E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka marre sot pjese ne ceremonine e rivarrimit te deshmoreve te Forcave Ajrore te Shqiperise ne varrezat e Deshmoreve te Kombit. Kryeministri pas homazheve te rastit dhe vendosj

Kryeministri Fatos Nano ka marre sot pjese ne ceremonine e rivarrimit te deshmoreve te Forcave Ajrore te Shqiperise ne varrezat e Deshmoreve te Kombit. Kryeministri pas homazheve te rastit dhe vendosjes se kurores ne shenje nderimi u shpreh:

"Të respektuar pjestarë të familjeve të dëshmorëve,
Të nderuar pjesëmarrës!"

Ndjehem veçanërisht i prekur në këtë moment. Ndjehem i prekur por njëkohësisht edhe krenar, siç jeni që të gjithë ju. Veprimi që po kryejmë sot përmes kësaj ceremonie të merituar ka qënë një nga detyrimet e shtetit për të rënët dhe për veprën e tyre. Të rënët, dëshmorë të Forcave Ajrore të Shqipërisë, na kanë mbledhur këtu për të rifreskuar kujtesën tonë si dhe përkushtimin që duhet të demonstrojë secili ndaj atdheut. Kjo që po bëjmë sot rikonfirmon edhe një herë se: kush bie për atdheun, mbetet i nderuar përjetësisht.

Sot, përmes kësaj ceremonie, ne përkulemi me respekt të thellë ndaj veprës së të rënëve dhe vetmohimit që ata kanë demonstruar. Kjo është një ceremoni e thjeshtë si vetë jeta e tyre. Por njëherësh kjo ceremoni është tepër kuptimplote dhe që rrezaton respektin e brezave për të gjithë ata që dhanë jetën e tyre në shërbim të Shqipërisë sonë të dashur.

Duke filluar nga sot, edhe "Shqiponjat Tona Të Ajrit" do të prehen krahpërkrah me njerëzit më të nderuar të kombit pranë monumentit të Nënës Shqipëri.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›