E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka nisur sot vizitën zyrtare në Republikën Popullore të Kinës, në krye të një delegacioni në përbërje të të cilit janë anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetÃ

Kryeministri Fatos Nano ka nisur sot vizitën zyrtare në Republikën Popullore të Kinës, në krye të një delegacioni në përbërje të të cilit janë anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë të grupeve të ndryshme parlamentare, si dhe përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

Vizitë e Kryeministrit Nano, e cila bëhet me ftesë të homologut të tij kinez Wen Jia Bao, konsiderohet e rëndësishme në dy komponentë kryesorë, atë politik dhe ekonomik. Takimin e parë z. Nano do ta zhvillojë sot pasdite me Kryeministrin Jiabao. Në axhendën e vizitës përfshihen gjithshtu takime me autoritetet më të larta të shtetit, Presidentin e Republikës Hu Jintao, Kryetarin e Asamblesë, Wu Bangguo. Ndërsa do të nënshkruhen 5 marrëveshje në fushën e tregtisë, të arsimit, kulturës etj.

Kryeministri Nano do të marrë pjesë gjithashtu në forumin ekonomik midis dy Dhomave të Tregtisë të Shqipërisë dhe Kinës, ku do të mbajë një fjalë me këtë rast mbi mundësitë e zgjerimit bashkëpunimit ekonomik mes të dy vendeve.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›