Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë sot paradite në ceremoninë e përurimit të Memorialit për nder të Nënë Terezës, një nga figurat më të shquara të kombit shqiptar. Kjo ceremoni ësh
Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë sot paradite në ceremoninë e përurimit të Memorialit për nder të Nënë Terezës, një nga figurat më të shquara të kombit shqiptar. Kjo ceremoni është zhvilluar në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar, duke i paraprirë ditës së Lumturimit të Nënë Terezës në Vatikan nga Shenjtëria e Tij, Papa Gjon Pali i II.
Kryeministri Nano ka prerë shiritin e përurimit të Memorialit për Nënë Terezën, ku përveç portretit të saj në bronx gjendeshin disa shprehje të saj si dhe sende personale. Më pas Kryeministri dhe të pranishmit në këtë ceremoni kanë parë nga afër pikturat dhe skulpturat e bëra për nder të Nënë Terezës nga artistë të ndryshëm.
Kryeministri Nano shkroi një mesazh në librin e shënimeve të Muzeut Historik Kombëtar për këtë ngjarje. "Ditë e shenjtë në Vitin e shenjtë të NËNË TEREZËS. AMEN"