E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka marre sot nje leter nga Bertie Ahern Kryeministër i Irlandës, ne te cilen vleresohet komunikimi i vazhdueshem i Kryeministrit me te edhe ne funksionin e tij si Presidenti

Kryeministri Fatos Nano ka marre sot nje leter nga Bertie Ahern Kryeministër i Irlandës, ne te cilen vleresohet komunikimi i vazhdueshem i Kryeministrit me te edhe ne funksionin e tij si Presidenti i Keshillit Europian ashtu dhe me autoritetet e Keshillit mbi ecurine e negociataveve per Marreveshjen e Stabilizim Asocimit me BE te Shqiperisë. Në këtë letër zoti Ahern shkruan se "mirëpresim vlerësimin tuaj mbi gjykimet realiste të adoptuara në Raportin mbi Proçesin e Stabilizim-Asociimit të Komisionit për vitin 2004 dhe angazhimin tuaj personal në përgatitjet e Shqipërisë për Partneritetin Europian". Unë pres,- ka vijuar ai - që Partneriteti do të miratohet formalisht në javët e ardhshme.

Zoti Ahern ka theksuar se Partneritetet Europiane për vendet e Ballkanit Perëndimor janë një evidencë e qartë e angazhimit të Bashkimit Europian për implementimin e plotë të Axhendës së Selanikut. Sipas tij, Samiti i Selanikut vitin e kaluar konfirmoi se forcimi i Proçesit të Stabilizim-Asociimit përbën kuadrin e arritjes së objektivave të përbashkët, integrimin e vendeve të rajonit në strukturat e Bashkimit Europian.

Gjithashtu, zoti Ahern ka theksuar faktin se "Partneriteti Europian do të identifikojë qartë objektivat afatmesëm dhe afatgjatë që duhet të përmbushë Shqipëria për progres të mëtejshëm dhe real drejt Bashkimit Europian. Progresi i prekshëm në implementimin e reformave, eshte sigurisht një kusht parësor për përfundimin me sukses të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit".

"Ne vlerësojmë progresin e bërë deri më tani në negociatat për MSA dhe inkurajojmë fuqimisht Shqipërinë të përshpejtojë procesin e reformave, veçanërisht në implementimin e reformës legjislative. Ne mbështesim rekomandimet e Komisionit", shprehet në letrën e tij Presidenti i Këshillit të Europës ndërsa ka theksuar bindjen se pas adresimit të rekomandimeve të Komisionit për impelmentimin e reformave gjatë vitit të kaluar, Shqipëria do të arrijë një progres më të shpejtë në negociata.

"Viti përpara do të jetë një vit shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, dhe për zhvillimin e marrëdhënieve Shqipëri-Bashkim Europian. Unë shpresoj se Raporti mbi Proçesin e Stabilizim - Asociimit të Komisionit për vitin 2005 do të reflektojë substancialisht progresin e Shqipërisë në proçesin e reformave, në mënyrë që të garantojnë plotësisht implementimin e plotë të Marrëveshjes së ardhshme të Stabilizim Asociimit", shkruan ai.

NË përfundim të kësaj letre zoti Ahern pasi përshëndet ngrohtësisht angazhimin personal të Kryeministrit shqiptar për progres ka shprehur bindjen e sinqertë "që në këtë periudhë BE dhe Shqipëria do të punojnë sëbashku drejt përfundimit dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›