Sot, Këshilli i Ministrave, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, miratoi certifikatën provizore të pronësisë së pasurive të paluajteshme, shtesë kjo e bërë në vendimin përkatës.
Sot, Këshilli i Ministrave, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, miratoi certifikatën provizore të pronësisë së pasurive të paluajteshme, shtesë kjo e bërë në vendimin përkatës.
Miratimi i përdorimit të një certificatë të vecante per karabinate vjen pas inisiatives vendimarrese se qeverise qe solli miratimin e shteses ne ligjin "Per kontrollin dhe disiplinimin e punimeve te ndertimit", ku Zyrat e Regjistrimit te Pasurive te paluajteshme ngarkohen per te kryer regjistrimin provizor te objektit ne fazen e perfundimit te karabinase.
Ky regjistrim dhe paisja me certifikaten perkatese i hap rruge investitoreve dhe qytetareve qe te kene mundesi te marrin pronesine e ligjshme provizore per objektin qe disponojne.
Gjthashtu impakti do te jete i dukshem per qytetaret ne marrjen e kredive nga bankat ne kete funksion ashtu dhe te investitoreve, si dhe nxit zhvillimin e ketij tregu duke shmangur njekohesisht dhe evazionin e mundeshem fiskal.
Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme menjehere pas miratimit te certificates kane bere gati udhezimin per kete çeshtje dhe ne te 35 zyrat ne territorin e vendit do te filloje regjistrimi provizor i karabinave me kerkese te pronareve apo investoreve . Po ashtu sot eshte miratuar dhe tarifa perkatese per kete regjistrim e cila do te jete 1.000 leke te reja .
U miratua vendimi "Për kompensimin e qerasë së banesës së punonjësit të pastrehë të Gardës së Republikës së Shqipërisë, në rast transferimi".
Sipas këtij vendimi, punonjësit e Gardës së Republikës së Shqipërisë, në rast transferimi për nevoja pune e shërbimi jashtë vendbanimit, përfitojnë shpërblimin mujor për kompensimin e qerasë së banesës, deri në sigurimin e banesës nga shteti, në amsën dhe kriteret e përcaktuara si më poshtë:
a) 70% të çmimit mesatar mujor të tregut, për qera banese të tipit garsonierë, kur nuk ka persona në ngarkim;
b) 70% të çmimit mesatar mujor të tregut, për qera banese të tipit 1+1, kur ka në ngarkim deri në dy persona;
c) 80% të çmimet mesatar mujor të tregut, për qera banese të tipit 2+1, kur ka në ngarkim më shumë se dy persona.
Çmimi mesatar i qerasë së banesës përcaktohet çdo vit nga Garda e Republikës, duke u bazuar në të dhënat e Institutit të Statistikës. Kriteret janë përcaktuar duke patur parasysh kushtet e nevojshme që duhen për një jetë normale të një punonjësi apo përbërjes së familjes së tij. Vendimi është përgatitur në përputhje me nenin 100 të Kushtetutës dhe në dispozitat e ligjit "Për Gardën e Repubklikës së Shqipërisë".
U miratua vendimi "Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.579, datë 8.12. 1999, të Këshillit të Ministrave, "Për kushtet dhe masën e përfitimeve nga sigurimi shoqëror suplementar të ushtarakëve dhe anëtarëve të familjeve të tyre, në rastet e nxjerrjes së tyre në rezervë, lirim apo pension".
Sipas vendimit, paga referuese e ushtarakut të Forcave të Armatosura, që ka dalë në rezervë apo lirim pas datës 30.7.1999 dhe e drejta për të përfituar i ka lindur pas datës 1.1.2004, përfshirë edhe këtë datë, përbëhet nga:
-paga bazë për gradë, sipas viteve të shërbimit;
-shtesa për kushte të veçanta pune e shërbimi;
-shtesa për punë të vështirë e të dëmshme për shëndetin.
Ky vendim bën të mundur vazhdimin e procedurave të mëtejshme për trajtimin e ushtarakëve të cilët dalin në rezervë apo lirim pas datës 1 janar 2004.
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin "Për një ndryshim nr.343, datë 11.7.2002, të Këshillit të Ministrave, "Për pajisjen me numër telefoni celular të personave juridikë, publikë", të ndryshuar.
Nisur nga synimi për të ulur, sa të jetë e mundur, por pa cënuar detyrën, shpenzimet operative të institucioneve buxhetore, Keshilli i Ministrave vendosi një rishikim të këtyre pagesave.
Sipas vendimit të miratuar, bëhet një ngushtim i numrit të funksionarëve të cilëve u ofrohet përballimi i pagesës, qoftë edhe për lidhje ndërkombëtare pa limit të caktuar. Në këtë kategori u vendos që të mbeten vetëm 6 funksionarë kryesorë të shtetit shqiptarë kundrejt rreth 80 funksionareve qe gezonin me pare kete te drejte.
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin "Për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit në institucionet shtetërore".
Sipas vendimit të miratuar, që hyn në fuqi menjëherë, orari ditor i punës nga dita e hënë deri ditënm e enjte fillon në orën 8.00 dhe përfundon në orën 16.30. Ndërsa ditën e premte fillon në orën 8.00 dhe përfundon në orën 14.00.
U miratua projektligji "Për një shtesë në Ligjin nr.7697, dt. 7.4.1993 "Për kundravajtjet administrative" të ndyshuar.
Ndyshimet në projektligj kanë të bëjnë me kondravajtjet e konstatuara nga organet e policisë pyjore. Sipas këtij projektligji, 30 përqind e të ardhurave nga kondravajtjet i kalojnë Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe Kullotave që do t'i përdorë për nevojat e shërbimit pyjor, ndërsa 70 për qind kalojnë në favor të buxhetit të shtetit.
Kjo shtesë në ligj bëhet me qëllim që të parandalohen dëmet e mëtejshme që i janë sjellë pasurisë pyjore nga dëmtuesit e ndryshëm dhe veçanërisht nga kontrabanda e lëndës drusore që përbën një problem shqetësues. Shërbimi pyjor ka nevojë për më tepër mbështetje nga shteti. Prandaj shtesa që bëhet në ligjin "Për kondravajtjet administrative" do të mundësojë që punonjësit e policisë pyjore të jënë më të motivuar në mbrojtjen e kësaj pasurie dhe do t'i nxisë ata për t'u angazhuar maksimalisht në luftën kundër kondrabandës së lëndës drusore dhe ruajtjes së pujeve nga dëmtues të tjerë.
U miratua gjithashtu edhe projektligji "Për ratifikimin e Marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrasve të Bosnjë – Hercegovinës, për Transportin Ajror".
Kjo Marrëveshje, është në vazhdim të politikave të Qeverisë për zhvillimin e transportit ajror të vendit tonë, integrimin e transporteve shqiptare nëpërmjet rritjes së numrit të marrëveshjeve dypalëshe ndëkombëtare në fushën e transportit ajror dhe në kuadër të forcimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit. Ajo synon krijimin e kushteve për zhvillimin e transportit ajror të pasagjerëve dhe të mallrave midis dy vendeve. Gjithashtu, ajo synon edhe rritjen e numrit të fluturimeve për dhe nga Shqipëria, rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj pasagjerëve etj.
Nënshkrimi i kësaj Marrëveshjeje i krijon mundësi palës shqiptare që të plotësojë të gjithë hartën e operimit rajonal në fushën e transportit ajror, të bashkëpunojë me palën e Bosnjës dhe Hercegovinës në fusha me interes të përbashkët të aviacionit civil, të shërbimeve aeroportuale, të kualifikimit të personelit, të përmirësimit të legjislacionit dhe të sistemit rregullator të licensimit, çertifikimit dhe të mirëmbajtjes.
Në Marrëveshje përcaktohen në mënyrë të përgjithshme parimet e operimeve të shërbimeve të shoqërive ajrore, të drejtat e trafikut ajror, të sigurimit të aviacionit civil, të tarifave për zbatim, të aktiviteteve ajrore, të përdorimit të fluturimeve charter, të shkëmbimit të informacionit etj.
U miratua vendimi "Për caktimin e elementëve të sigurisë dhe miratimin e formës së dokumentit të identifikimit të shtetasve shqiptarë".
Me anën e këtij vendimi u miratua caktimi elementëve të sigurisë dhe forma e dokumentit të identifikimit të shtetasve shqiptarë. Këta janë elementë të domosdoshëm që përshkruajne dokumentin e identifikimit dhe garantojne sigurinë e tij, sipas parametrave ndërkombëtarë. Materiali me të cilin do të bëhet dokumenti, përmban gjithë elementët e sigurisë, është i durueshëm nga lagështia, nga perthyerja, ka fleksibilitet të pëlqyeshëm, është i qëndrueshëm, rezistent ndaj gërryerjes etj. Materiali është i rezistueshëm për një periudhë 5 vjeçare. Gjithashtu, fotografia e shtetasit që do të vendoset ne dokumentin e identifikimit do të jetë me elementë biokimikë dhe do të hidhet në mënyrë elektronike me rezolucion të lartë. Po ashtu një element tjetër biokimik që rrit ndjeshëm sigurinë e dokumentit është gjurma e gishtit, që do të shërbejë për të rritur aftësinë verifikuese të dokumentit. Kështu plotësohet një element shumë i rëndësishëm në përafrimin me standartet e BE.
Miratimi i këtij vendimi është një hap shumë i rëndësishëm në thellimin e reformimit të Shërbimit të Gjendjes Civile. Ai hedh bazat për përfitimin e dokumentit të ri të identitetit, lëshimi i të cilit do të shënojë një hap të madh përpara në reformën e forcimit të shtetit ligjor, në procesin e stabilizim asociimit dhe në krijimin e mundësive konkrete për rritjen e besueshmërisë në dokumentet identifikuese shqiptare, si kusht bazë për lëvizjen e lirë të shtetasve shqiptarë.
U miratua vendimi "Për miratimin e listës së barnave, që rimbursohen nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe masën e mbulimit të çmimit".
Lista e re e barnave që rimbursohen përmban 338 barna. Në këtë listë nuk janë bërë ndryshime të rëndësishme në përmbajtje.
Në listën e re të rimbursimit për vitin 2004, prodhimi vendas përfaqësohet me 76 barna alternativa të para, 22 për qind e listës. Pesha e tyre zë 13 përqind të të gjithë efektit financiar të kësaj liste.
Sipas këtij vendimi masa e mbulimit të listës së barnave, që rimbursohen, sipas klasifikimit ATC, do të jetë nga 50 përqind deri në 100 përqind.
U miratua vendimi "Për ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit të mjediseve të degëve të mobilizimit në qytetin e Librazhdit, të cilat janë në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes, dhe për një ndryshim në vendimin nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme, shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes".
Në bazë të këtij vendimi bëhet ndryshimi i përgjegjësisë së degëve të mobilizimit në qytetin e Librazhdit nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Arsimit dhe Shkencës për t'u përdorur për sistemimin e Drejtorisë Arsimore në Librazhd.
U miratua vendimi "Për miratimin në parim të marrëveshjes së kredisë së zhvillimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), për projektin e menaxhimt të burimeve ujore".
Marrëveshja e kredisë e propozuar nga IDA për financimin e projektit të menaxhimit të burimeve ujore ka vlerën e 15 milion dollarëve dhe do të përfundojë brenda 31 dhjetorit të vitit 2008.
Realizimi i projektit të menaxhimit të burimeve ujore është i nevojshëm për të vazhduar iniciativën e filluar në projektin e parë dhe të dytë të rehabilitimit të ujitjes dhe të kullimit edhe në rrethe të tjera fushore të vendit, si dhe vazhdimin e forcimit të reformave institucionale në sektorin e ujitjes dhe kullimit. Vlera totale e projektit është rreth 39 milion USD.
Objektivi kryesor i këtij projekti është rritja e të ardhurave të fermerëve nëpërmjet rehabilitimit të sistemeve të ujitjes dhe kullimit dhe rritjes së qëndrueshmërisë së sektorit të ujitjes, përmes furnizimit të shoqatave të përdorimit të ujit dhe krijimit të federatave të shoqatave të përdorimit të ujitjes, si dhe riorganizimin e ndërmarrjeve të ujrave dhe shndërrimin e tyre në Borde Kullimi. Një synim tjetër i projektit është mbështetja e zhvillimit të sektorit të menaxhimit të burimeve ujore në tërësi, duke mbështetur dhe menaxhimin më të mirë të këshillave të baseneve të lumenjve dhe mbështetje të sekretariatit teknik të këshillit kombëtar të ujit.
U miratuan një numër vendimesh në funksion të kalimit të kompetencave pushtetit vendor. Me anë të këtyre vendimeve bëhet miratimi i listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore që janë në juridiksionin territorial dhe administrativ të bashkive dhe komunave të mësipërme, sipas propozimit të paraqitur nga këshillat i këtyre bashkive apo komunave.
Vendimet janë:
"Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në bashkinë e Beratit".
"Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në bashkinë e Lezhës".
"Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në bashkinë e Gramshit".
"Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në bashkinë e Divjakës".
"Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Tërbuf".
"Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Ngraçan".
"Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Fier-Shegan".
"Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Allkaj".
"Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Remas".
"Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Ballagat".
U miratua vendimi "Për miratimin e listës së inventarit dhe transferimin në pronësi të bashkisë së Fierit, të pronave të paluajtshme shtetërore, të ish uzinës së fermentimit të duhanit".
Me anë të këtij vendimi bëhet miratimi i listës së inventarit dhe transferimin në pronësi të bashkisë së Fierit, të pronave të paluajtshme shtetërore, të ish uzinës së fermentimit të duhanit. Mjediset e ish uzinës së fermentimti të duhanit do të përdoren për ngritjen e një qendre publike të formimit profesional. Ristrukturimi i ambienteve të ish uzinës dhe ngritja e kësaj qendre do të behët me fondet e buxhetit të shtetit dhe ndihmën e donatorëve.