E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot një takim me z. Reinhard Priebe Drejtor për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, pas përfundimit të raundit të tretë zyrtar të negociatave pë

Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot një takim me z. Reinhard Priebe Drejtor për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, pas përfundimit të raundit të tretë zyrtar të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE.

Në këtë takim të zhvilluar mes Kryeministrit Nano dhe kryenegociatorit të BE z. Priebe u diskutua mbi ecurinë e procesit të reformave integruese të Shqipërisë.

"Ju siguroj për vullnetin e fortë politik të Qeverisë Shqiptare për vazhdimin dhe thellimin e reformave integruese të vendit drejt BE, si dhe për vazhdimin e përpjekjeve në luftë kundër krimit të organizuar, trafiqeve të të gjitha llojeve, korrupsionit", tha Kryeministri Nano.

Kryeministri Nano u shpreh se Qeveria Shqiptare do të vazhdoj të punoj me srukturat e BE-së për një progres të mëtejshëm.

Kryeministri theksoi se debati politik nuk influencon në shoqëri në garancinë e tregjeve dhe në aktivitetin e biznesit dhe ky është fakt i rendesishem.

"Ne do të vazhdojmë të ushtrojmë presion politik dhe ekzekutiv ndaj atyre grupeve që duhet të zhvendosen nga informaliteti drejt bankave dhe që duhet të tregojnë respekt për standartet e BE-së në tregje, në sistemin fiskal, në dogana dhe në zona të tjera në të cilat ne duhet të bëhemi më konkurrues, ashtu dhe ndaj atyre qe duhet të ndëshkohen për shkak të aktiviteteve kriminale të paligjshme", tha z. Nano.

Përpara këtij takimi, Kryeministri Nano dhe z.Priebe kanë zhvilluar një takim të ngushtë pa praninë e delegacioneve.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›