E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë sot, në mesdite, në ceremoninë e përurimit të godinës së rikonstruktuar te bashkisë së Durrësit. I shoqëruar nga Ministri i Pushtetit Vendor dhe Dec

Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë sot, në mesdite, në ceremoninë e përurimit të godinës së rikonstruktuar te bashkisë së Durrësit. I shoqëruar nga Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit Ben Blushi Ai u prit nga kryetari i bashkisë të këtij qyteti Lefter Koka, si dhe autoritetet e tjera të larta të pushtetit vendor, deputetë etj.

Pas ceremonisë së përurimit Kryeministri vizitoi mjediset e rikonstruktuara të bashkisë, që zënë një sipërfaqe prej 1840 m2 dhe u njoh nga afër me ambjentet të cilat janë ndryshuar krejtësisht e janë rikompozuar sipas standarteve bashkëkohore, duke krijuar një imazh të ri të funksionimit të tyre.

Rikonstruksioni i kësaj bashkie, synon të kryejë një shërbim sa më të mirë ndaj qytetarëve dhe të jetë sa më pranë tyre nëpërmjet departamenteve dhe shërbimeve. Këtij qëllimi do t'i shërbejnë sallat për mbledhjen e komisioneve qytetare, bordit të bashkisë, KRRT-së, Këshillit teknik etj. Salla për marrëdhëniet me publikun është në funksion të qytetarëve dhe do t'u shërbejë atyre për marrjen e të gjitha informacioneve të nevojëshme. Mjediset e reja të bashkisë që sot e tutje mund të vizitohen nga të gjithë qytetarët e interesuar. Ky rikonstruksion mundëson shfrytëzimin e plotë të të gjitha hapësirave të kësaj bashkie.

Në librin e nderit të bashkisë kryeministri la një shënim ku përgëzon ekipin e bashkisë për ndryshimin e këtij institucion që menaxhon transformimet e qytetit dhe ruajtjen e rritjen e besimt të qytetarëve. Ky është një terminal i rëndësishëm evropian i qeverisjes progresiste dhe i zhvillimit metropolitan të Shqipërisë në të cilën bashkohen kontributet tona me aktorët dhe faktorët e shumtë të reformave, të integrimt dhe të sipërmarrjes për progres në Durrës dhe në gjithë Shqipërinë.Ju inkurajoj per me shume arritje.

Më pas Kryeministri Fatos Nano ka vizituar sallën e re të këshillit bashkiak, ku në prani të anëtarëve të ketij keshilli dhe të ftuarve ka përgëzuar për punën shumë të mirë që është bërë. Me këtë rast Kryeministri mbajti edhe një fjalë. Në fjalën e tij Ai nënvizoi se përurumi i rikonstruksionit të bashkisë së Durrësit përbën një nga provat e efikasitetit, te funksionimit të demokracisë në Durrës, të bashkëjetesës dhe bashkëpunimit të bashkisë së qytetit me komunitetin në funksion të një progami të votuar nga shumica e qytetarëve, një progaram që kuron problemet e trashëguara, që hap rrugë për zhvillim, që zgjeron hapësirat e sipërmarrjes, që rindërton jo vetëm bashkinë, por edhe këtë nyje të rëndësishme metropolitane që është në vemendjen kombëtare dhe natyrshëm edhe në vemendjen e qeverisë. Nuk është e rastit që jam sot ketu, tha zoti Nano, sepse duke drejtuar maxhorancën që qeveris vendin, jam shumë i vemendshëm ndaj progresit në qendra prioritare të zhvillimit siç është Durrësi, i cili është kthyer në një terminal të rëndësishëm të zhvillimit të përshpejtuar kombëtar, që shtrihet veçanërisht në zonat metropolitane që bashkon dy qytetet, Tiranë e Durrës, që bashkon dy qytetet në një metropol. Kjo është një vemendje politike, natyrisht, është një vemendje qeverisëse, është një vemendje sipërmarrëse, është një vemendje buxhetore, është një nxitje për më shumë reforma dhe arritje.

Dhe unë jam këtu, jo thjesht për të prekur transformimin e godinës, por për të nxitur duke vlerësuar përmirësimin e menaxhimit publik që ju keni arritur me një këshill që ju mbështet, zoti Kryetar, ju mbështet për shkak të filozofisë tuaj të hapur, për të bashkëpunuar me të gjithë faktorët, aktorët shoqatat, njerëzit e respektuar të komunitetit durrsak, kam parasysh edhe Shoqatën Durrësi, të cilët kërkojnë progres, kërkojnë të ngrejnë jetën e këtij qyteti në standartet e munguara prej kohësh, për shkak se Durrësi ka qënë, jo vetëm në lashtësi, por dhe në vitet e izolimit një qender komunikimi me botën. Duket se edhe ju vlerësoni një faktor të rëndësishëm për ritmin e lartë të punëve që kryeni në qytet: bashkëpunimin dhe bashkëjetesën me këshillin dhe me faktorët e tjerë përfaqësues të komunitetit.

Në vemendjen time, vazhdoj më tëj zoti Nano, ka mjaft rezultate që ju shquajnë në shkallë vendi. Ju kini një zhvillim të qëndrueshëm. Koha vërteton se po jua ruan dhe po jua forcon kredibilitetin tek qytetarët që ju votuan. Kryeministri Nano tha se Bashkia e Durrësit konkuron, për vendet e para në performancën e bashkive në shkallë vendi. Dhe kjo është një garë stimuluese, sepse në demokraci është jo vetëm e pashmangshme dhe një rregull i dobishëm që të konkurohet me platforma apo alternativa në favor të institucioneve të njëri- tjetrit. Qeveria është e interesuar që atë që konkurohet për ritëm reformash dhe për tregues të administrimit publik në shkallë vendi, konkurohet edhe midis bashkive për performancën e thithjes së kompetencave që vijnë me decentralizimin, kompetencave të qeverisjes, të autoritetit fiskal, të shërbimeve publike, veçanërisht në prioritete që kanë të bëjnë me infrastrukturën, me arsimin me shëndetësinë, me shërbimet ndaj komunitetit në tërësi.Kryeministri u ndal edhe ne zhvillimin urban te qytetit i cili duhet te behet ne përputhje me nevojat dhe aspiratat e qytetareve.

Më tej Kryeministri Nano duke u ndalur në rezultatet e bashkisë theksoi se për nga niveli i të ardhurave Bashkia e Durrësit zë vendin e dytë pas Tiranës. Ndërsa investimet nga të ardhurat vendore në vitin 2004, janë në masën 595 milion lekë nga të cilat 490 milion në infrastrukturë dhe punët publike, kurse për vitin 2005 do të shkojnë në masën 670 milion lekë nga të cilat 550 milion në infrastrukturën e qytetit. Me këtë mënyrë të administrimit të fondeve nga të ardhurat e veta bashkia e Durrësit është promotore e përdorimit racional, duke e çuar raportin investime-shpenzime të tjera, 75 me 25 përqind, më të lartin në bashkitë e republikës. Kjo ka çuar edhe në një tregues tjetër të përparuar që për investimet për frymë nga të ardhurat e veta Durrësi të rënditet i pari.

Kryeministri Nano në fjalën e tij u ndal edhe në investimet e buxhetit të shtetit për Bashkinë e Durrësit dhe theksoi se ato ishin 459 milion për vitin 2004 dhe për vitin 2005 janë 800 milion prej të cilave 549 milion për për vazhdimin e punimeve në aksin rrugor "Ura e Dajlanit- Plepat" ku deri tashmë është kryer gati 50 përqind e punimeve totale dhe në prag të sezonit të ri turistik do të përfundojë. Ai theksoi gjithashtu se Durrësi është potenciali më i madh i plazheve në vendin tonë. Në vitin 2004 u rrit niveli i pushuesve edhe me 200 mijë turistë në krahasim me një vit më parë duke shkuar në 700 mijë ose me një mesatare prej 120 mijë pushues në ditë. Kryeministri theksoi se Durrësi ka papunësinë më të ulët në shkallë Republike.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›