Kryeministri Fatos Nano u takua sot me Presidentin e Kompanisë së njohur rumune "Rompetrol", Dinu Patriciu, kompania më e fuqishme private në tregun rumun e cila operon në sektorin e hidroka
Kryeministri Fatos Nano u takua sot me Presidentin e Kompanisë së njohur rumune "Rompetrol", Dinu Patriciu, kompania më e fuqishme private në tregun rumun e cila operon në sektorin e hidrokarbureve.
Në fillim të takimit, Kryeministri Nano i ka njohur drejtuesit e kësaj Kompanie me angazhimin e qeverisë shqiptare që në kushtet e reja të një ekonomie të hapur të nxise interesat e investitorëve të huaj në fusha të ndryshme të ekonomisë duke përfshirë edhe tregun e hidrokarbureve.
Bashkëbiseduesit kanë nëvizuar faktin se marrëdhëniet e shkëlqyera politike midis dy vendeve, ka ardhur koha të shtrihen në mënyrë intensive edhe në fushën ekonomike.
Presidenti i "Rompetrol" i shprehu Kryeministrit Nano synimet e kompanisë që ai drejton për të qenë prezent në tregun shqiptar të hidrokarbureve. Z. Patriciu u shpreh se "Rompetrol" është e interesuar të investojë në sektorin e prodhimit të naftës dhe produkteve të saj. Sipas drejtuesve të lartë të kompanisë Rumune veprimtaria e tyre e cila është shtrirë tashmë në disa vende të rajonit synon integrimin e këtij sistemi në një koncept të përbashkët të tregut rajonal për hidrokarburet.
"Rompetrol" u krijua në vitin 1974 dhe pas privatizit të saj është më e madhja kompani private me aktivitet në industrinë e gazit dhe të naftës. Veprimtaria e saj vitet e fundit ka ardhur gjithmonë në rritje. Kjo kompani është mjaft e suksesshme në çpim, kërkim dhe prodhimin e naftës dhe të gazit jo vetëm në Rumani, por edhe jashtë saj në disa vende të Amerikës së Jugut, Afrikës dhe Eropës. Kontributi fiskal i saj përfaqëson 160 milion dollarë, afërsisht 5% të buxhetit për vitin 2003.