- Kete vit Dita Boterore e Shendetesise i kushtohet shendetit te nenave dhe femijeve - "Me rastin e Dites Boterore te Shendetit ju percjell te gjithe nenave e motrave, femijeve tane, ashtu si dhe
- Kete vit Dita Boterore e Shendetesise i kushtohet shendetit te nenave dhe femijeve -
"Me rastin e Dites Boterore te Shendetit ju percjell te gjithe nenave e motrave, femijeve tane, ashtu si dhe gjithe popullit shqiptar nje jete te begate e te shendeteshme.
Shendeti i popullates ka qene dhe mbetet prioriteti i Qeverise. Ne vazhdimesi do te vazhdojme perpjekjet per thellimin e reformave qe cojne ne rritjen dinamike te kujdesit shendetesor ndaj popullates ne pergjithesi dhe per cdo shtrese ne vecanti.
Investimet ne sistemin e shendetesise jane prioritet kryesor i qeverise per plotesimin e standarteve bashkohore.
Ne kemi programe dhe projekte te cilat po i zbatojme si ne fushen e parandalimit, kujdesit ambulator dhe atij spitalor.
Realizimi i tyre do te beje te mundur permiresimin dhe plotesimin e standarteve brenda vendit, si ne sektorin publik dhe ate privat, ku shteti nepermjet sigurimeve shendetesore do te rimbursoje jo vetem medikamentet dhe sherbimin ambulator, por edhe mbulimin e shpenzimeve te cdo qytetari shqiptar te siguruar, si ne sektorin publik dhe ate privat.
Meqenese ne kete vit Dita Boterore e Shendetesise i kushtohet shendetit te nenave dhe femijeve, shpreh bindjen se me strategjite e qarta qe ne kemi ne zbatim, do te shkojme drejt nje permiresimi te metejshem te shendetit te grave dhe te femijeve. Vetëdijësimi i te gjithe faktoreve për rritjen e përpjekjeve për përmirësimin e shëndetit dhe të mirëqënies së nënave dhe fëmijëve është një sfidë shumë e rëndësishme, sepse ne jemi të vetëdijshëm se mirëqënia e të gjithë shoqërisë ndikohet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga shëndeti dhe mirëqënia e nënave dhe fëmijëve. Ata janë pasuria e vërtetë e shoqërisë ndaj per kete duhet kontributi i te gjitheve".