Kryeministri Fatos Nano, nëpërmjet një mesazhi dërguar sot familjes së ish-Kryeministrit të Libanit, Rafik Hariri, shpreh keqardhjen e thellë për vdekjen e parakohshme dhe tragjike, si dhe vle
Kryeministri Fatos Nano, nëpërmjet një mesazhi dërguar sot familjes së ish-Kryeministrit të Libanit, Rafik Hariri, shpreh keqardhjen e thellë për vdekjen e parakohshme dhe tragjike, si dhe vlerëson figurën dhe kontributin e tij të madh për rindërtimin, paqen dhe demokracinë në vendin e tij, pas konflitit disavjeçar në Liban.
"Humbja e tij lë një zbrazëti të ndjeshme jo vetëm në Liban, vendit të cilit ai i kushtoi gjithë energjinë e dashurinë për ta rimëkëmbur e bashkuar pas luftës vëllavrasëse, por edhe në gjirin e bashkësisë ndërkombëtare që vlerësonte tek ai burrin e shquar të shtetit, luftëtarin e paepur në luftën kundër terrorizmit e gjithë ekstremizmave, si dhe për demokraci e të drejtat e njeriut", shkruhet në këtë mesazh.