E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot pasdite, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave, ku u miratua vendimi "Për dhënien e mendimit për projektligjin "Për njohjen,

Sot pasdite, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave, ku u miratua vendimi "Për dhënien e mendimit për projektligjin "Për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronës".

Në kuadër të angazhimeve programore për harmozimin e legjislacionit bazë me Kushtetutën dhe përmbushjen e standarteve ndërkombëtare të së drejtës, duke vlerësuar rëndësinë e veçantë që paraqet rregullimi ligjor dhe konsolidimi i marrëdhënieve të pronësisë, si një element thelbësor për krijimin e një ekonomie tregu të qëndrueshme, në funksion të proçesit të integrimit euroatlantik të Shqipërisë, Këshilli i Ministrave shprehet dakort në parim me këtë projektligj.

Projetligji "Për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronës" i pergatitur nga grupi i eksperteve teknike prane OSCE, i propozuar nga një grup deputetësh, shpreh konsensusin dhe zgjidhjen më të mirë të mundshme. Keshilli i ministrave, në parim, shprehet dakord me projektligjin, duke parashtruar mendimet per çeshtje te veçanta dhe konkretisht:

Shprehet dakord me variantin e pare te pikes 1, te nenit 7, per te mos lejuar kthimin e prones se administruar sipas ligjit 7501 date 19.07,.1991 "Për tokën" si dhe të ligjeve të tjera, të cilat parashikojnë një trajtim dhe mbrojtje të posaçme, të llojeve të veçanta të pronës.Shfuqizimi i ligjit 7501, do të reflektonte probleme të mëdha të karakterit social dhe do të dëmtonte familje të tjera fermerësh.

Në lidhje me trajtimin e pronës së luajtshme shpreh qëndrimin që ai të mos jetë objekt i këtij ligji, pasi nuk disponohen ende të dhëna dhe dokumenta mbi këtë lloj prone si dhe nuk ka asnjë lloj studimi për sasinë dhe efektin financiar që mbart.

Ka zgjerim të objektit të ligjit në shtrirjen e së drejtës së subjekteve të shpronësuara për të kërkuar njohjen e pronësisë të humbur pas datës 19.11.1994, pasi pas hyrjes në fuqi të legjislacionit që njeh dhe garanton të drejtën e pronës private, shpronësimi apo kufizimi i të drejtës së pronësisë, në çfarëdo lloj forme, është bërë me akte ligjore dhe nënligjore që kanë për objekt rregullimin e çështjeve të veçanta.

T'i jepet koha e nevojshme strukturave përkatëse për detajimin e faturës financiare, e cila do të mund të identifikohej dhe vlerësohej pasi të jenë analizuar mjetet dhe mënyrat e kompensimit, sipas renditjes prioritare.

Të detajohen kriteret e përcaktuara për kompensimin, duke parashikuar nxjerrjen e akteve ligjore apo nënligjore për këtë qëllim.

Vendosja e lehtësimit të detyrimeve fiskale si një formë kompensimi, mund të jetë shkak për të kryer një "evazion të ligjshëm" (pasi çdo detyrim fiskal vendoset me ligj), i cili do të cënojë përpjekjet për konsolidimin e sistemit fiskal.

Të rishikohet dhe parashikohet qartë, përcaktimi i çështjeve, organit dhe kopetencës së nxjerrjes së akteve nënligjore në zbatim të këtij ligji.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›