E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka marrë sot një mesazh urimi nga Kryeministri i Republikës së Turqisë, z. Recep Tayip Erdogan. Në këtë mesazh thuhet: "Me kënaqësi të madhe mësova për mba

Kryeministri Fatos Nano ka marrë sot një mesazh urimi nga Kryeministri i Republikës së Turqisë, z. Recep Tayip Erdogan.

Në këtë mesazh thuhet:

"Me kënaqësi të madhe mësova për mbajtjen më 12 dhe 13 dhjetor 2003 dhe përfundimin me sukses të Kongresit të Partisë Socialiste, e cila ka një vend të veçantë në jetën politike të Shqipërisë dhe për rizgjedhjen e Shkëlqesisë Tuaj në postin e Kryetarit të Partisë.

Kam bindjen e plotë se Shqipëria mike dhe motër, të cilën e vlerësojmë si një ndër vendet me rol të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, nën udhëheqjen e sprovuar të Shkëlqesisë Tuaj, në paqe dhe në stabilitetet, do të arrijë për një kohë të shkurtër nivelin e përparuar të mirëqënies që meriton.

Vlerësojmë edhe hapat e vendosur që Qeveria e Shqipërisë nën udhëheqjen tuaj po hedh në proçesin e integrimit me institucionet euro-atlantike".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›