E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv/kryeministrja dhe Ministrja e Shtetit për Integrimin Evropian, Ermelinda Meksi ka marre pjesë sot në ceremoninë e 61-vjetorit të Konferencës së Pezës. Në fjalën e saj përshëndetëse, zv

Zv/kryeministrja dhe Ministrja e Shtetit për Integrimin Evropian, Ermelinda Meksi ka marre pjesë sot në ceremoninë e 61-vjetorit të Konferencës së Pezës. Në fjalën e saj përshëndetëse, zv/kryeminisrja Meksi ka ngritur lart kontributin e dhënë nga dëshmorët e cështjes kombëtare të dalë nga kjo zonë në kuadër të Lëvizjes Nacional-Clirimtare si dëshmi e përkushtimit dhe përfshirjes së popullit shqiptar përkrah forcave progresiste.

"Ideali për liri, demokraci dhe prosperitet, i dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e atdheut, shërben për brezat e sotëm dhe ato që do të vijnë si një moment i rëndësishëm reflektimi, për të menduar dhe punuar më shumë për zhvillimin e vendit."-eshte shprehur znj. Meksi.

Zv/kryeministrja. Meksi ka vlerësuar në vecanti kontributin e formacioneve partizane të krahinës së Pezës nën drejtimin e "Heroit të Popullit" Myslim Peza dhe demonstrimin nga ana e tyre të trimërisë dhe kurajos së lartë luftarake duke luajtur një rol të rëndësishëm në çlirimin e viseve të ndryshme mbareshqiptare. "Peza zë një vend të nderuar në historinë e kombit duke nxjerrë nga gjiri i saj shumë heronj dhe dëshmorë të çështjes kombëtare si Kajo Karafili, Met Hasa, Maliq Muço, Fadil Vezi, Ibrahim Buzhiqi, Ymer Kurti dhe shumë e shumë të tjerë."-u është drejtuar zv/kryeministrja Meksi pjesëmarrësve në ceremoni.

Zv/kryeministrja Meksi ka siguruar komunitetin e Pezës për angazhimin e qeverisë shqiptare për të mbeshtetur permiresimin e jeteses dhe infrastruktures se ketij komuniteti, duke vënë në dukje fluksin e madh te investimeve publike si dhe veshtiresite e sfidat e së ardhmes.

"Sigurisht që ne jemi të vetëdijshëm se ende ka shumë probleme për tu zgjidhur. Këto probleme janë sfidat tona të së ardhmes, me qëllim përafrimin e infrastrukturës dhe të mirëqenies së komuniteteve lokale me standartet dhe nivelet evropiane. Unë dua të theksoj se proçesi i integrimit europian është një proçes i gjatë zhvillimesh dhe reformash, vetëm nëpërmjet të cilit mund të përmbushim idealet e dëshmorëve që dhanë jetën e tyre për lirinë e atdheut"-ka theksuar znj. Meksi në 61 vjetorin e Konferencës së Pezës.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›