Te nderuar zoterinj Ambasadore Te nderuar zonja dhe zoterinj ministra Te nderuar pjesemarres, Është një kënaqësi e vecante për mua që të marr pjesë në këtë konferencë e cila shënon

Te nderuar zoterinj Ambasadore
Te nderuar zonja dhe zoterinj ministra
Te nderuar pjesemarres,
Është një kënaqësi e vecante për mua që të marr pjesë në këtë konferencë e cila shënon në vetvete një stad të ri të administrimit të së ardhmes sonë europiane. Kjo e ardhme, e cila po konturohet gjithnjë e më qartë falë një aktivititeti të strukturuar tashmë edhe zyrtarisht në bashkëpunim edhe me partnerët tanë euroatlantikë, nuk mund të kuptohet pa këtë zhvillim të domosdoshëm që shënon jo vetëm thellimin, por edhe koordinimin më të plotë të reformave tona të cilat synojnë një zhvillim të qëndrueshëm, afatgjatë dhe që në analizë të fundit do të na cojnë në përmbushjen e qëllimit bazë të qeverisjes sonë: rritjen e nivelit të jetesës së qytetarëve shqiptarë dhe përafrimin e këtij niveli me atë europerëndimor.
Qeveria shqiptare eshte tërësisht e angazhuar per të realizuar programin tepër ambicioz per zhvillimin dhe modernizimin e vendit si dhe per të realizuar përfundimisht integrimin e Shqipërisë në strukturat dhe institucionet euroatlantike.
Programi i qeverisë që unë drejtoj po konkretizohet dhe po zhvillohet në thellesi permes strategjive e programeve te vendimarrjeve prioritare te cilat jane hartuar dhe po zbatohen gjithnje e me shume nepermjet nje procesi pjesëmarrjeje dhe bashkëpunimi i cili tashmë është institucionalizuar me të gjithë aktoret shqiptare dhe nderkombetare.
Hapja e Negociatave me Bashkimin Europian perben nje moment teper te rendesishem politik dhe konfirmon vleresimin pozitiv te hapave që ka bërë Shqipëria. Njëkohësisht ky është një moment nxites tepër i fuqishem per te gjitha strukturat dhe kërkon nje angazhim edhe me serioz per te kryer me vendosmeri dhe per te pershpejtuar ritmet e reformave zhvilluese, modernizuese dhe europianizuese te vendit. Ai perben në vetvete nje proces qe ofron oportunitete te reja zhvilluese cilesore të cilat ne na duhet t'i shfrytëzojmë në maksimunim e vet.
Ne kete kuader procesesh integruese, Strategjia Kombetare per Zhvillimin Ekonomik dhe Social (shkurt SKZHES), e hartuar me mbeshtetjen e partnereve tane nderkombetare dhe e vleresuar prej tyre, eshte dokumenti themelor ne te cilin mbeshtetet dhe orientohet aksioni ekzekutiv i programuar i qeverise. Kjo strategji eshte njekohesisht nje orientim strategjik i reformave sektoriale dhe i masave te lidhura me to dhe ajo po behet gjithnje e me shume prone dhe dokument orientues edhe i qeverisjes vendore, si dhe i institucioneve jo-ekzekutive te shtetit. Vete procesi i pjesemarrjes se shoqerise civile dhe komunitetit te biznesit flet per shnderrimin gradual te ketij dokumenti ne prone te te gjithe grupeve te interesit duke justifikuar kështu edhe emertimin e tij kombëtar.
SKZHES ka percaktuar objektivat tona afatmesme dhe afatgjata, perqasjen metodike te arritjes se ketyre objektivave nepermjet politikave dhe instrumentave te pershtatshem si dhe planin afatmesem te masave publike prioritare.
Objektivat afatgjata te SKZHESse, te kuantifikuara ne tregues te qarte e te matshem, percaktojne se ku synojme te arrije shoqëria shqiptare pas 10-15 vitesh. Arritja e ketyre objektivave do ta njësojë Shqiperine me standartet demokratike qeverisese, me sistemin ekonomik dhe me zhvillimin shoqeror Europian.
Keto objektiva jane ne perputhje edhe me Objektivat e Zhvillimit te Mijevjecarit e vecanerisht me ato qe lidhen me reduktimin e varferise, rritjen e shkalles se arsimimit, permiresimin e shendetit te njerezve dhe garantimin e nje mjedisi te qendrueshem.
Ne vecanti:
Objektivi i zhvillimit ekonomik i shprehur nepermjet mbajtjes ne nivele te larta te ritmeve te rritjes ekonomike synon qe ne harkun kohor 10-15 vjecar te arrihet më shumë se dyfishimi i Prodhimit te Brendshem Bruto. Njekohesisht ne synojme qe rritja te behet sa me e qendrueshme, te perhapet edhe ne zonat me pak te zhvilluara te vendit dhe prej saj te perfitojne gjithnje e me shume qytetare shqiptare. Rritja ekonomike eshte konsideruar instrumenti kryesor i reduktimit te varferise.
Objektivat e zhvillimit njerezor dhe shoqeror shprehin synimet dhe mundesite tona per reduktimin e varferise dhe per zbutjen e probleme sociale. Ne synojme pergjysmimin e varferise absolute ne harkun kohor 10 vjecar dhe zhdukjen e plote te varferise ekstreme. Ne gjithashtu kemi adoptuar objektiva te avancuara ne lidhje me zhvillimin e burimit njerezor si arsimimi i plote (100%) i gjithe grup-moshes ne nivelin 8-vjecar te arsimit si dhe rritjen e ndjeshme te viteve mesatare te shkollimit, ndersa synojme uljen apo me shume se pergjysmimin e treguesit aktual te vdekshmerise foshnjore dhe memesore, si dhe nje ulje të vazhdueshme te rasteve te semundjeve infektive.
SKZHES eshte njekohesisht nje program strategjik dhe operativ afatmesem. SKZHES percaktoi objektivat trevjecare 2002-2004, perqasjen metodike si dhe programin tre vjecar te masave publike prioritare. Gjithashtu, SKZHES 2002-2004 mbeshtetet edhe nga Programi Buxhetor Afatmesem 2002-2004 dhe te dy dokumentat jane ne lidhje harmonike, dinamike dhe bashkëvepruese mes tyre. SKZHES do te rivlerësohet dhe permiresohet cdo vit bazuar ne eksperiencat zbatuese dhe ne analizat gjithnje e me te plota e te sakta. Ky proces shoqerohet me perditesimin e planeve te veprimit dhe te prioriteteve per cdo sector nga ministrite e linjes.
Viti 2002 ishte viti i pare i zbatimit te SKZHES-se. Analiza e zhvillimeve te ketij vitit eshte bere disa here nga qeveria dhe nga une personalisht ne menyre te hapur, transparente dhe me nje vleresim kritik dhe objektiv. Zbatimi i saj per vitin 2002 ka qene gjithashtu objekt i analizave dhe vleresimeve edhe te aktoreve te tjere, politike dhe jo-politike, si edhe i partnereve tane nderkombetare.
Deshiroj te theksoj se fryma e nje debati konstruktiv dhe e progresit ka dominuar duke kontribuar për nje vleresim gjithnje e me realist te zhvillimeve, faktoreve favorizues dhe pengues si dhe te axhustimit te objektivave dhe masave tona prioritare. Por nuk kane munguar dhe vazhdojne te jene te zhurmëshme edhe debatet partizane, te pambeshtetura ne fakte, te motivuara vetëm politikisht dhe qe nuk i sherbejne permiresimit te vizionit tone zhvillues dhe procesit integrues.
Qeveria ka paraqitur Raportin e Progresit te SKZHES-se per vitin 2002. Ai ofron nje vleresim te detajuar te arritjeve dhe mangesive, te realizimeve dhe mos-realizimeve si dhe te shkaqeve dhe problemeve. Ky eshte raporti i pare vleresues i rezultateve te zbatimit te strategjise. Pergatitja e tij u mundesua nga ngritja dhe e nje sistemi te sukseseshem monitorimi e vleresimi, eficienca e te cilit parashikohet te rritet ndjeshem nepermjet plotesimit dhe saktesimit qe po u behet treguesve te monitorimit te strategjise. Vete procesi i pergatitjes se ketij raporti eshte karakterizuar nga objektiviteti vleresues, transparenca e fakteve dhe vleresimeve si dhe perfshirja e te gjithe aktoreve te interesit ne formulimin e ketyre vleresimeve. Ky proces besoj se i jep kredibilitetin e duhur ketij dokumenti dhe theksoj se ai eshte i hapur edhe sot, ne kete konference, per sugjerime përmirësuese.
Per sa me siper, duke mos dashur te zgjatem ne detaje te cilat kushdo mund t'i shfletoje ne raportin e progresit te SKZHES dhe ne dokumentat e tjera qe e plotesojne ate, do te ndalesha ne disa momente kryesore reflektimesh mbi pervojat e vitit 2002.
Synimi yne kryesor per vitin 2002 ishte mbajtja ne ritme te kenaqeshme te rritjes ekonomike te vendit. Ndersa objektivi i rritjes ekonomike ishte vleresuar ne 7% rritja reale e ekonomise ne fund te vitit 2002 rezultoi ne nivelin e 4,7% duke larg parashikimit. Mosarritja e objektivit vleresohet se ka ardhur per shkak te disa faktoreve kryesore pengues si kriza energjitike, renia e te ardhurave nga mos-privatizimet strategjike, kriza e likuiditeteve etj.
Por, a eshte niveli prej 4,7% i rritjes se PBB nje tregues se ekonomia shqiptare ka hyre ne fazen e ritmeve modeste te rritjes?
Sipas vleresimeve te kujdeseshme te raportit te progresit te SKZHESse rezulton se ky konkluzion eshte i nxituar dhe qe amplifikohet thjesht per qellime populiste politike. Ne fakt disa tregues te tjere ekonomike flasin per nje gjallerim te ndjeshem te faktoreve pro-rritjes ekonomike.
Keshtu, ne vitin 2002 vleresohet se ka ndodhur nje rritje e ndjeshme me rreth 28%, ne vlere nominale, e investimeve private kryesisht atyre shqiptare qe deshmon se biznesi po percepton nje klime me te permiresuar si dhe po identifikon e po shfrytezon oportunitete te reja. Rritja e investimeve jo-publike eshte mbeshtetur edhe nga nje gjallerim i ndjeshem i aktivitetit kreditues te bankave dhe te sistemit te mikrokredise. Njekohesisht ky eshte edhe nje tregues indirekt i fillimit te efekteve pozitive te reformave te ndermarra nga qeveria per mbeshtetjen e zhvillimit te sektorit privat.
Eshte e vertete se deficit tregtar eshte rritur gjate vitit 2002, por nje veshtrim me i thelle i ketij deficiti tregon se importi i makinerive dhe pajisjeve si dhe importi i lendeve te para ze nje peshe te ndjeshme dhe konsistente. Ne rritjen e deficitit tregetar kane kontribuar importet e domosdoshme te energjise elektrike dhe te karburanteve. Nderkaq, verehet se ne keto dy-tre vitet e fundit ka vazhduar te theksohet renia e peshes se importeve te produkteve perfundimtare te konsumit te gjere, pra qe flet per nje tendence te dukshme tashme te zevendesimit te importeve nga prodhimi vendas, perfshire edhe mjaft produkte ushqimore e te konsumit te gjere. Si konkluzion, hapja tregtare, megjithe disa probleme te perkoheshme, ishte dhe mbetet nje politike e drejte dhe ne periudhe afatmesme jane te gjitha shanset qe pervec reduktimit te importeve te forcohen gradualisht edhe tendencat e rritjes se eksporteve.
Pra, rritja me 4,7% e PBB eshte mbeshtetur ne rritjen e dukshme te konsumit dhe te investimeve perkundrejt nje rritje me vetem 3% te shpenzimeve publike (buxhetore dhe me financim nga partneret nderkombetare) dhe eshte ndikuar negativisht nga rritja e detyrueshme por jo-negative, sic e theksova edhe me lart, te deficitit tregtar. Nga ana tjeter treguesit e mesiperm flasin se faktoret PRO rritjes, perfshire burimet financiare qe ushqejne kete rritje kane vazhduar te jene aktive. Ne kemi vleresuar sebashku se transfertat e emigranteve jane dhe do te vazhdojne te mbesin nje faktor determinat i rritjes ekonomike ne nje periudhe afatmesme dhe me shume. Nderkaq, lufta kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve si dhe rritja e shkalles se formalizimit te tregut me siguri qe kane dhene disa efekte te perkoheshme frenuese ne ekonomi te cilat jo vetem qe nuk ka pse te na dekurajojne, por ne te kunderten, duhen pare si kosto te perkoheshme publike qe do te japin efekte pozitive ne te ardhmen.
Gjate vitit 2002 vazhdoi tendenca e ri-alokimit me eficient te burimeve qe shprehet ne renien e metejshme te peshes se bujqesise dhe rritjen e peshes se sektoreve me eficente te ekonomise si sherbimet, ndertimi, industria etj.
Ne lidhje me bujqesine, disa vleresime me te thelluara flasin per nje forcim te tendences se permiresimit strukturor te prodhimit bujqesor dhe te rritjes se investimeve ne kete sektor. Keshtu ne vitin 2002 shenohet nje rritje e prodhimit bimor me rreth 2,3 % perkundrejt nje renie te ketij prodhimi ne vitin 2001 me rreth -1,4%. Rritja e shpejte e siperfaqeve te serave, te frutikultures dhe vreshtarise jane disa zhvillime cilesore qe kane ardhur qofte si rezultat i veprimit te forcave te tregut qofte, edhe si rezultat i zbatimit te programeve mbeshtetese ne kete sektor. Prodhimi blegtoral u rrit me 3,4%. Nderkaq rritja e sektorit te agroindustrise me rreth 13% flet per tendecat mjaft pozitive qe po verehen ne kete sektor, qe do te kontribuoje edhe me tej ne perforcimin e tendecave pozitive te sektorit bujqesor dhe blegtoral dhe anasjelltas.
Sektori i ndertimit vazhdoi te rritet me ritme te larta dhe po kapercen tashme efektet e perkoheshme frenuese te formalizimit te tij e te vendosjes se kontrollit mbi territor.
Turizimi gjate vitit 2002 demonstroi dukshem se eshte me te vertete nje sektor me potenciale te konsiderueshme zhvillimi. Sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise te ardhurat nga turizimi gjate vitit 2002 jane rritur ndjeshem dhe kane zene nje peshe te rendesishme ne bilancin e pagesave.
Gjithsesi, disa tregues te terthorte si psh, shtrirja e skemave te mikrokredise deri ne zonat me pak te zhvilluara te vendit, nje numer i madh rastesh te sukseshme te inciativave ekonomike edhe ne keto zona, zgjerimi i tregtise nderkufitare apo edhe te dhena te tjera te siguruara nga ecuria e programeve zhvilluese te qeverise, te pushtetit vendor dhe te partnereve nderkombetare flasin se rritja ekonomike po perhapet dhe se ajo po fillon te shfaqet edhe ne zona, deri dje, teresisht jashte ketij procesi rrites.
Gjithashtu, tendencat e verejtura te shderrimit te mikro-bizneseve ne biznese te vogla dhe te mesme si dhe konsolidimi i bizneseve te medha, apo edhe aktivizimi i skemave te nxitjes se punesimit ka rritur shkallen e punesimit apo te perfshirjes ne biznes te me shume individeve dhe gjithnje e me gjere gjeografikisht, duke e bere rritjen ekonomike me perfshirese. Pra, duke e shnderuar ate ne faktorin kryesor edhe te reduktimit te varferise.
Rezultatet e arritura ne frenimin e degradimit ambiental dhe te keqperdorimit te burimeve, vendoja e kontrollit mbi zhvillimet urbane, disa rehabilitime modeste por sinjfikative po krijojne prenisat e para te mbrojtjes me efektive te mjedisit dhe te perdorimit me racional te burimeve
U ndala me siper ne analizen e tendencave pozitive te zhvillimeve ekonomike jo per te fshehur apo lustrosur keto zhvillime as edhe per bere propagande politike mbi rolin e qeverise e cila sipas vleresimeve te mia edhe pse ka kontribute, ne disa raste dhe drejtime duhet te beje me shume per te luajtur rolin e saj te domosdoshem pro-aktiv.
Synimi im eshte thjesht qe, analizat tona te largohen nga fryma e tepruar pesimiste dhe fataliste, te motivuara apo jo politikisht, dhe shpesh te pa mbeshtetura ne tregues te matshem. Une ju ftoj qe te bejme sebashku, edhe ne kete konference, analiza sa me objektive dhe sa me analitike sepse vetem keshtu ne do te mundemi qe te identifikojme dhe te vleresojme bashkarisht faktoret PRO dhe KUNDRA rritjes ekonomike e qe do te na lejoje te adoptojme dhe zbatojme politikat dhe masat me te pershtatshme.
Nen kete fryme, qeveria vlereson se rritja ekonomike per vitin 2003 dhe ne vazhdim i ka te gjitha mundesite qe te ri-kthehet ne nivelet e larta te rritjes.
Programi i qeverise i percaktuar ne matricen e aksioneve prioritare 2003-2006 te SKZHESse perqendrohet ne ato masa qe eliminojne apo minimizojne efektin e faktoreve pengues si kriza energjitike etj dhe nxisin efektin e faktoreve qe cojne ne nje rritje te larte, te qendrueshme e perfshirese ekonomike. Per rrjedhoje ne synojme nje rritje prej 6% ne vitin 2003 dhe nje rritje edhe me te larte ne vitet e ardheshme 2004-2006.
Une besoj se kjo konference do te kontribuoje ne vleresimin e bazueshmerise se ketij objektivi si dhe ne permiresimin e bashkesise se aksioneve qe do te ndemerren nga qeveria per te mbeshtetur arritjen e tij, prandaj dhe nuk po e zhvilloj me tej kete teme duke pritur konkluzionet e paneleve perkatese.
Te nderuar zonja dhe zoterinj,
Shkalla e varferise, dimensionet e saj monetare dhe jo-monetare si dhe gershetimi i varferise me problemet sociale dhe perjashtimin social diktojne nevojen e adresimit serioz dhe prioritar te reduktimit te varferise dhe kurimin e patologjive sociale nepermjet politikave me te pershtatshme.
Shkalla jone e njohjes mbi varferine dhe problemet sociale ne kohen e pergatitjes se SKZHESse ishte modeste. Studimet vleresuese ishin te vjetra ne kohe dhe me nje nivel modest te metodolgjise se perdorur.
Per te njohur me mire varferine dhe problemet sociale gjate vitit 2002 u kryen disa studime ne nivel kombetar si dhe disa vezhgime zonale apo tematike te cilat mundesojne sot nje shkalle jo vetem me te larte te njohjes se problemit por ato mundesojne edhe nje monitorim te vazhdueshem, te krahasueshem dhe te besueshem te ndryshimit te tij ne te ardhmen. Ne vecanti Studimi mbi Nivelin e Jeteses i kryer nga INSTAT si dhe Studimi mbi Kategorite Sociale ne Risk i kryer nga Ministria e Punes dhe Perkrahjes Sociale, te dy te mbeshtetur nga Banka Boterore, na japin nje analize te plote dhe te besueshme te varferise dhe te problemeve sociale, te dimensioneve te saj, te shtrirjes se saj gjeografike dhe shoqerore, te faktoreve qe i ushqejne. Kjo analize na ka mundesuar edhe vleresimin me objektiv te efektivitetit dhe te eficences se politikave te zbatuar si dhe te projektimit me te mire te tyre per te ardhmen.
Varferia monetare dhe jo-monetare ka karakter te theksuar rural dhe gjeografik ku dallohen vecanerisht rajonet veriore dhe verilindore te vendit. Ajo prek familjet me shume anetare, te rinjte si dhe disa kategori shoqerore ne risk. Varferia korrelon qartazi me papunesine dhe nen-punesimin. Dimensionet jo-monetare te varferise jane te lidhura qartesisht me aksesin e ulet ne sherbimet publike, tipike kjo per zonat e siperpermendura, por qe shfaqet ne nivele ende shqetesuese edhe ne zonat urbane dhe periurbane vecanerisht.
Duke krahasuar keto vleresime korrente me ato qe posedonim nga vleresimet e vitetve 1998-2000, besoj se eshte objektive te thuash se ne harkun kohor te ketyre 3-4 viteve te fundit, varferia jo vetem qe nuk eshte zgjeruar, si edhe shpesh abuzohet, por ka shume te dhena te drejtperdrejta dhe te terthorta se ajo ka filluar te reduktohet ne keto vite. Rritja ekonomike e ketyre viteve dhe perhapja e saj kane ndikuar ne rritjen e punesimit dhe vetepunesimit apo te perfshirjes ne aktivitete ekonomike te me shume te varferve. Nderkaq, politikat e qeverise kane patur nje dimension te theksuar social. Ndihma ekonomike per familjet e varfera ka vazhduar te perbeje nje shpenzim te rendesishem buxhetor. Gjate vitit 2002 shenohet nje rritje e efektivitetit te shperndarjes se kesaj ndihme si dhe u mundesua rritja e mases se mbeshtejtes per cdo familje. Politikat e nxitjes se punesimit si dhe sherbimeve te tjera te punesimit kane perfshire gjithnje e me shume te varferit dhe shtresat ne nevoje.
Varferise i mbivendosen edhe probleme te vjetra dhe te reja sociale. Sot kemi nje njohje me te madhe te ketyre problemeve, te kategorive shoqerore ne risk, te dimensioneve te tyre, te tipologjise se se problemeve qe ato ndeshin, te faktoreve qe i ushqejne keto probleme. Ne vecanti ketu do te theksoja kategorite ne risk te femijeve, te te rinjve, grave, te te moshuarve, dhe te individeve me te meta per te cilet kemi mundesuar identifimimin e tyre si dhe shkallen dhe tipologjite e sherbimeve per te cilat ato kane nevoje. Gjate vitit 2002 eshte mundesuar edhe nje rritje e shkalles se mbulimit me trajtim social te ketyre kategorive duke perbere nje tjeter shpenzim te konsiderueshme buxhetor si dhe te financimeve te partnereve tane nderkombetare, por edhe te angazhimit ne rritje te shoqerise civile, komuniteteve vendore, komunitetit te biznesit. Gjate vitit 2002 eshte projektuar dhe ka nisur procesi i forcimit te natyres komunitare, integruese dhe aktive te sherbimeve sociale, po shohim lindjen e sukseseshme te modelit te biznesit social e te modeleve te tjera aktive te politikave sociale, metoda keto qe rrisin mundesite e kurimit dhe integrimit social te ketyre kategorive sociale ne risk perkundrejt modelit tradicional te trajtimit rezidencial apo te ndihmes ne para qe ka karakter vetem lehtesues dhe shpesh diferencues te ketyre individeve nga shoqeria.
Por, sic e theksova edhe me lart, varferia dhe problemet sociale mbeten ceshtje te madha dhe objektivi i reduktimit te tyre me hapa sa me te shpejte eshte dhe do te mbetet nje objektiv prioritar per periudhen e ardheshme 2003-2006 por edhe me tej. Politikat e projektuara nga qeveria bazohen ne radhe te pare ne nxitjen e nje rritjeje te qendrueshme, perhapese dhe perfshirese ekonomike si perqasja me produktive per reduktimin e varferise dhe problemeve sociale. Nga ana tjeter politikat sociale te projektuara do te fitojne nje karakter te theksuar aktiv, kurues dhe integrues. Programi i qeverise eshte i hapur per kontributet tuaja edhe ne kete Konference ne menyre qe matrica e planit te masave te jete sa me e plote per te mbeshtetur arritjen e objektivave tona te perbashketa ne kete fushe.
Zhvillimi i metejshem i infrastruktures eshte konsideruar si nje drejtim me efekte pozitive multiplikatore si ne rritjen ekonomike ashtu edhe ne zhvillimin social e reduktimin e varferise. Gjate vitit 2002 kane vazhduar programet e rrugeve kombetare, rajonale, rurale dhe urbane te cilat kane lehtesuar levizjen e njerezve dhe mallrave. Zhvillimet e telekomunikacionit fiks dhe mobil, me shtrirje ne rritje edhe ne zonat rurale e me pak te zhvilluara te vendit kane rritur ndjeshem shkallen komunikimit me efekte te drerjtperdrejta ne rritjen e produktivitetit te sistemit ekonomik por edhe me rritjen e shkalles se komunikimit shoqeror e te informimit ne pergjithesi si dhe te lehtesimit dhe permiresimit te vendimmarrjes publike e private gjithashtu.
Problemet e trasheguara dhe te renduara te furzimit me uje jane trajtuar me perparesi nepermjet kryerjes se investimeve te rendesishme ne kete fushe nga e cila kane perfituar nje permiresim te sherbimit rreth 1 milion shqiptare. Ky sektor po trajtohet me nje prioritet te vecane dhe vazhdimi i investimeve publike ne kete fushe po gershetohet edhe me programet e ri-strukturimit te kompanive, decentralizimit, komercializimit dhe terheqjes se sektorit privat.
Problemet e sistemit energjetik kane qene dhe mbesin te medha dhe njekohesisht me efekte frenuese per rritjen ekonomike. Gjate vitit 2002 masat ne sektor kane perbere nje drejtim prioritar te punes se qeverise. Nepermjet importeve eshte permiresuar ndjeshem situata e furnizimit me energji elektrike te si dhe jane krijuar rezerva te konsideruesheme per prodhimin e energjise. Jane kryer investime ne sistemin e interkonjeksionit, te transmetimit dhe shperndarjes. Nje nga drejtimet themelore te masave ka qene disiplinimi i sektorit duke shkeputur dhe penalizuar lidhjet e paligjeshme ne rrjet dhe mos-pagimin e energjise se konsumuar. Per rrjedhoje ka rene shkalla e humbjeve ne nivelin e 35% dhe jane rritur arketimet ne mbi 90%. Qeveria ndermori me kurajo rritjen e cmimit te energjise por duke vecuar nga kjo rritje shtresat e varfera. Gjithashtu jane adoptuar edhe plani strategjik dhe operativ i masave te nderhyrjes afatmesme dhe afatgjate te cilat konsistojne nga nje ane ne ristrukturimin e KESH, dhe nga ana tjeter krijimin e kushteve per perfshirjen e sektorit privat ne prodhim dhe ne shperndarje si dhe per nxitjen e perdorimit te burimeve alternative te energjise elektrike.
Qeveria dhe qeverisja vendore, me mbeshtetjen edhe te partnereve nderkombetare do te vazhdojne te projektojne dhe zbatojne investime te konsiderueshme publike ne secilin nga sektoret e mesiperm, me perparesi sektorin e energjise te gershetuar me reformat perkatese te administimit te tyre duke i hapur rruge sipas rastit perfshirjes se sektorit privat dhe te investimeve te huaja, rritjes se efektivitetit dhe eficences manaxhuese dhe ose rregullatore te ketyre sektoreve monopol duke perfshire edhe me shume qeverisjen vendore. Une do te mireprisja kontribute konkrete ne kete konference nga te gjithe pjesemarresit per permiresimin e projektit te masave te qeverise per fushat perkatese duke i pare ato te lidhura organikisht me SKZHES-se.
Pervoja e viteve te tranzicionit ka treguar se neglizhimi i politikave per zhvillimin e burimeve njerezore eshte nje politike teresisht e gabuar dhe me efekte me medha negative e qe kompromentojne vecanerisht te ardhmen.
Vleresimet e thelluara mbi varferine dhe problemet sociale percaktojne nje korrelacion te dukshem mes ketij fenomeni nga nje ane dhe mungeses apo shkalles se ulet te arsimimit apo te gjendjes shendetesore.
Per keto aresye, SKZHES percaktoi per here te pare, ne nivelin e rendesise prioritare, politikat dhe investimet per zhvillimin e burimit njerezor e vecanerisht ato te arsimit dhe shendetit publik.
Reforma e nisura dhe masat e zbatuara ne sistemin e arsimit gjate vitit 2002 kane konsistuar ne rritjen e aksesit ne arsim, ne forcimin e kapaciteteve mesimdhenese dhe ne rritjen e motivimit te personelit. Ato gjithashtu jane perqendruar edhe ne rritjen e kapaciteteve politike-berese nderkohe qe u rriten dukshem shpenzimet publike, edhe pse nevojat mbesin ende te medha.
Vleresoj se ka vazhduar rritja e regjistrimeve dhe renia e shkalles se braktisjes se shkolles e cila ne vitin 2002 vleresohet rreth 2,4%, eshte rritur regjistrimi ne arsimin e mesem perfshire ate profesional, jane permiresuar kushtet e mesimit ne nje numer te madh shkollash te vendit si dhe pergatitja dhe shperndarja e teksteve shkollore. Ristrukturimi i roleve te institucioneve ne sistemin arsimor, i nisur me ministrine e arsimit do te vazhdoje ne te gjitha nivelet duke mundesuar nje rol te harmonizuar te tyre. Problemet e sektorit jane mjaft komplekse porse reformat e nisuara pritet te japin efekte pozitive ne periudhe afatmesme.
Sistemi i sherbimeve shendetesore vazhdon te perballet me probleme te natyres strukturore, manaxhuese dhe financiare dhe per pasoje sasia dhe cilesia e sherbimeve, aksesi ne sherbim mbesin ne nivele problematike. Megjithate gjate vitit 2002 jane marre disa masa per permiresimin e sherbimeve ne nivelin paresor, ambulator dhe spitalor si dhe jane realizuar programe kombetare te parandalimit te semundjeve infektive. Gjithashtu kane nisur projekte pilote dhe jane kryer studime te cilat po i paraprijne reformes teresore te sistemit shendetesor e cila bazohet tashme ne strategjine 10 vjecare te tij.
Ne vitet e ardheshme 2003-2006 te dy keta sektore do te vazhdojne te mbesin proritete publike, prandaj une do te mireprisja kontributet e kesaj konference vecanerisht per keta dy sektore, shpenzimet publike per te cilat do te vazhdojne te perbejne nje pjese te konsiderueshme e ne rritje te shpenzimeve publike. Kjo gje kerkon njekohesisht rritjen e efektivitietit dhe eficences se politikave dhe masave te projektuara dhe afrimin ne kohe te efekteve te priteshme pozitve te reformave te nisura ne keta sektore.
SKZHES ka percaktuar se mire-qeverisja, qe permbledh cilesite e "shtetit te forte" dhe te "shtetit demokratik" sebashku me rritjen ekonomike perbejne dy shtyllat e strategjise. Po keshtu keto reforma jane ne qender te vemendjes edhe te procesin tone te pergatitjes se marrveshjes se Stabilizim Asocimit.
Analizat objektive te kryera mbi tranzicionin shqiptar tregojne se ecuria e reformave te mire-qeverisjes kane patur nje ndikim te konsiderueshem ne trendet ekonomike dhe sociale te vendit.
Qeveria dhe une personalisht kemi analizuar disa here ecurine e ketyre reformave me nje sens mjaft kritik dhe realist. Kjo fryme kritike nuk mohon qe edhe gjate 2002 jane kryer reforma apo kane vazhduar reformat e nisura me pare. Qendrimi yne kritik eshte me shume i lidhur ne raport me ate se cfare duam dhe cfare duhet te arrijme.
Nuk mund te mohohet se gjate vitit politikisht te segmentuar 2002, reformat institucionale kane progresuar dhe ne po shohim efektet pozitive fillestare te tyre. Fryma kryesisht konsensuale e gjysmes se dyte te vitit tregoi nga nje ane, se sa e rendesishme eshte ajo per ecurine e reformave dhe nga ana tjeter tregon se sa na ka demtuar mungesa e kesaj fryme ne te shkuaren apo se sa mund te na pengoje nese ajo do te ri-shfaqej me te njejten force.
Kthimi i normalitetit ne Kuvendin e Shqiperise dhe ne Keshillat e Zgjedhur Vendore, Presidenti Konsensual, institucionalizimi i dialogut pozite-opozite, hapja edhe me e madhe ne teresi e politikes dhe institucioneve ndaj shoqerise civile dhe komunitetit te biznesit kane qene disa arritje te pamohueshme ne ndryshimin e klimes dhe kultures se dialogut dhe vendimmarrjes demokratike e cila nga ana e saj ka krijuar premisa per permiresimin e cilesise se produkteve te vendimmarrjes si dhe i ka nxitur institucionet e shtetit te veprojne me me shume efektivitet.
Ne kemi patur progres ne reformat ne organet e rendit publik por progresi eshte shume me me modest ne ato te drejtesise Kemi avancuar ne reformen ne administraten publike, kemi bere hapa te dukshem ne zgjerimin e autonomise se pergjegjeshme vendore, po reformojme dhe modernizojme sistemin e financave publike.
Rendi publik eshte vendosur ne te gjithe territorin, eshte rritur shkalla e zbulueshmerise dhe forca goditese si dhe u arriten disa suksese te rendesishme dhe inkurajuese ne luften kunder trafiqeve. Sistemi i drejtesise eshte ri-organizuar sipas kushtetues dhe ligjit dhe eshte me i cliret ndaj ndikimeve te politikes. Administrata publike po ngrihet sipas modeleve me te anancuar dhe nepunesit po gezojne statusin e tyre civil dhe paga me dinjitoze e me nxitese. Sistemi i financave publike po permireson kapacitetet e tij projektuese, zbatuese dhe kontrolluese te fondeve dhe aseteve publike ne funksion te zhvillimit si dhe po kalon gjithnje e me shume ne nje sistem relacionesh bashkepunues me komunitetin e biznesit. Ne teresi lufta kunder korrupsionit ka filluar te harmonizoje me mire ndryshimet e sistemit dhe rregullave qe ngushtojne mundesirat per korrupsion me masat ndeshkuese ndaj rasteve korruptive.
Ky progres mbetet ende modest ne raport me nevojen dhe domosdoshmerine e pasjes se institucioneve te forta dhe demokratike. Kjo shtylle e SKZHES, ne vleresimin tim, vazhdon te mbetet me e dobta prandaj dhe ajo eshte nje prioritet kryesor i programit te qeverise Besoj se reformat e mire-qeverisjes konsiderohen te tilla edhe nga te gjithe aktoret e tjere dhe partneret tane nderkombetare.
Qeveria ka pergatitur projekt-planin e masave reformuese per periudhen e ardheshme 2003-2006 i cili synon qe ne perfundim te tij te mundesoje krijimin dhe reformimin e institucioneve qeverisese dhe sjelljen e tyre brenda parametrave te pershtatshme te qendrueshmerise, efektivitetit, eficences, transparences dhe natyres demokratike te tyre.
Ketu dhe vecanerisht ketu, jemi teper te interesuar qe te degjojme sugjerimet qe do te behen edhe ne kete konference per te mundesuar hartimin te nje programi optimal si dhe te marrim dhe kontribute konkrete ne zbatimin e tij ne vitet qe vijne.
Si konkluzione te pergjithshme te pervojes se zbatimit te SKZHESse gjate vitit 2002 do te sillja ne vemdje se:
• SKZHES eshte dhe mbetet nje dokument strategjik dhe operativ i pershtatshem per te orientuar perpjekjet tona te perbashketa per zhvillimin e gjithanshem te shpejte e te qendrueshem te vendit dhe se objektivat dhe plani i masave te SKZHESse jane ne harmoni dhe komplementaritet me agenden e objektivave dhe masave ne kuadrin e negociatave per Asoicim Stabilizimin me BE
• Objektivat afatgjata te SKZHES-se jane ne harmoni edhe me Objektivat e Zhvillimit te mijevjecarit dhe plani operativ i zbatimit te SKZHES-se na con ne arritjen e tyre
• Zbatimi i SKZHES-se gjate vitit 2002, pergjithesisht ka shenuar arritje dhe avancime ne te gjitha fushat duke qene njekohesisht edhe nje zhvillim me i harmonizuar dhe qe siguron efekte multiplikatore
• Arritjet do te ishin me te medha nese disa nga faktoret pengues dhe disa nga problemet qe u shfaqen do te ishin adresuar me me shume prioritet dhe me me shume objektivitet
• Mungesa e progresit apo progresi i dobet ne disa drejtime krijon nje kosto shtese dhe penalizon arritjet ne drejtimet e tjera pra kjo kushtezon nje shikim me analitik te lidhjeve te shumefishta dhe te efekteve kontroverse te mundeshme;
• Prioritetet strategjike dhe pjesa me e madhe e prioriteteve operative te SKZHESse mbesin te tilla edhe per periudhen 2003-2006
• Zbatimi i SKZHES per 2003-2006 do te vazhdoje te fokusohet ne rritjet ekonomike dhe ne reduktimin e varferise por gjithashtu strategjia dhe plani operativ kane nevoje te permiresohet ne lidhje me disa objktiva afatmesem, ne disa masa prioritare dhe ne instrumenta e politika te cilat do te nxisnin me shume faktoret por rritjes se larte, te qendrueshme dhe perfshirese ekonomike, te kalimit me te plote drejt instrumentave aktive te reduktimit te varferise dhe perfshirjes sociale, te pershpejtimit te ritmeve te zbatimit te programeve investuese ne infrastrukture e te zhvillimit te burimit njerezor.
• Krahas fokusimit ne sigurimin e nevojave baze, SKZHES ka nevoje per nje peshe me te rritur te politikave dhe instrumentave qe adresojne ceshtje e modernizimit te vendit gjithashtu. Ky eshte nje trade-off qe kerkon nje perafrim gradual dhe optimal te gjetjes se zgjidhjeve me te pershtatshme.
• Qeveria do te vazhdoje te jete teresisht e angazhura ne zbatimin dhe azhornimin e SKZHES-se sipas nje procesi nga nje ane analitik, te pergjegjshem dhe te monitorueshem dhe nga ana tjeter duke hapur gjithnje e me shume mundesirat per vezhgim, konsultim dhe pjesemarrje te te gjithe aktoreve te interesit si dhe te partnereve tane nderkombetare.
• Qeveria do te forcoje bashkepunimin me partneret e saj nderkombetare ne dobi te zbatimit te kesaj strategjie. Ajo do te luaje nje rol shume me aktiv se deri me sot ne orientimin e financimeve te tyre drejt prioriteteve te percaktuara ne kete dokument si dhe ne koordinimin e nderhyrjeve te tyre.
Se fundi
Se fundi, nepermjet kesaj konference, nuk synojme aspak te bejme shfaqen politike te radhes. Besoj se kjo konference do te kontribuoje ne menyre cilesore ne plotesimin e analizave te zhvillimeve gjate vitit 2002 te zbatimit te SKZHES-se si dhe vecanerisht do te kontribuoje ne plotesimin, permiresimin dhe qartesimin e SKZHESse dhe te programit te saj zbatues per 2003-2006.
Besoj gjithashtu se, kjo konference do te jete edhe nje mundesi per te te demonstruar angazhimin e te gjithe aktoreve per te mbeshtetur zbatimin e saj dhe per te marre pjese aktive ne kete proces mbare kombetar.
Faleminderit dhe pune te mbare se bashku