E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka marrë sot mesazhe urimi nga personalitete të larta të vendeve të rajonit me rastin e rizgjedhjes në postin e Kryetarit të PSSH-së. Në mesazhin e z. Cervenkovski

Kryeministri Fatos Nano ka marrë sot mesazhe urimi nga personalitete të larta të vendeve të rajonit me rastin e rizgjedhjes në postin e Kryetarit të PSSH-së.

Në mesazhin e z. Cervenkovski drejtuar Kryeministrit Nano thuhet:

"Pas rizgjedhjes si Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, në Kongresin e VI të saj, dëshiroj t'Ju shpreh urimet e mia më të mira dhe të sinqerta për vazhdimin e sukseseve tuaja sinjifikante dhe në kryerjen e detyrës suaj me mjaft përgjegjësi.

Në vijim të bashkëpunimit shumë intensiv dhe të hapur mes dy vendeve tona dhe partive politike, unë jam i bindur se përmes përpjekjeve të përbashkëta do ta vazhdojmë më tej këtë bashkëpunim në interes të paqes, stabilitetit dhe zhvillimeve demokratike të vendeve tona dhe të të gjithë rajonit.

Unë besoj se takimi i ardhshëm trilateral në Mal të Zi do t'i japë një impakt të ri zhvillimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë, Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Malit të Zi, në mënyrë të veçantë në realizimin e qëllimeve tona strategjike si integrimi europian dhe në strukturat euro-atlantike".

Ndërsa, Kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrimin z. Ali Ahmeti e ka përshëndetur Kryeministrin Fatos Nano, përmes një bisede telefonike, duke shprehur kënaqësinë dhe urimet më të mira me rastin e rizgjedhjes në krye të PSSH.

Po ashtu z. Ahmeti e ka njohur Kryeministrin Nano me hapat e ndërrmarra në Maqedoni lidhur me ecurinë e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, për reformën arsimore në vend dhe thellimin e bashkëpunimit midis të dy vendeve. Gjithashtu ata kanë ndarë të njëjtin mendim për rolin moderator të shqiptarëve kudo në rajon dhe në proceset integruese euroatlantike.

Gjithashtu Z.Nano ka marrë sot një mesazh urimi edhe nga Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Arbën Xhaferri.

Në këtë mesazh, Z.Xhaferri shprehet:

"Uroj që verdikti i socialistëve të jetë inkurajim në misionin dhe të ardhmen e PS-së dhe të kontribuojë në përsosjen e demokracisë, tolerancës dhe bashkëpunimit brenda partisë që Ju drejtoni dhe mbarë spektrit politik shqiptar. Duke iu uruar suksese të mëtejshme në punën tuaj në krye të PS-së, më lejoni tJU siguroj se përvoja dhe bashkëpunimi mes nesh nuk do të mungojnë edhe në të ardhmen".

Me rastin e rizgjedhjes në krye të Partisë Socialiste, Z.Nano ka marrë po sot një tjetër mesazh urimi nga Kryetari i Partisë Socialiste të Bullgarisë, Sergei Stanishev.

Duke uruar Z.Nano për rizgjedhjen e tij në këtë post, Z.Stanishev shprehet:

"Rizgjedhja Juaj është rezultat i përpjekjeve Tuaja të vazhdueshme dhe të partisë Suaj për të përballuar me sukses sfidat e së sotmes dhe e kontributit Tuaj domethënës në proçesin e reformave demokratike në Shqipëri", shprehet Z.Stanishev në mesazhin drejtuar Z.Nano.

Kryeministri Nano ka marrë sot mesazhe urimi edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Dragisha Burzan, si dhe nga autoritet e larta të Partisë Aleanca e Majtë Demokratike e Polonisë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›