E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazeta qendrore spanjolle "El pais" e datës 23 Mars 2004, boton intervistën e Kryeministrit Fatos Nano, dhënë gazetarit të kësaj gazete Herman Tertsch me titull: "Shqipëria do të jetë

Gazeta qendrore spanjolle "El pais" e datës 23 Mars 2004, boton intervistën e Kryeministrit Fatos Nano, dhënë gazetarit të kësaj gazete Herman Tertsch me titull:
"Shqipëria do të jetë një aleat besnik i Perëndimit përballë kërcënimeve terroriste"

Kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano është një nga ata socialdemokratë, që edhe pse nuk deklarohet si i tillë mund të konsiderohet një liberal klasik. Dhe duhet pasur parasysh se pikënisja e tij ideologjike është ai stalinizëm i hershëm, i kulluar, i Shqipërisë parakomuniste.

Pyetje: Trazirë?

Përgjigje: E mira do të triumfojë mbi të keqen në luftën kundër terrorizmit. Dëshiroj të shpreh sëbashku me ngushëllimet e mia më të sinqerta për popullin spanjoll bindjen se do të triumfojmë mbi barbarinë anakronike, që sërish goditi. Por, është fakt se kohërat e luftës midis doktrinave politike të përplasjes ideologjike i përkasin së shkuarës.

Pyetje: Të flasim për Shqipërinë. Ju keni një problem serioz të marketingut. Për 45 vjet me radhë patët një regjim që krenohej se ishte më komunisti ose i vetmi i vërtetë midis gjithë shteteve komuniste. Pastaj mbërriti kaosi dhe për shumë njerëz Shqipëria është akoma sinonim i paqëndrueshëm dhe i pasigurisë.

Përgjigje: Është ky perceptimi tipik negativ që na ndjek dhe kundër të cilit duhet të luftojmë. Që prej 19 muajsh trafiku ilegal i qenieve njerëzore nga brigjet shqiptare është zhdukur. Kjo falë bashkëpunimit të shkëlqyer midis autoriteteve shqiptare dhe italiane dhe falë një koncepti global të kontrollit të kufijve në Ballkan, i bazuar në konceptet e NATO-s. Shqipëria nuk është më një vend i paqëndrueshëm. Ajo po ngrihet drejt niveleve që e shndërrojnë në një vend normal me një demokraci vibruese. Perandoria e ligjit funksionon dhe do të guxoja të thoja se sot nivelet e kriminalitetit në qytetet shqiptare janë më të ulta nga ato që mund të regjistrojë Londra, apo qytete të tjera europiane të mëdha. Jemi duke kryer një varg reformash, që unë shpresoj që brenda një afati 10 vjeçar të na sjellin hyrjen në BE. Shpresoj se në 21 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit ne, shtetet e Ballkanit, të jemi anëtarë të BE-së.

Pyetje: E keni fjalën për hyrjen e të gjitha shteteve ballkanike?

Përgjigje: I gjithë Ballkani Perëndimor duhet të ndjekë të njëjtën rrugë. Aktualisht ka një moment pritje në këtë proces, sepse duhet parë nëse bashkimi midis Serbisë dhe Malit të Zi do të jetë apo jo i qëndrueshëm dhe sigurisht të gjithë duhet të garantojnë se Kosova nuk do të jetë kurrë më nën Serbi, por as kundër Serbisë. Të gjithë sëbashku duhet ta kemi të qartë se objektivi ynë është hyrja në BE dhe këtë duhet ta arrijmë përmes integrimit të Ballkanit, të gjithë sëbashku, me Maqedoninë, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi. Natyrisht, në Serbi po shohim një riaktivizim të ndjenjave antiperëndimore, me fitoren elektorale të nacionalistëve radikalë dhe pasues të Millosheviçit. Ballkani si një rajon i integruar dhe i hapur nuk do të ishte i mundur me një vrimë të zezë në zemër, që do të ishte Serbia. Nuk do të kemi një Serbi të qëndrueshme përsa kohë serbët e Kosovës të mos kthehen në shtepitë e tyre. As edhe një Kosovë të qëndrueshme nëse nuk e kanalizojnë drejt një shtegu të qartë europian.

Pyetje: Tjetër frikë është ajo që Shqipëria dhe Kosova të shndërrohen në baza islamike.

Përgjigje: Nuk ka rrjete terroriste, as fondamentaliste në përgjithësi, për një arsye shumë të qartë dhe që qendron në faktin se as në Shqipëri, as në Kosovë, Bosnje apo zona të tjera të Ballkanit, të banuara në shumicën e tyre nga myslimanë, nuk ekziston kultura fetare e intolerancës. Shikoni, kemi humbur nga emigracioni ekonomik rreth 1.5 milion banorë në këto 10 vjetët e fundit. Emigrantët shqiptarë ndodhen në Greqi, Itali, SHBA, Kanada dhe në vende të tjera perëndimore. Askush, përveçse ndonjë studenti me bursë, nuk ka emigruar në vende islamike. Mendoj se kjo është një e dhënë bindëse, e pakundërshtueshme.

Pyetje: Politika juaj globale është e ndryshme nga ajo e socialistëve spanjollë.

Përgjigje: Ne jemi anëtarë të koalicionit global kundër terrorizmit, me SHBA-në dhe vende europiane si Spanja, Polonia, Britania e Madhe dhe të tjerë. Besoj se nuk mund të ketë formë tjetër. Por edhe vendet e tjera të NATO-s kanë bashkëpunuar sipas mënyrës së tyre, përfshirë Francën dhe Gjermaninë në këtë koalicion të madh. Edhe përtej interesave tona, ekziston një solidaritet me SHBA-në dhe një ndjenjë e thellë mirënjohjeje ndaj tyre për gjithçka kanë bërë në të kaluarën për ne.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›