E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano sot pasdite ka marrë pjesë në inaugurimin e rrugës së re të Amfiteatrit të Durrësit që mban emrin "Anastas Durrsaku", investim ky i Bashkisë së qytetit bregdetar

Kryeministri Fatos Nano sot pasdite ka marrë pjesë në inaugurimin e rrugës së re të Amfiteatrit të Durrësit që mban emrin "Anastas Durrsaku", investim ky i Bashkisë së qytetit bregdetar si dhe i disa biznesmenëve të këtij qyteti. Kjo rrugë, e ndërtuar sipas standarteve bashkëkohore nis nga Torra antike dhe përfundon në afërsi të Amfiteatrit. Gjithashtu Bashkia e qytetit të Durrësit është kujdesur edhe për rregullimin e infrastrukturës rrugore që lidh rrugën kryesore me rrugicat që të çojnë në ambjentet e Amfiteatrit.

Përurimi i kësaj rruge bëhet në vigjilje të "Miss Globe 2004" që do të zhvillohet në këtë Amfiteatër, ku do të konkurojnë 44 vajza nga vende të ndryshme të botës.

Në këtë ceremoni merrnin pjesë gjithashtu përfaqësues të pushtetit vendor, deputetë të zonës, si dhe qytetarë durrsakë.

Kryeministri Fatos Nano pasi preu shiritin e përurimit të kësaj rruge të re ka shëtitur nëpër mjediset e Amfiteatrit, duke ndjekur nga afër edhe përgatitjet për çeljen e spektaklit "Miss Globe 2004",

Kryeministri ka përgëzuar organizatorët e këtij spektakli si dhe vajzat pjesëmarrëse në këtë eveniment të rëndësishëm të bukurisë, duke u uruar atyre suksese.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›