E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano priti sot në një takim komisioneri europian për energjinë, Andris Pibalgs, gjatë të cilit u diskutua për zhvillimet në sektorin e energjisë dhe mbështetjen e bashkëp

Kryeministri Fatos Nano priti sot në një takim komisioneri europian për energjinë, Andris Pibalgs, gjatë të cilit u diskutua për zhvillimet në sektorin e energjisë dhe mbështetjen e bashkëpunimin e mëtejshëm me komisionin europian në funksion të reformave qe zhvillojne kete sektor te rendesishem.

Z. Pibalgs vlerësoi progresin e dukshëm dhe rezultatet positive të reformave të ndërmarra në sektorin energjitik, duke shprehur mbështetjen në funksion të forcimit të tyre në të ardhmen. Ai konstatoi se në këtë fushë Shqipëria ka bërë arritje të rëndësishme. Z.Pibalgs tha se komisioni do të vazhdojë të asistojë dhe mbështesë me ekspertizë për realizimin e projekteve të rëndësishme që ndikojnë në fuqizimin e sektorit energjitik në Shqipëri.

Z.Nano tha se qeveria shqiptare, duke e konsideruar prioritet zhvillimin e sektorit te energjisë, ka hartuar një politikë kombëtare afat mesme dhe afat gjatë të konkretizuar në Dokumentin e Politikave dhe në Strategjinë Kombëtare të Energjisë. Në këtë kunadër, theksoi z.Nano, është krijuar kuadri ligjor për energjinë në përputhje me direktivat e BE-së, janë ngritur institucionet e tregut dhe të energjisë, është kryer ristrukturimi i Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare, vazhdojnë përgatitjet për privatizimin e sektorit elektrik, si dhe po punohet në drejtim të reformës tarifore.

Duke u ndalur në projektet energjtike rajonale, z.Nano tha se Shqipëria si pjestare aktive në grupin e vendeve nismëtare për krijimin e Tregut Rajonal të Energjisë po bashkëpunon në mënyrë aktive në këtë funksion.

"Shqipëria, - tha z.Nano, - ka nënshruar Marrveshjen e Mirëkuptimit të Athinës për Tregun Rajonal të Energjisë, po negocion me BE-në Draft Traktatin për krijimin e Komunitetit të Energjisë. Të gjitha këto në kuadër të liberalizimit të tregut të energjisë dhe të plotësimit të kërkesave gjithnjë në rritje për energji në vendin tonë dhe në rajon, sipas parimit të prodhimit me kosto sa më të ulët".

Në kuadrin rajonal, z.Nano dhe z.Pibalgs vlerësuan rolin dhe bashkëpunimin e Shqipërisë me vendet e rajonit për realizimin e projekteve të rëndësishme rajonale, duke veçuar interkonjeksionin me Malin e Zi për ndërtimin e linjës 400 kV Elbasan –Podgoricë; me Maqedoninë dhe Bulgarinë për ndërtimin e linjës 400 KV përgjatë Korridorit të 8; me Kosovën linja kryesore 400 kV Kosovë-Shqipëri është në proces studimi. Ndërkohë z.Nano shprehu mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare edhe për projektet e ardhshme me karakter rajonal si projekti AMBO, për ndërtimin e naftësjellësit Bullgari – Maqedoni – Shqipëri; projektin për ndërtimin e gazsjellësit Lindje – Perëndim.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›