E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano eshte takuar sot pasdite me Ambasadorin Kristian Strohal, Drejtor i Zyres se OSBE-se per Institucionet Demokratike dhe te Drejtat e Njeriut-ODHIR. Ne fillim te ketij takimi Kr

Kryeministri Fatos Nano eshte takuar sot pasdite me Ambasadorin Kristian Strohal, Drejtor i Zyres se OSBE-se per Institucionet Demokratike dhe te Drejtat e Njeriut-ODHIR.
Ne fillim te ketij takimi Kryeministri eshte shprehur se Shqipëria tashmë ndodhet në një moment pozitiv duke bërë një progres të dukshëm, veçanërisht në aprovimin e Kodit të ri Elektoral. "Ne jemi angazhuar duke respektuar dhe plotësuar të gjitha rekomandimet e raportit te fundit të ODIHR, që lidhen me administrimin e zgjedhjeve në Shqipëri".
Ne besojmë -tha zoti Nano- se procesi elektoral do të jetë më i disiplinuar dhe procesi zgjedhor do te perbeje hapa perpara ne arritjen e standarteve demokratike në krahasim me zgjedhjet e meparshme. "Ne vleresojmë rolin e misionit të ODIHR-it për monitorimin e zgjedhjeve, si dhe mirëpresim çdo kontribut në të ardhmen në këtë drejtim".

Kryeministri ka shprehur bindjen se zgjedhjet e ardhshme lokale në Shqipëri do të jenë një test për kodin elektoral, për aftësitë tona menaxhuese të zgjedhjeve, si dhe maturinë e institucioneve drejt
forcimit te demokracise. "Për këtë prezenca e OSBE-së në Tiranë përbën një kontribut të vlefshëm, veçanërisht për sa i përket asistencës së strukturave tona zgjedhore" tha zoti Nano.
Gjithashtu, Kryeministri është shprehur se është e rëndësishme që bashkëpunimi me ODIHR-in të shtrihet edhe në disa çështje të tjera
të rëndësishme si demokratizimi dhe konsolidimi i ligjit, në fushën e të drejtave të njeriut etj.
Nga ana e tij Ambasadori Kristian Strohal, Drejtor i Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut-ODHIR shprehu vleresimin e tij për bashkëpunimin e deritanishëm të Qeverisë Shqiptare me institucionin e ODIHR. Z. Strohal vlerësoi gjithashtu ne vecanti konsensusin e arritur për ndryshimet mbi kodin e ri elektoral në përputhje me rekomandimet e bëra nga ODIHR në zgjedhjet e fundit parlamentare në vend.
Lidhur me procesin elektoral të pritshëm atë të zgjedhjeve të pushtetit lokal z.Strohal u shpreh se ODIHR do të angazhohet te marre pjese ne monitorimin e tyre.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›