E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano, në vijim të vizitës së tij në qytetin e Kukësit, ka zhvilluar një takim me intelektualë dhe përfaqësues të Partisë Socialiste në këtë qytet, me të cilët bashk

Kryeministri Fatos Nano, në vijim të vizitës së tij në qytetin e Kukësit, ka zhvilluar një takim me intelektualë dhe përfaqësues të Partisë Socialiste në këtë qytet, me të cilët bashkebisedoi mbi çështje të ndryshme të zhvillimit në Kukës.

Përfaqësuesit në këtë takim falënderuan Kryeministrin për angazhimin e plotë të tij dhe të strukturave qeveritare në këtë periudhë emergjence për Kukësin, por edhe në vazhdim për zhvillimin e gjithanshëm të qytetit. Po ashtu, gjatë vizitës në Kukës, Kryeministri ka zhvilluar një takim pune me disa nga personalitetet më të njohura të kësaj zone.

Në takimin me intelektualet dhe përfaqësuesit e Partisë Socialiste Kryeministri Nano, në fjalën e tij, u shpreh:

Kam ardhur shpesh kohët e fundit në Kukës, jo vetëm për shkak emergjencash, por sepse Kukësi është një nga qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë dhe të hapjes së Shqipërisë me rajonin, është qyteti i njerëzve të fortë, i njerëzve bujarë e mikpritës, me kulturë të lashtë, që i kontribuojnë gjithë zhvillimit kombëtar, është qyteti i pelegrinazhit të madh të '99, që strehoi qindra mijëra kosovarë përballë një emergjence dhe sfide më të rëndë sesa ato të natyrës, genocidit të Millosheviçit mbi vëllezërit tanë kosovarë, është qyteti ku edhe sot kemi prova sesi ndërtohet jeta jo në izolim, por në bashkëpunim me njëri- tjetrin dhe me vendet demokratike që na ndihmojnë të mos rrëzohemi më.

Ky është një mjedis i njohur për mua për shkak se PS dhe protagonistët e zhvillimit në demokraci, përfaqësohen më së miri në këtë auditor, si njerëz të rezistencës ndaj sfidave të kohës, njerëz të reformave, si njerëz të besuar nga komuniteti dhe të votuar prej tij, si njerëz që përballojnë sfidat e natyrës, përballojnë dhe sfidat e zhvillimit, të konkurimit për zhvillim, pra dhe sfidat e vazhdimit të reformave transformuese dhe integruese të vendit dhe të malësisë në rajon dhe në Europë. Dua t'ju shpreh gjithë simpatine dhe miqësinë time për gjithçka që po bëni dhe që u përpoqa ta them me pak fjalë të thjeshta.

Nuk kam ardhur sot ketu per tju lexuar statistikat e qeverise per perballimin e situates qe shkaktoi debora. As kam ardhur tju mbush mendjen per shkallen ku kemi hypur apo kemi zbritur si vend apo ju si qark apo si bashki. Sepse ju e dini madje me mire se une se ku kemi ecur mire dhe ku kemi ecur keq, sepse ju e dini ku pikon catia jone e perbashket.

Jam sot ketu per te cuar me tej, per ta konkretizuar dhe per ta permiresuar programin tone te perparimit te Kukesit deri ne integrimin e plote evropian. Dhe kete mund ta bejme vetem bashke dhe asnjeri pa tjetrin. Kjo do te thote se duhet te ndertojme nje skeme te re funksionale bashkepunimi dhe monitorimi reciprok mes qeverise dhe njesive te pushtetit vendor, mes shtetasve, te zgjedhurve dhe te emeruarve, mes shoqerise dhe organizatave joqeveritare, mes institucioneve dhe sipermarrjes.

Per ta kuptuar se cfare po them, nuk me shkon më qe ju te me ankoheni si gjithmone se nuk keni energji, ndersa une tju ankohem apo kritikoj juve se nuk e paguani energjine qe konsumoni. Ky ngerc ne marredheniet mes shtetasve, Korporates dhe qeverise duhet te zgjidhet perfundimisht per Kukesin dhe gjithe zonat apo familjet e varfera te Shqiperise. Si Kryeminister nuk me lejohet te orientoj cmime te diferencuara ndaj nje malli apo sherbimi ne nje treg te hapur sic eshte tashme tregu yne. Por trajtimi i veshtiresive ekonomike te disa familjeve apo zonave per zbutjen e tyre eshte prioritet i qeverise qe une drejtoj. Ne kete funksion kam urdheruar disa ministra te rishohin edhe nje here skemen e shperndarjes se granteve qe buxheti i shtetit jep per komunat dhe bashkite, duke synuar nxitjen e zhvillimit ekonomik atje ku ka me shume disproporcion dhe nevoje, si dhe te studiojne per zgjidhje, vlerat e ndihmes ekonomike per familjet dhe zonat ne nevoje, vecanerisht te veriut, si pjese e strategjise qe ne po zbatojme per reduktimin e varferise.

Mund te më akuzojne se po bej fushate elektorale ketu ne Kukes me kete analize, por nuk eshte ky shqetesimi im. Sepse asnje fushate apo investim elektoral nuk ka te ardhme dhe nuk ka permbajtje nese nuk bind komunitetin se po kuron problemet e tij te zhvillimit, te mireqenies, te punesimit, te cilat ne shume raste vazhdojne te jene, - pavaresisht nga nderrimi i pushteteve ne nivel vendor, sepse, ka ca kohe dhe do te vazhdoje, i kemi çmesuar njerezit nga nderrimi i pushteteve ne nivel qendror, -më jetegjata sesa cikli i te ulurit ne kolltukun e pushtetit te cilitdo.

Une jam ketu per te folur hapur, sepse qeveria e di qe ne qarkun e Kukesit, te cilin sebashku me agjenci te specializuara nderkombetare per zhvillim, me financime te BE dhe Bankes Boterore eshte kryer studimi i rezervave dhe i perspektivave per zhvillim te qarkut, pra eshte identifikuar gjendja e varferise dhe instrumentat specifike qe duhen perdorur per ta luftuar ate.

Per shkak te ketyre studimeve dhe vleresimeve me te fundit, une jam ketu per t'ju thene se jam po aq i shqetesuar sa ju qe niveli per fryme i Prodhimit te Brendeshem Bruto ne qarkun e Kukesit eshte 3 here me i ulet se mesatarja e Republikes. Prandaj po pergatitet me shume seriozitet qe te ndermarrim nje pakete aktesh ligjore,- nen shembullin dhe mbeshtetjen e Bashkimit Evropian, dhe programit te Kombeve te Bashkuara per zhvillim,- instrumente qe jane te posaçme dhe do te vijne ketu si ndihme shteterore per luftimin e varferise dhe per nxitjen e punesimit dhe te resurseve lokale. Zyra e Kombeve te Bashkuara per Zhvillim per Shqiperine eshte gati te nise nje program te standartit europian me qeverine me nje vlere 2.5 milion euro vetem per qarkun e Kukesit.

Por para se te ndalem ne kete program apo ne perfituesit e tij, besoj e dini kushtin themelor qe kane ndihmat per zhvillim, si ndihmat shteterore per zhvillim nga nje fond i posaçem i buxhetit, financimet per zhvillim te donatoreve qe permenda, që nuk vijne nese ju dhe ne, kuksiane, tropojane apo tiranas rrijne duarkryq dhe pjekin geshtenja ne oxhak. Filozofia e ketyre ndihmave eshte grepi, jo peshku, sepse jane instrumente pune qe duhet te prodhojne edhe punesim, edhe vlere nga aktivizimi i pasurive vendore.

Angazhimi im shoqerohet edhe me forcimin e disa instrumenteve te veprimit qe kurojne dobesite tuaja. Psh. ne do ta forcojme duke rishikuar veprimin e subvencionit per energjine elektrike qe lidh kontributin e çdo familjeje me subvencionin e shtetit per konsume, qe te pakten duhet te jene te qendrueshme, kur realisht rriten bashke me rritjen e detyruar nga reforma dhe krijimi i tregut rajonal energjitik te çmimit, i cili eshte ende nen kosto.

Pra njera dore do te shtrengoje tjetren, nje instrument per zhvillim do te mbeshtetet me nje politike sociale, nje investim me i madh administrativ apo financiar i qeverise qendrore do te shoqerohet me pjesen e kontributin e njejte proporcionalisht te komunitetit, te autoriteteve, te administrates vendore dhe sipermarresve lokale. Pa kete lloj bashkepunimi, solidariteti ligjor dhe skeme, ne qofte se funksionon ne vendet e zhvilluara qe e kane kapercyer varferine, nuk ka nevoje te shpikim model tjeter, prandaj duhet ta veme ne funksion dhe ketu, fondet mbeten te ngrira dhe ndihma mbetet nje nocion abstrakt apo shterp.

Çdo financim, çdo instrument ligjor, çdo ndihme per zhvillim duhet me doemos te pjelli zhvillim, punesim dhe te gjeneroje te ardhura qe luftojne varferine, e cila shfaqet tek niveli 3 here me i ulet se mesatarja e Republikes per qarkun e Kukesit.

Ato qe kemi percaktuar objektiva ne shkalle kombetare per te zgjeruar tregun, për të rritur prodhimin e te ardhurat, edhe per qarkun e Kukesit,- parashikohet qe te dyfishohet prodhimi bruto brenda me pak se 10 viteve te ardhshem. Kjo do te thote qe do te dyfishohen te pakten investimet qendrore, qe duke u shoqeruar me dyfishimin e aktivizimit te resurseve lokale jo vetem do te zhdukin varferine ekstreme por do te reduktojne ndjeshem varferine relative qe shfaqen ne termat e mesatares se diferencuar qe permendem. Kjo do te arrihet me disa investime te medha prioritare, krahas ndihmave kapilare per komunitete dhe zona qe kane burime zhvillimi. Infrastrukturat e medha jane prioriteti numer nje dhe prioriteti i gjithe prioriteteve eshte shpejtimi, pas perfundimit te studimit dhe fillimit te punimeve, i ndertimit te rruges Durres - Kukes – Morine - Prishtine. Kjo eshte mundesia me e mire dhe korridori themelor ku duhet te perqendrohen te gjithe projektet, kontributet, skemat, investimet qendrore dhe vendore per ta nxjerre qarkun e Kukesit nga izolimi qe pjell varferine, per ta integruar ne rajon krahas tregut kombetar, per ta rikthyer ne udhekryqin apo ne kryqezimin e levizjeve te lira, te njerezve dhe vlerave, qe respektivisht periudha te ndryshme historike e kanë justifikuar si qender urbane dhe qender ekonomike.

Ju e dini qe kemi hedhur hapa te rendesishme per ta pershpejtuar ndertimin e kesaj infrastrukture kryesore me fillimin e negociimit te marreveshjes se koncesionit per pjesen me te veshtire te aksit te rruges Durres-Kukes me firma nga me seriozet te Europes. Por çdo te bejme deri sa te mbaroje rruga? Po i kthehem dhe nje here konceptit te instrumentit europian te ndihmes shteterore per qarkun. Ai eshte ndertuar mbi disa kritere qe synojne:

Nxitjen e zhvillimit ekonomik, neprmjet zbatimit te projekteve te rendesishme lokale; Lehtesimit te zhvillimit te veprimtarive ekonomike, qe kane nje arsyetim fizibiliteti apo tregu, pra qe e riciklojne veten relativisht shpejt ne shitje; Nxitjen e ruajtjes se trashegimise lokale historike e kulturore, qe i sherben jo vetem respektit per veten dhe per komunitetin qe banon ketu, por edhe trajnimit te njerezve, te resurseve edhe si vlere qe shtrihet ne sektoret sociale, arsim dhe riprodhimi i jetes, kujdesi shendetesor.

Keto ndihma per zhvillim nga nje fond i posaçem i buxhetit do te realizohen nepermjet ketyre formave apo instrumenteve:

Grante te posaçme dhe lehtesi fiskale per sipermarrje te identifikuara qe sjellin zhvillim, punesim dhe qarkullojne mall ne treg;
Bashkepronesi midis shtetit dhe sipermarrjes private, autoriteteve qendrore dhe vendore me sipermarresit private ne projekte lokale qe aktivizojne burime lokale dhe punesojne njerez ketu;
Gjithçka do te lubrifikohet me sigurimin e kredive te buta per fazen e leshimit te sipermarrjes, te investimit apo operacionit ekonomik. Kredi te buta, ne te cilat do te perfshihen edhe banka dhe fondacione te mikrofinances apo mikrokredive vendase dhe te huaja qe jane private, por te mbuluara me garanci shteterore, që merr persiper mbulimin e riskut.

Dhe qe te kuptohet e gjitha kjo, duhet t'ju them se kjo nuk behet pa ju dhe pa bashkepunimin me te mire me ju. Kjo nuk behet pa çuar perpara te gjitha reformat qe konsolidojne qeverisjen dhe administrimin e kompetencave qe u jep ligji pushteteve dhe vlerave financiare qe levizin. Kjo kerkon qe ju te jeni shume te vemendshem per te siguruar zbatimin e plote te kompetencave qe u jep decentralizimi autoriteteve vendore, per te konsoliduar kapacitetet e administrimit te ketyre kompetencave dhe per t'i bere funksionuese institucionet e qeverisjes vendore. Kjo nuk mund te behet pa i vene te gjitha kapacitetet vendore, qeverisese dhe sipermarrese më në funksion te bashkepunimit nderkufitar, te shkembimit te vlerave, te detyrimeve, te perfitimeve pertej kufirit, siç po bejme sot per operacione ndihmash humanitare, qe mbeshtetet ne nje bashkepunim shumekombesh. Gjenerali gjerman qe drejton operacionin e sotem ka ne trupen e tij 11 nacionalitete, pra ushtare nga 11 vende, edhe shqiptare qe punojne mire ne misionet paqeruajtese ne rajon e me gjere. Prandaj ne duhet t'i pergjigjemi me te njejtin koncept dhe skeme bashkepunimi ndernacional projekteve qe kurojne varferine dhe nxisin zhvillimin. Kjo nuk mund te arrihet nese autoritetet e te njejtit komb qe punojne ketu, pavaresisht se u takojne forcave te ndryshme politike, nuk bashkepunojne me njeri- tjetrin.

Me lejoni t'ju pyes, a ka shprese kjo vemendje? A presim te krijojne ndonje efekt keto instrumente, kjo ndihme per zhvillim, te cilen, e ritheksoj, duhet ta kuptojme se nuk eshte e njellojte me ndihmen humanitare, e cila konsumohet dhe zhduket?Çfare rezerve ka Kukesi? Per çfare shquhet Kukesi sot, per çfare duhet te shquhet Kukesi ne tregun vendas apo pertej kufirit?
Papunesia sot ne Kukes eshte 30% dhe rreth 70% e tyre jane gra. A ka nevoje te kujtoj se çfare ka dale tradicionalisht nga duart e grave ketu ne Kukes? Dmth traditen e shkelqyer te nenave per te prodhuar sixhade. Une e kuptoj pse ne Shishtavec nuk rritet rrushi, por patatja, por nuk e kuptoj dot pse nuk mbulohet me hardhi shpati i Hasit, i pasur ne diell dhe uje per shkak te liqenit. Dikur gjithe kjo treve historikisht ka qene model i mbareshtrimit te blegtorise. Ku jane sot blegtoret dhe tregtaret e famshem te bagetive?

Ne po studiojme çeshtjet e administrimit me te mire te pasurive dhe pronave publike. Decentralizim do te thote edhe kalim ne pronesi prane komunitetit te pasurive vendore, te pyjeve, te kullotave etj. Jo vetem ne duar private por edhe ne duar te komunave sidomos, sepse e kemi mbingarkuar skemen e centralizuar te ruajtjes se pyjeve me drejtori te pergjithshme dhe drejtori nacionale. Ne duam ta harmonizojme me mire traditen vetqeverisese me reformat e decentralizimit te pushtetit dhe te prones. Nuk eshte e mundur qe pasuria dhe njerezit ne nje territor dhe komunitet te mos interesohen per njeri tjetrin. Ju duhet te na nxisni dhe te na mesoni ta bejme sa me mire, sa me sakte dhe me shpejt kete reforme.

Dhe me ne fund nese pyes prefektin, Kryetarin e bashkise apo kryetarin e qarkut, apo kryetarin e cdo komune kufitare (te gjithe burra shume te respektuar) se a munden kuksianet, hasianet, tropojanet te shfrytezojne rigjallerimin e industrise se perpunimit te metalit ne Prizrenin fqinje apo te industrise se famshme te elektromotorave ne Gjakove. Pergjigja do ishte pa ze.

E permbledhur ndryshe e gjitha kjo qe kam thene deri tani nenkupton qe, njohurite nderkombetare qe ka qeveria apo rajonale nuk funksionojne pa njohurite lokale qe keni ju, pa lidhjet lokale qe keni ju, pa nje bashkepunim te eksperteve dhe profesionisteve qendrore dhe lokale per te ndertuar listen faktike te pasurive per zhvilim, qe do te aktivizohen per te luftuar varferine, per rritjen e punesimit dhe te ardhurave, per eksport etj.

Qeveria dhe une si Kryeminister apo kryetar i maxhorances parlamentare kemi nje juridiksion te veçante qe nuk e ka asnje autoritet tjeter. Prandaj une marr persiper ne emer te qeverise, qe kete autoritet dhe hapesirat qe krijohen nga bashkepunimi me partneret nderkombetare, te cilat jane te pasqyruara ne projekte, marreveshje, programe, financime dhe zhvillime, te nxis bashke me qeverine dhe me ju:

Financimin me te ndjeshem per projektet e puneve publike ne Kukes, te projekteve per bujqesine, agrobiznesin, per perpunimet e thjeshta te produkteve biologjike, per mbeshtetjen e fermereve ne kete funksion, projekte qe duhet te hartohen nga autoritetet lokale te asistuar nga ekspertet e Ministrise se Bujqesise apo te huaj qe punojne me ta.

Une marr persiper te mbikqyr e te nxis nga zyra e Kryeministrit me qeverine forcimin e bashkepunimit te eksperteve te qeverise, te titullareve te administrates se larte shteterore me ju, të eksperteve dhe autoriteteve vendore në hartimin e projekteve, qe futen ne plan per tu financuar nga buxheti, zbatohen dhe kontrollohen qe te mos nderpriten apo te mos ngelin pa u financuar.

Une marr persiper ne bashkepunim me Ministrine e Ekonomise dhe sistemin e Dhomave te Tregtise nga qendra deri ketu, te identifikojme inisiativa sipermarrjeje nacionale dhe lokale, private dhe publike, qe bashkojne kapitalet per projekte urgjente, qe nxisin dhe i hapin rruge zhvillimit dhe punesimit ne qarkun e Kukesit.

Marr persiper t'i perdor ne menyre me te orientuar dhe produktive te gjitha marredheniet qe ka qeveria dhe une si Kryeminister me autoritetet e qeverive ne rajon dhe te agjencive dhe te organizatave per zhvillim ne Kosove, pra ne gjithe vijen kufitare te qarkut tuaj, e kam te sigurte bashkepunimin e Organizates se Kombeve te Bashkuara per Zhvillim se bashku me BE jane te gatshem te nderhyjne me projekte dhe financime ne infrastrukture, duke nxitur punesimin, te ardhurat prej saj dhe per pasoje duke shtuar kohezionin social. Dhe sic e theksova me siper jane ne dispozicion 2.5 milione euro. Keto para do shkojne ne dobi te bashkive dhe komunave, qe do jene te afta te hartojne projekte dhe ti zbatojne ato me profesionalizem dhe transparence. Nese ndokush mendon se keto para do i fuse ne xhep me teknologjine e tenderit te rradhes, te harroje. Do kene standarte dhe kerkesa krejtesisht evropiane qe do te plotesohen perpara se nje projekt te financohet. Por a jemi gati ne, pala shqiptare? A kane bashkite dhe komunat e qarkut te Kukesit kapacitetet e duhura njerezore dhe profesionale per te hartuar dhe zbatuar projekte? Apo do dale serish ndonje qe ti kerkoje qeverise ne Tirane tia pastroje deboren edhe nga catia e shtepise se vet?

Pa ju qeveria nuk mund te beje asgje per ju. Ne nuk na lejohet dhe nuk kemi ndermend qe per nje vote apo karrike pushteti tju mashtrojme si disa tregtare te politikes se gabit, qe edhe ketu ne Kukes ju premtojne se nga vilat ku jetojne ne Tirane apo plazhin e Durresit do bekan cudira. E kemi degjuar ate punen e pensioneve qe u dyfishokan brenda nje viti. Mjafton tu them se per 2004 u shpenzuan 40 miliarde leke (415 milione dollare) vetem per pensionet. Pra per ti dyfishuar duhen po 40 miliarde leke te tjera, ose dy here me shume sa na nevojiten per te ndertuar perfundimisht rrugen Durres – Kukes, sipas standarteve moderne nderkombetare. Besoj se nuk ka nevoje per komente te tjera. Interesant eshte fakti se reforma ne fushen e pensioneve ka nisur qe ne kohen e z.Berisha ne vitin 94, ka vazhduar dhe ne 7 vitet kur z.Meta ka qene minister, zv/kryeminister dhe kryeminister dhe do perfundoje ne vitin 2012 me barazimin e pensioneve mes qytetit dhe fshatit. Sot fshataret derdhin vetem 20% te kontributit qe do perfitojne si pension. Pjesen tjeter, pra 80% ua subvencionon shteti.

Nuk i rendita keto shifra per te bere propagande elektorale "anti", por per tju ftuar si eliten e qarkut te Kukesit qe perfaqesoni te zgjoheni, te shkundeni, te vleresoni ndryshe pergjegjesine qe keni perballe bashkeqytetareve dhe fshatareve tuaj. Mencuria dhe burresia nuk maten me barcaleta apo dolli klubesh, por ne aftesine per ti sherbyer sa me mire femijeve, familjeve, fqinjeve dhe bashkepatrioteve tane.

Nese e vute re ne kete fjale nuk bera ndonje dallim ne te djathte e te majte lidhur me te zgjedhurit vendore, par u angazhova qe kriter i vleresimit per perfitimin e financimeve do jene standartet nderkombetare. Vecanerisht lufta kunder varferise nuk ka nevoje per te djathte apo sallakse te politikes, por per sherbetore te mire te interesave te shtetasve qe na kane zgjedhur. Nderhyrjet e medha te qeverise, vecanerisht ne infrastrukture, ne arsim, shendetesi etj do i shtojne efektet me hartimin dhe zbatimin e projekteve te vogla, por te qendrueshme te autoriteteve dhe burimeve njerezore lokale.

Mbi kete optike, pres diskutimet dhe angazhimet tuaja si perfaqesues te elites se Kukesit, Tropojes dhe Hasit. Mbi kete pikesynim qe sjell zhvillim mendoj se duhet te fillojme te diskutojme te gjithe. Ne e kemi nje plan dhe projekt politik per zhvillimin e vendit, por ai duhet perthyer ne cdo komune, fshat e qark, bazuar ne resurset e veta. Kemi pyje? Si i veme ata ne eficence dhe ne te mire te rritjes ekonomike te zones? Kemi liqene dhe ujra. Sa dhe si i veme ne shfrytezim pikerisht per kete qellim, rritjen e te ardhurave te komunitetit. Kemi nje kulture te lashte bashkejetese. Si dhe sa e veme kete ne shfrytezim per perparimin dhe zhvillimin?

Ja, keto jane tema bisede, e jo llogjet e pabuka qe prodhojne vetem sherr.

Tani jam i hapur per pyetjet tuaja!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›