- Që sot bëhet aktiv plani rregullues i qendrës së banuar të Ksamilit - Në bazë të vendimit të marrë në dhjetor të vitit 2004, Kryeministri Fatos Nano ka bërë rikonfirmimim ligjor të
- Që sot bëhet aktiv plani rregullues i qendrës së banuar të Ksamilit -
Në bazë të vendimit të marrë në dhjetor të vitit 2004, Kryeministri Fatos Nano ka bërë rikonfirmimim ligjor të studimit të paraqitur nga Instituti i Urbanistikës për planin rregullues të qendrës së Ksamilit. Studimi, i cili pasi kishte kaluar edhe shkallën e miratimit nga pushteti vendor, u formatua në bazë të vërejtjeve, të bëra gjatë kësaj mbledhjeje, që ristrukturonin më mirë këtë plan rregullues jo vetëm në funksion të urbanizimit, por edhe të pritjes së një fluksi të huajsh në vazhdim, të cilët për të mbërritur në parkun kombëtar të Butrintit, i mbrojtur dhe nga UNESCO, duhet të kalojnë përmes Ksamilit.
Dekantimet e 15 viteve të fundit kishin bërë që situata në Ksamil të kaotizohej jo vetëm si rezultat i ardhjeve të njerëzve nga zona të ndryshme gjeografike të Shqipërisë, por edhe si rezultat i keqmenaxhimit nga ana e pushtetit vendor të territorit dhe akomodimit të këtyre flukseve. Ky ishte një ndër motivet kryesore që Kryeministri Nano vuri theks të veçantë në pajisjen e qendrës së banuar Ksamil, në një kohë sa më të shpejtë, me një plan rregullues. Duke filluar që sot Ksamili radhitet si një ndër 4 qendrat, që kanë tashmë një plan aktiv të urbanizimit, duke i hapur rrugë zhvillimit afatgjatë urbanistik të tij.
Në ndryshim nga planet rregulluese të qyteteve, një veçori e këtij plani është se ai synon urbanizim e zonës informale të Ksamilit, i cili në masën 75% është zonë informale, por gjithashtu është patur parasysh që zona e banuar të ketë një parcelizim 300 metra katror për banesë, pasi duke zvogëluar parcelat e veçanta do të krijohet mundësia e sistemimit të atyre familjeve, të cilat si rezultat i zgjerimit të rrugëve do t'u prishen ndërtesat pa leje.
Është e rëndësishme të theksohet se ky plan është bërë duke marrë parasysh ndërtimet ekzistuese, nuk është një plan teorik dhe kjo qenë dhe porosia e veçantë e Kryeministrit Nano, me qëllim që numri i prishjeve të reduktohet vetën në minimumim e domosdoshëm, që do të thotë prishje në të dy anët e rrugës nacionale nga ndërtimet që ndodhen më afër se 20 metra dhe që i heqin mundësinë zgjerimit të kësaj rruge, e cila është rrugë strategjjike përsa i përket aspektit turistik, si dhe disa prishje të ndërtesave të veçanta, që ndodhen pranë brigjeve të detit Jon ose në krahun tjetër të qytetit pranë brigjeve të liqenit të Butrintit, i cili, ndër të tjera, është edhe zonë e mbrojtur nga konvencioni i Ramstarit.
Plani gjithashtu rivlerëson edhe qendrën e qytetit të Ksamilit, duke e kthyer këtë në një qendër me funksion të dyfishtë jo vetëm për banorët, por edhe për turistët, përpos përmirësimit të rrjetit rrugor dhe kryesisht dy magjistraleve që do të jenë paralel me rrugën nacionale.