E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot në ceremoninë e nënshkrimit të privatizimit të Hotel "Tirana" nga 24 kompanitë shqiptare që përbëjnë konsorciumin shqiptar. Në këtë ceremoni

Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot në ceremoninë e nënshkrimit të privatizimit të Hotel "Tirana" nga 24 kompanitë shqiptare që përbëjnë konsorciumin shqiptar.
Në këtë ceremoni Kryeministri tha:

"Jam shumë i lumtur që më ftuat në këtë ceremoni. Jam i lumtur sepse ky është pozicioni ekzakt që duhet të ketë Qeveria në treg. Dhe, dua t'iu përgëzoi, zotërinj ministra, zotërinj pjesëmarrës dhe drejtues të konsorciumit shqiptar që fitoi ankdin e Hotel "Tiranës", për kontributet në respekt të ligjit dhe për korrektësinë e zbatimit të procedurave që solli këtë ngjarje. Në vleresimin tim kjo është një ngjarje e rëndësishme, me shumë përmbajtje në vargun e ngjarjeve pozitive që po ndodhin kohët e fundit në procesin e reformave strukturore dhe të privatizimit të sektorëve të rëndësishëm, në vazhdën e suksesit të Raiffeissen, apo INSIG dhe në mesin e një procesi apo tryze që po shton dhe do te ofrojë edhe produkte të tjera për sipërmarrjen vendase.

Ngjarja është e rëndësishme sepse ajo ka edhe disa prirje pozitive që i shërbejnë të sotmes dhe të ardhmes tuaj, të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Në thelb është privatizim, por në fakt, është nacionalizim i Hotel "Tiranes, po kthehet nga duar ndërkombëtare në duar vendase.

Në një vështrim tjetër, siç e vuri në dukje kryerari i Dhomës së Tregtisë së Tiranës, që sipërmarrja vendase po lëviz nga periferia në qendër, (fabrika e birrës është periferi, apo jo?), pra, jo thjesht për nga vendndodhja, por dhe nga produkti, ju po vini në qendrën e sipërmarrjes dhe të shërbimeve të ekonomisë së re që po strukturohet me peshë gjithnjë e më dominate në tregun vendas, një treg të hapur, dhe në rritjëen ekonomike të Shqipërisë, që me iniciativa si kjo bëhet më e qëndrueshme dhe më stimuluese për fitimet tuaja dhe për fitimet e buxhetit, natyrisht.Mua më vjen mirë që ju e njihni njëri-tjetrin dhe prandaj unë po e sintetizoj, këtë operacion si 24 karatsh.

Shpresoj që, qysh tani, ky mjedis që keni marrë në pronësi, të mos jetë vend fjalimesh dhe të nisë nga puna dhe ne do t'iu shoqërojmë ashtu si në këtë kalim pronësie në këtë ankand të hapur ku ju shfaqët dhe aftësitë konkuruese ndaj kompanive me zë në tregjet globale në tërë procesin e aktivizimit dhe të rifutjes në treg të këtij aseti të rëndësishëm.

Ju uroj të vazhdoni të konkuroni, edhe me Qeverine, në iniciativa të tjera, përveç qeverive, të gjithë botës.

Punë të mbarë!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›