Drejtori Ekzekutiv i Bankës Botërore, Biagio Bossone i ka dërguar një mesazh Kryeministrit Fatos Nano, ku shpreh falenderimet për takimin në Uashington dhe bisedën konstruktive me këtë rast.
Drejtori Ekzekutiv i Bankës Botërore, Biagio Bossone i ka dërguar një mesazh Kryeministrit Fatos Nano, ku shpreh falenderimet për takimin në Uashington dhe bisedën konstruktive me këtë rast.
Në këtë mesazh zoti Bossone shprehet:
"Më lejoni t'Ju shpreh admirimin për progresin e shpejtë që ka bërë Shqipëria për zbatimin dhe forcimin e reformave dhe vëmendjen që Qeveria e Shqipërisë i ka kushtuar përkrahjes së çështjeve të rëndësishme të qeverisjes dhe uljes së nivelit të varfërisë".
"Kam kënaqësinë t'Ju njoftoj,- thuhet më tej në mesazh, - se komuniteti donator, vecanerisht Italia është angazhuar të ndihmojë autoritetet shqiptare në reformat e qeverisjes vendore dhe në teknologjinë e informacionit. Projekte interesante do të identifikohen për Shqipërinë, që do të përkrahin trasparencën dhe konkurencën, do të përmirësojnë biznesin dhe do të ndihmojnë në zhvillimin e sektorit privat".
Zoti Bossone informon për organizimin, më 17 maj, në Romë, të një takimi me përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë me rëndësi për zhvillimin e vendit si PNUD, Banka Botërore etj., për të identifikuar hapa konkretë për të ardhmen.
"Ju siguroj për bashkëpunimin e vazhdueshëm për të ndihmuar Shqipërinë të arrijë objektivat e rëndësishëm të zhvillimit që ka përpara", përfundon mesazhi i Drejtorit Ekzekutiv i Bankës Botërore, Biagio Bossone.