Ne kuadrin e vizites se Kryeministrit Fatos Nano ne Athine u nenshkruan edhe tri marreveshje bashkepunimi mes Shqiperise dhe Greqise. Ambasadori i Shqipërisë në Athinë, Bashkim Zeneli, gjatë
Ne kuadrin e vizites se Kryeministrit Fatos Nano ne Athine u nenshkruan edhe tri marreveshje bashkepunimi mes Shqiperise dhe Greqise.
Ambasadori i Shqipërisë në Athinë, Bashkim Zeneli, gjatë një ceremonie të zhvilluar në Ministrinë e Jashtme greke, nënshkroi në emër të qeverisë shqiptare, tri marrëveshje bashkëpunimi dypalëshe.
Paketa e marrëveshjeve të nënshkruara përfshin, Programin për bashkëpunimin kulturor për periudhën 2003-2005, Marrëveshjen
për krijimin e komisionit të përbashkët shqiptaro-grek për problemet ujore dhe Memorandumin e Mirëkuptimit në fushën e mbrojtjes së mjedisit.
Në ceremoninë e nënshkrimit ndodhej edhe zëvendësministri i Jashtëm grek, Janis Magriotis, i cili deklaroi se këto marrëveshje "dëshmojnë bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve, dhe hapin një periudhë të re për thellimin e bashkëpunimit".
Ambasadori Zeneli, duke përshëndetur në ceremoninë përkatëse theksoi se pala shqiptare dëshiron forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Greqinë. Ai e vlerësoi minoritetin grek si "urë lidhëse", ndërsa ndau të njëjtin mendim me zotin Magriotis se të drejtat e minoritetit "avancojnë" krahas procesit të demokratizimit të Shqipërisë. Secila prej marëveshjeve ka vlerën e vet, por vlera më e madhe qëndron në faktin se ato më në fund u zhbllokuan.
Marrëveshja për bashkëpunimin kulturor mes të dy vendeve është nënshkruar që në vitin 1998, por vetëm tani u vu në rrugën e implementimit. Nënshkrimi i tri marrëveshjeve të tanishme, pason zhbllokimin e kredisë greke për strehimin, me vlerë prej 17 milionë eurosh dhe atë për pajisjet e maternitetit të Tiranës dhe disa qendrave shëndetësore, që u arritën para dy javësh, pas takimit që Ambasadori Zeneli pati me zëvendësministrin e Jashtëm grek, Andreas Loverdos.