E Diel, 1 Nëntor 2026

Nano:"Krimi nuk ka nacionalitet dhe as kufij ndaj impenjimi yne i perbashket per te goditur me force sistemin kriminal eshte shume i rendesishem". Kryeministri Fatos Nano priti sot pasdite ne n

Nano:"Krimi nuk ka nacionalitet dhe as kufij ndaj impenjimi yne i perbashket per te goditur me force sistemin kriminal eshte shume i rendesishem".

Kryeministri Fatos Nano priti sot pasdite ne nje takim te veçante Ministrin e Brendshem Italian z. Giuseppe Pisanu.

Kryeministri Nano ne kete takim ka nenvizuar mirenjohjen per ndihmen e madhe qe Italia i ka ofruar Shqiperise edhe ne kuader te luftes kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve te llojeve te ndryshme.

"Italia mbetet gjithmone nje donator dhe partner shume i rendesishem per Shqiperine edhe ne fushen e sigurise dhe asistences per policine, si dhe ne impenjimet qe kemi ndermarre sebashku ne luften kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve te ndryshme", tha Kryeministri.

Kryeministri Nano ka theksuar domosdoshmerine per nje impenjim te perbashket te policise italiane dhe asaj shqiptare per realizimin e operacioneve te koordinuara per goditjen e krimit te organizuar dhe ne vecanti trafikut te droges, duke siguruar se pala shqiptare po anagazhohet me mjaft profesionalizem.

"Pas operacionit te suksesshem antiskaf, kami orientuar Ministrine e Rendit dhe Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit, ne rritjen dhe konkretizimin e operacioneve te perbashketa me strukturat tuaja, ne luften kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve te paligjshme", tha Kryeministri Nano.

Ne po perpiqemi-tha zoti Nano- te menaxhojme mire suksesin ne luften kunder trafiqeve te klandestineve, duke organizuar nje sistem me te mire te identifikimit dhe goditjes se trafikut te droges "Krimi nuk ka nacionalitet dhe as kufij ndaj impenjimi yne i perbashket per te goditur me force sistemin kriminal eshte shume i rendesishem. Ne kemi te njejtat sensibilitete prioritare ne angazhimin tone te perbashket per lufte kunder krimit te organizuar qe rrezikon sigurine globale" tha me tej Kryeministri.

Ne kete kuader Kryeministri konstatoi me kenaqesi se tashme ne Ministrine e Rendit funksionon nje strukture, ajo e Qendres se Perpunimit te te Dhenave, qe bashkepunon me maksimumin e kapacitetit te saj me Interforcen, e cila eshte nje financim prej 6 milion eurosh nga pala italiane.

Bashkebiseduesit ndane te njejtin mendim lidhur me aktivizimin efikas te qendres Antitrafik te Vlores ne funksion te luftes se koordinuar kunder te gjitha llojeve te trafiqeve te paligjshme ne nje kohe sa me te shpejte.

Ministri Italian u shpreh se te dhenat e bashkepunimit mes te dy vendeve gjate periudhes se fundit jane me te vertete impresionuese, sidomos ato te luftes kunder trafikut te klandestineve, i cili eshte reduktuar tashme deri ne nivelin zero.

Gjthashtu ne kete takim Ministri Italian z. Pisanu i transmetoi Kryeministrit Nano pershendetjet e perzemerta dhe miqesore nga Kryeministri Italian Silvio Berluskoni.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›