Kryeministri dhe Kryetari i PSSH zoti Fatos Nano i ka dërguar sot pasdite një mesazh Partisë Demokratike të Shqipërisë me rastin e përvjetorit të themelimit të saj. Në këtë mesazh thuh
Kryeministri dhe Kryetari i PSSH zoti Fatos Nano i ka dërguar sot pasdite një mesazh Partisë Demokratike të Shqipërisë me rastin e përvjetorit të themelimit të saj.
Në këtë mesazh thuhet:
"Të nderuar zonja dhe zoterinj
Më lejoni që në emër të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe si Kryeminister i vendit t'ju uroj për përvjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Unë shpreh bindjen se edhe Partia juaj do të gjej mënyrën që të jap kontributin e vet në proceset integruese, në të cilat është përfshirë Shqipëria".