E Diel, 1 Nëntor 2026

Në përfundim të mbledhjes së sotme të qeverisë, Kryeministri Z. Fatos Nano i ka kërkuar Ministrit të Rendit Publik Luan Rama të sqarojë kabinetin qeveritar në lidhje me incidentin e ndodhur

Në përfundim të mbledhjes së sotme të qeverisë, Kryeministri Z. Fatos Nano i ka kërkuar Ministrit të Rendit Publik Luan Rama të sqarojë kabinetin qeveritar në lidhje me incidentin e ndodhur midis tij dhe kryeredaktorit të Televizionit "Vizion +", Ilir Babaramo dy ditë më parë.

Pas sqarimeve të ministrit të rendit publik para kabinetit qeveritar, Kryeministri Fatos Nano, është shprehur: " Z. Rama, qeveria nuk është institucion edukativ. Për këtë arsye unë i kam kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm në një takim pune sot që të përshpejtojë të gjitha veprimet për hetimin e rrethanave të incidentit që është bërë publik.

Arsyetimin e dorëheqjes unë nuk e pranoj. Në rast se vërtetohen rrethana abuzimi me detyrën unë do t'ju shkarkoj. Kërkova që ju të komunikoni drejtpërdrejt me kolegët e kabinetit qeveritar, sepse qeveria që unë drejtoj nuk mund të jetë peng i askujt brenda apo jashtë qeverisë për shkaqe private. Në qoftë se rrethanat që do të hetohen vërtetojnë kapërcim të së drejtës nga ana juaj, unë do të arsyetoj politikisht dhe nuk e mbaj qeverinë peng të emocioneve të çfarëdo moshe dhe çfarëdo rrethane."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›