Me rastin e Ditës së Sulltan Nevruzit Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot një vizitë në Teqenë e Sari Salltikut, në malin e Krujës, e cila simbolizon përfaqësinë më të vjetër të bektas
Me rastin e Ditës së Sulltan Nevruzit Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot një vizitë në Teqenë e Sari Salltikut, në malin e Krujës, e cila simbolizon përfaqësinë më të vjetër të bektashinjve në Shqipëri, si dhe përkujton ardhjen e bektashiut të parë në vendin tonë.
Kryeministri Nano, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e Tij, u prit nga Baba Edmond Brahimaj, si dhe nga autoritete te tjera fetare dhe lokale. Pas takimit të zhvilluar në Teqenë e shenjtë, Kryeministri Nano kreu disa nga ritualet e bektashinjve.
Me këtë rast, Kryeministri Nano i uroi të gjithë besimtarët, për festën e Sulltan Nevruzit, duke u shprehur:
"Me lejoni ta shfytëzoj vizitën në Sari Salltik për t'u uruar gëzuar gjithë bektashinjve dhe gjithë shqiptarëve që festojnë së bashku me ne këtë ditë të shenjtë, në nderin e komunitetit bektashian të qendrës Botërore të Bektashizmit, që ia rrit emrin dhe imazhin Shqipërisë në botë, ashtu si bektashinjtë janë një nga institucionet më të nderuara që shoqëron njerëzit në jetë dhe në zbatimin e mësimeve të Zotit në marrëdhëniet shoqërore. Unë zgjodha Sari Salltikun për të prekur nga afër rrënjët e bektashizmit në Shqipëri, në këtë Teqe, në të cilën është themeluar si komunitet dhe institucionet e tij të respektuara në Shqipëri dhe nga ku pastaj, kanë marrë shtrirjen e duhur dhe respektin e të gjithëve, institucionet e bektashizmit, që e kanë sjellë edhe Shqipërinë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare të bektashinjve. Ju uroj të keni gjithmonë këtë energji dhe ta ndani atë si deri më sot me njerëzit e tjerë, sepse qeveria është gjithmonë e vëmendshme për t'iu respektuar, si qendra e bektashizmit botëror".