E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë dje, në ceremoninë e paraqitjes së instrumenteve të ratifikimit të Traktatit të NATO-s, për të cilët Shtetet e Bashkuara janë depozituese, e zhvillua

Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë dje, në ceremoninë e paraqitjes së instrumenteve të ratifikimit të Traktatit të NATO-s, për të cilët Shtetet e Bashkuara janë depozituese, e zhvilluar në Departamentin e Thesarit, në prani të Kryetarëve të Qeverive të vendeve të sapoanëtarësuar dhe Sekretarit Amerikan të Shtetit Kolin Pauell. Kryeministri Nano u takua në këtë kuadër me Sekretarin Amerikan të Shtetit Kolin Pauell.

Z. Pauell gjatë këtij takimi ka vlerësuar hapat e Shqipërisë drejt reformave integruese dhe përpjekjet e saj për tu bërë anëtare me të drejta të plota në NATO. Sekretari Amerikan i shtetit është shprehur se Shqipëria është tashmë shumë afër integrimit në NATO dhe për këtë ka mbështetjen e SHBA.

Kryeministri Nano theksoi se Qeveria e Shqipërisë e konsideron SHBA-në si partner strategjik duke u shprehur më tej se jemi të vendosur të forcojmë bashkëpunimin rajonal, duke luajtur një rol të rëndësishëm për stabilitetin, paqen dhe integrimin në rajon, si parakusht të integrimit euro-atlantik.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›