Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot paradite një vizitë në Panairin "Libër ‘03", i cili organizohet nga Qëndra Ndërkombëtare e Kulturës dhe Lidhja e Botuesve Shqiptarë, me mbështetjen
Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot paradite një vizitë në Panairin "Libër ‘03", i cili organizohet nga Qëndra Ndërkombëtare e Kulturës dhe Lidhja e Botuesve Shqiptarë, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Kryeministri Fatos Nano në këtë vizitë shoqërohej nga botuesit pjesmarrës në panair.
Kryeministri Fatos Nano vizitoi stendat e shumta të këtij panari, në të cilin ekspozojnë botimet e tyre, të të gjitha gjinive, shtëpitë botuese të të gjithë Shqipërisë.
Në bisedat e veçanta që zhvilloi në stendat që vizitoi, Kryeministri Nano i përgëzoi botuesit për veprimtarinë e tyre në mbështetje të zhvillimit të kulturës në Shqipëri.