E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot në një takim të veçantë Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe Kryetar i Radhës së OSBE-së, Dimitri Rupel. Në fillim të takimit, dy auto

Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot në një takim të veçantë Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe Kryetar i Radhës së OSBE-së, Dimitri Rupel.

Në fillim të takimit, dy autoritetet e larta vlerësuan nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve mes dy vendeve, duke e konsideruar këtë vizitë shprehje të qartë të vullnetit politik për t'i dhënë një impuls të ri zhvillimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh ne te gjitha fushat.

Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe Kryetar i radhës së OSBE-së, Dimitri Rupel përgëzoi Kryeministrin për progresin e dukshëm dhe ndryshimet pozitive e te prekshme në vend, si dhe inkurajoi hapat e mëtejshme në këtë drejtim. Ministri Rupel i përcolli Kryeministrit Nano përshëndetjet e përzemërta të Kryeministrit të Sllovenisë, Janez Jansha, ndërsa theksoi mbështetjen e plote te qeverisë sllovene për procesin e integrimit euroatlantik të Shqipërisë.

Kryeministri Nano, duke u ndalur mbi rolin e OSBE, shprehu vlerësimin per prezencen e saj në Shqipëri, kontributin e dhënë në thellimin e proceseve demokratike dhe të konsolidimit të institucioneve, në funksion të përshpejtimit të proceseve integruese. Ai ka vlerësuar gjithashtu asistencën e dhënë nga OSBE-ODHIR në drejtim të reformes zgjedhore, sipas standarteve ndërkombëtare.

Ne kete drejtim, dy autoritetet ndane te njejtin vleresim per rëndësinë e procesit zgjedhor për të ardhmen integruese të vendit, vazhdimesine e reformave dhe rolit te Shqiperise ne rajon si faktor i rendesishem stabiliteti. Për qeverinë dhe maxhorancën parlamentare në Shqipëri, e rëndësishme është që procesi të jetë në përputhje të plotë me standartet ndërkombëtare për zgjedhjet, tha z.Nano, duke ritheksuar se standartet jane pjesa me e rendesishme e ketij procesi.

Nga ana e tij, Ministri Rupel shprehu mbështetjen e mëtejshme të OSBE-ODIHR për procesin e ardhshëm zgjedhor.

Duke theksuar mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik, z.Nano dhe z.Rupel u shprehën se ky bashkëpunim duhet te nxitet më tej per shkak te bazës ligjore te plote të krijuar ndërmjet dy vendeve. Z.Nano u shpreh se është e mirëpritur prania e kompanive sllovene në privatizimin e sektorëve strategjikë, të kompanive të naftës e të gazit, bashkëpunimi dhe investimet në fushën e turizmit, etj.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për lehtësimin e procedurave për lëvizjen e lirë të qytetarëve mes dy vendeve, në funksion të nxitjes së bashkëpunimit dypalësh dhe të procesit integrues, ku lëvizja e lirë e shtetasve është përparësi.

Një pikë e rëndësishme e diskutuar në takim ishin edhe zhvillimet në rajon dhe vecanerisht ne Kosovë, ku Kryeministri Nano dhe Ministri slloven Rupel, ndanë të njëjtin qëndrim për te ardhmen europiane te saj. Ky vit, thane ata, eshte i rendesishem per statusin e Kosoves. Në këtë funksion, ata vlerësuan pjekurinë e klasës politike dhe shoqërisë në Kosovë, si dhe e konsideruan inkurajues vullnetin e shfaqur ne Kosove per ndërtimin e një demokracie multietnike.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›