E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot ne nje takim te veçante Eminencen e Tij, Kardinalin Ivan Dias, i shoqeruar nga Shkelqesia e Tij Monsinjor Xhovani Bulaitis. Kryeministri Nano shprehu kenaqesi

Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot ne nje takim te veçante Eminencen e Tij, Kardinalin Ivan Dias, i shoqeruar nga Shkelqesia e Tij Monsinjor Xhovani Bulaitis.

Kryeministri Nano shprehu kenaqesine per nivelin mjaft te mire te marredhenieve dhe bashkepunimit mes Qeverise Shqiptare dhe Selise se Shenjte, duke garantuar se keto marredhenie do te forcohen edhe me tej.

"Me lejoni t'ju percjell pershendetjet e ngrohta te Atit te Shenjte dhe mesazhin e tij per Ju, se do te qendroje gjithnje prane popullit shqiptar me mendim dhe lutje per paqe dhe miresi",- u shpreh Eminenca e Tij Kardinali Ivan Dias- duke shtuar se Ati i Shenjte ka admiruar menyren se si ju e perballuat krizen e Kosoves, kete sfide te madhe humanitare".

Kryeministri Nano permes falenderimesh te ngrohta mirepriti mesazhin e Atit te Shenjte per popullin shqiptar, si dhe shprehu nje kenaqesi te veçante per interesin e posaçem te treguar nga Ati i Shenjte per Shqiperine edhe permes nismes se Tij direkte per procedurat e beatifikimit dhe shenjterimit te Nene Terezes.

"Duke vleresuar se tepermi kete ngjarje dhe per ta kremtuar sa me mire ate, Qeveria Shqiptare po institucionalizon krijimin e nje komiteti ad hoc te perbere nga personalitete te shquara te katolicizmit dhe te feve te tjera ne Shqiperi, te politikes, shoqerise civile, kultures, artit, shkences ", tha z. Nano.
Kryeministri ne menyre te veçante vleresoi ceremonine e djeshme te pritjes nga Ati i Shenjte te 10 shqiptareve te shquar ne fushat e artit, kultures, sportit etj, te cilet jetojne dhe punojne ne Itali. "Keta emra te rendesishem shqiptaresh tregojne edhe nje here se Shqiperia dhe shqiptaret jane integruar tashme ne shoqerine moderne", - u shpreh Kryeministri.

Eminenca e Tij Kardinali Ivan Dias u shpreh me shume entuziazem per ndryshimin dhe progresin e madh qe ka bere Shqiperia gjate ketyre viteve. "Keto jane shenja qe vertetojne se Shqiperia ka bere progres dhe po ecen me hapa te vendosur perpara ne rrugen e saj drejt integrimit europian". Eminenca e Tij, Kardinali Ivan Dias i dorezoi Kryeministrit Nano edhe Medaljen e Pontifikimit ne emer te Papa Gjon Pali i II.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›