E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot pasdite një takim me ekipin Kombëtar të Futbollit shqiptar, përpara zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Greqi. Në takimin e zhvilluar në ambjentet e Hotel

Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot pasdite një takim me ekipin Kombëtar të Futbollit shqiptar, përpara zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Greqi. Në takimin e zhvilluar në ambjentet e Hotel "Dyrrah" në Durrës, merrnin pjesë edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Blendi Klosi, Presidenti i Federatës Kombëtare të Futbollit, Armando Duka, Kryetari i Dhomës së Tregëtisë, Luan Bregasi, etj.

Kryeministri Nano në fillim të këtij takimi me futbollistët shqiptarë dhe trajnerin e tyre, Hans Peter Brigel u shpreh:

" Kemi një traditë të mbështetjes së Kombëtares pa asnjë paragjykim, jo vetëm nga sportdashësit, që tashmë janë nga të gjitha trevat shqiptare, jo vetëm nga federata, por dhe nga shteti dhe sipermarrësit. Unë besoj se ju e kuptoni rëndësinë e kompeticionit te ri futbollistik që po nis me ndeshjen e rëndësishme që ballafaqon kombëtaren tonë me kombëtaren greke, njëkohësisht kampione në fuqi e Europës.

Kjo ngjarje duhet të kthehet në një festë, në festë kombëtare, në një festë të solidaritetit futbollistik, në një festë europiane, në një festë olimpike gjithashtu, sepse është ngjarja e parë edhe pas lojrave olimpike, që u kthye në një manifestim të shkëlqyer të solidaritetit midis sportistëve të të gjitha kombeve, në një botë që është bërë më e pasigurt dhe me më shumë rreziqe.

Natyrisht ne flasim në emër të ngjyrave kombëtare, pra që të gjithë urojmë dhe do të mbështesim me entuziazëm dhe me sponsorizimet e nevojshme ekipin kombetar, fitoren e tij, duke i ftuar të gjithë të bëjnë të njëjtën gjë. Dhe rezultati është shumë i rëndësishëm.. Në këtë funksion unë jam këtu dhe i falënderoj të dy drejtuesit, e Federatës dhe të Dhomës së Tregëtisë, që më më bëjnë nder ta shpall unë këtë lajm për t'ju nxitur në emër të qeverisë, të Federatës dhe të Dhomës së Tregëtisë, pra të një komuniteti sipërmarrësish që janë ndërkaq me zemër dhe me mendje pranë jush, duke shpallur se në dispozicion të fitores së Ekipit Kombëtar me ekipin grek, të ndeshjes së 4 Shtatorit janë gjysëm milioni dollarë (kontribute të komunitetit të biznesit, Federatës kombëtare të Futbollit dhe të Qeverisë Shqiptare). Mirë nuk na vjen po të mos i marrim të tre pikët, por në dispozicion të barazimit është gjysma e kësaj shume.

Pas kesaj ne do te jemi sebashku me tifozet në shkallet e stadiumit. Ju e ndani si të doni çekun, në favor të mbrojtjes apo të sulmit, në favor sidomos të solidaritetit të ekipit për fitoren. Unë do të shtoja një fjalë më shumë. Kam ftuar gjithashtu edhe Kryeministrin e Greqisë ne kete eveniment. Pse? Për të kuptuar njëlloj të gjithë, edhe sportëdashësit, ata që na duan dhe nuk na duan ne në këtë rajon se, mbi të gjitha, edhe mbi vet rezultatin, kjo do të jetë një festë e sportit më popullor në botë, festë e solidaritetit, të garave të ndershme ku fiton më i miri, festë e frymës olimpike, që me lojrat e fundit tregoi se është jo vetëm e lindur ne Ballkan, por dhe se e meriton të shpërndahet në të gjithë Ballkanin, në të gjithë Europën, në të gjithë botën, për shkak se ne jemi kombe të qytetëruara, jemi kombe vitale, kemi talente dhe ekipe që dinë të shfaqin dhe të ruajnë vlerat e solidaritetit dhe te kompeticionit të ndershëm spotiv.

Une do ndalem këtu sepse jo të gjitha fjalët kthehen në muskuj dhe në skema të matura fitoresh. Do ndalem këtu për t'iu shprehur gjithë besimin e shtetit dhe jam shumë i prekur nga solidariteti i sipërmarësve gjithashtu, pra të të gjithë shqiptarëve te suksesi juaj në të dy standartet që përmenda, të lojës së bukur dhe të ndershme sportive dhe të fitores në emër të ngjyrave kombëtare.

Ju uroj suksese dhe vazhdimësi suksesesh në kampionatin e ri botëror".

Më pas Trajneri i Ekipit të Kombetares Shqiptare, Brigel, u shpreh optimist për skuadrën shqiptare dhe për arritjen e një rezultati pozitiv në ndeshjen me kombëtaren e Greqisë. Gjithashtu, Kryetari i Dhomës së Tregtisë Luan Bregasi bëri prezente mbështejtjen financiare të biznesit shqiptar për futbollistët e kombëtares sonë në këtë sfidë futbollistike.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›