhe, e cila mbulohet si territor nga këto 5 poliklinika.
• U miratua dhe vendimi për "Miratimin në parim të marrëveshjes specifike ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Suedis, për asistencë teknike të furnizimit të sistemit të menaxhimit dhe të mirëmbajtjes së shërbimeve shendetësore shqiptare, 15 tetor 2004- 15 Prill 2007".
Ndër objektivat kryesorë të këtij projekti renditen:
•Krijimi i njësisë ssë Standartizimit dhe Mirëmbajtjes së pajisjeve mjekësore në Ministri
•Përmes tij të zhvillohet një dokument i ri politik dhe Strategjik për standartizimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore thelbësore për nivelet e rrethit, rajonal dhe kombëtarë.
•Krijimi i një Qendre Kombëtare Kompetence, kompetente dhe mirëfunksionuese e cila do të të jetë një lidhje e rëndësishme ndërmjet Ministrisë dhe Njësisë së saj për Standartizim dhe Mirëmbajtje dhe institucioneve të Kujdesit shëndetësorë në të gjithë vendin.
•Të krijohet Njësi e Inxhinierisë Klinike në secilin prej 11 spitaleve rajonale
•Të ngrejë kapacitetet dhe të përmirësojë aftësitë menaxhuese për të gjithë stafin, kjo përfshin stafin e Ministrisë së Shëndetësis, të Qendrës Kombëtare, të spitaleve rajoanle dhe nga sektori privat.
•Të përgatisë një plan për edukimin post-universitar 1-vjecar në inxhinieri klinike dhe që në përfundim të tij 2 inxhinierë të kenë fituar një gradë master në Inxhinieri Biomedikale, Klinike.
Projekti financohet nga Qeveria suedeze dhe do zbatohet gjatë periudhës Tetor 2004-prill 2007.
• U miratua vendimi " Për lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve të fillojw procedurwn e prokurimit për sistemim, asfaltimin e rrugës së Kishës, në Rubik".
Ky vendim merret me qëllim që sistemimi i kësaj rruge të realizohet Brenda këtij viti. Në fillim të muajit tetor 2004 u siguruan fondet e nevojshme nga buxheti i shtetit për sistemim-asfaltimin e rrugës së Kishës Rubik, me vlerë 10 milionë lekë .
Gjithashtu u miratua vendimi "Për miratimin në parim të marrëveshjes, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin finaciar në Projektin "Planifikimi familiar II"
Në këtë marrëveshje qeveritare Qeveria gjermane i jep mundësi Qeverisë Shqiptare të marrrë nga KfW (Kreditanstalt fur Widerbau) një shumë financimi me vlerë 1.000.000 euro.
Qeveria shqiptare i lejon pasagjerët dhe furnizuesit të zgjedhin lirisht ndërmarrjet transportuese për transportimin e personave dhe mallrave në rrugë detare, tokësore dhe ajrore që rezulton nga dhënia e huasë;, nuk merr asnjë masë e cila përjashton ose vështirëson pjesëmarrjen me të drejta të barabarta të ndërmarrjeve transportuese me qendër në Republikën gjermane; dhe nxjerr në rastet e duhura lejet e nevojshme për pjesëmarrjen e këtyre ndërmarrjeve transportuese.
• U miratua projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Liqenit të Ohrit dhe të Pellgut të tij ujëmbledhës".
Marrëveshja ka për qëllim të ligjërojë angazhimin e të dy vendeve, Shqipërisë dhe Maqedonisë, për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Liqenit të Ohrit dhe pellgut të tij ujëmbledhës. Në funksion të këtij angazhimi, Ministria e Mjedisit ka planifikuar në buxhetin e saj të projekteve një zë më vete për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
Rëndësi parësore në Marrëveshje ka krijimi i Komitetit të Menaxhimit të Pellgut Ujëmbledhës të Liqenit të Ohrit dhe Sekretariatit të tij, si organe të përhershme, me qëllim që të lehtesohet krijimi dhe funksionimi i një regjimi ndërkufitar për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit në pellgun ujëmbledhës.
Ky Komitet do të shërbejë si organ konsultativ, por me autoritetin për të përfituar dhe për të zbatuar donacione me anë të projekteve, në funksion të mbrojtjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm të të gjithë pellgut ujëmbledhës.
• U miratua Vendimi " Për miratimin e strategjisë kombëtare të Migracionit".
Duke vlerësuar përmasat e mëdha të emigrimit shqiptar, veçoritë dhe elementet e përbashkët me dukurinë globale migratore, Qeveria e Shqiptare ka bindjen se menaxhimi i mirë i kesaj dukurie, ne bashkëpunim me vendet pritëse dhe konform standarteve ndërkombëtare dhe ato të BE-së, do të sjellë përfitime ekonomike, sociale politike dhe kulturore, si për shoqërinë ashtu dhe për individin.
Në këtë kuadër theksi vihet vecanërisht në menaxhimin e flukseve të emigracionit si një prioritet afatshkurtër dhe imigracionit në periudhë afatgjatë.
Ky dokument trajton këto cështje:
• Mbrojtja e të drejtave të emigrantëve shqiptarë jashtë vendit
• Ngritja dhe lidhja e Komuniteteve shqiptare jashtë vendit
• Orjentimi i të ardhurave nga emigrantët drejt investimeve të biznesit
• Organizimi i një politike të përshtatshme për migracionin për punësim
• Krijimin e lehtësirave të udhëtimit të shtetasve shqiptarë, krahasuar me kërkesat për vizë afatshkurtër.
• U miratua projektligji "Për aderimin e Republikes se Shqipërisë në marrëveshjen europiane në plotësim të "Konventës për trafikun rrugor, hapur për nënshkrim në Vjenë, më 8 nëntor 1968" bërë në Gjenevë, më 1 maj 1971"
"Marrëveshja Europiane në Plotësim të Konventës për Trafikun Rrugor" është bërë në Gjenevë më 1 maj 1971. Ajo është pjesë e Konventave ndërkombëtare të përgatitura në kuadrin e Komisionit Ekonomik Europian të kombeve të Bashkuara. Kjo marrëveshje mbështetet dhe është pjesë plotësuese e "Konventës për trafikun Rrugor", e hapur për nënshkrim në Vjenë , më 8 nëntor 1968, e cila ka hyrë në fuqi për Shqipërinë në 29 qershor 2001.
Qëllimi i Marrëveshjes është marrja e masave të nevojshme me synim përshtatjen e legjislacionit të vendeve anëtare të Konventës së Trafikut Rrugor me dispozitat e kësaj Marrëveshjeje.
• U miratua vendimi "Për miratimin në parim të marrëveshjes kuadër, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Europian, për parimet e Përgjithshme për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programet komunitare".
Pjesëmarrja në programet komunitare ka si qëllim familjarizimin e Shqipërisë (administratës së saj e më gjerë) me politikat dhe metodologjinë e punës së Bashkimit Evropian. Një eksperiencë e tillë do të jetë mjaft e dobishme, sidomos për administratën shqiptare, në zbatimin e marrëveshjes së Stabilizim–Asociimit dhe në zbatimin e programeve të ndihmës e të zhvillimit që për momentin janë të hapura vetëm për vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Kjo marrëveshje është një marrëveshje kuadër që trajton parimet dhe rregullat e përgjithshme që do të aplikohen për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programet komunitare.
• U miratuan edhe vendime për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, respektivisht në komunën Karbunarë, Ujmisht, Xhafzotaj dhe Funarë.
Ne kuader tw procesit te decentralizimit, këto komuna janë ndër komunat që realizuan procesin e inventarizimit, mbështetur në udhëzimet e dërguara nga Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike, duke caktuar për këtë qëllim nga një person përgjegjës dhe duke bashkëpunuar ngushtësisht me zyrën e urbanistikës në komunë.
Pronat e paluajtshme shtetërore që përfshihen në listë janë ndarë në kategori për lehtësi klasifikimi, sipas fushës së përdorimit dhe funksionit për të cilin ato përdoren aktualisht.
• U miratua vendimi "Për miratimin ne parim te marreveshjes se grantit ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Bankes Nderkombetare per Rindertim dhe Zhvillim, per fuqizimin e kapaciteteve institucionale, per reformen ne marredheniet nderqeveritare fiskale"
Banka Nderkombetare per Rindertim dhe Zhvillim ka rene dakort per akordimin e nje granti Keshillit te Ministrave. Qellimi i dhenies se ketij granti eshte te ndihmoje ne forcimin dhe fuqizimin e kapaciteteve institucionale te "Grupit te Eksperteve te Decentralizimit" (GED) te Ministrise se Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, duke perfshire hartimin e reformes se sistemit te finacave te pushtetit vendor.
• U miratuan edhe disa vendime të vecanta për dhënie shtese pensioni të posacëm shtetërorë:
• Për Zotin Petrit Velaj, si pjesëmarrës në LANÇ. Ne periudhen e komunizmit ai ka vuajtur denim me burg, nderkohe qe ne vitet e demokracise eshte dekoruar nga Presidenti i Republikës me medaljen "Per merita te vecanta civile".
• Prof. Dr z. Minella Shallo, i njohur si personalitet për aktivitetin e tij shkencor në fushën e metalurgjisë endogjene, gjeologjisë, etj.
• Për zotin Robert Papajani, një ndër themeluesit e Institutit të lartë Bujqësor
• Për z. Jorgji Adhami, "Doktor në mjekësi", i cili ka dhënë kontribut të shquar në fushën e mjekësisë.
• Për zotin Theodhor Janku, sportist i shquar, i dekoruar edhe nga Presidenti i Republikës me medaljen "Nderi i sportit shqiptar", si dhe një nga 10 sportistët më të mirë të shekullit në botë.